Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SITI JW.ORG

Si të përdorësh JW.ORG në një pajisje portative

Si të përdorësh JW.ORG në një pajisje portative

Të gjitha faqet ueb dhe veçoritë që hapen në një ekran kompjuteri standard, disponohen edhe në një aparat smartfon ose tabletë. Sidoqoftë, menutë dhe faqet paraqiten ndryshe në pajisje portative më të vogla që përdorimi i tyre të jetë sa më i këndshëm. Sugjerimet në këtë artikull do të të ndihmojnë të gjesh gjërat që të duhen në jw.org.

 Përdor menutë e lundrimit për pajisje portative

Në një ekran kompjuteri standard kategoritë kryesore shfaqen në mënyrë të palëvizshme përgjatë pjesës së sipërme të ekranit dhe menutë e nivelit të dytë shfaqen vertikalisht në anën e majtë të ekranit.

Megjithatë, në ekranin e vogël të një pajisjeje portative, të gjitha menutë e lundrimit shfaqen vertikalisht. Përveç kësaj, kur nuk përdoren, menutë fshihen automatikisht që t’i lënë sa më shumë hapësirë përmbajtjes së sitit.

  • Kliko butonin Menuja për të fshehur ose për të shfaqur menutë e lundrimit. Kliko emrin e një kategorie për të shkuar tek faqja përmbledhëse e asaj kategorie.

  • Kliko butonin Zgjero listën për të shfaqur menutë e nivelit të dytë brenda kategorisë. Kliko emrin e njërës prej mundësive që ofrohen dhe do të hapet faqja përkatëse.

  • Kliko butonin Mblidh listën për të fshehur menutë e nivelit të dytë brenda kategorisë.

  • Kliko butonin JW.ORG për t’u kthyer te faqja kryesore.

  • Kliko butonin e zgjedhjes së gjuhës për të parë listën e gjuhëve që disponohen.

  • Kliko butonin Kërko për të gjetur material duke përdorur kështu veçorinë Site Search. Kjo veçori disponohet në anglisht e disa gjuhë të tjera.

 Lundro në artikujt ose kapitujt e një botimi

Në një ekran me përmasa të mëdha, tabela e përmbajtjes është gjithmonë e dukshme ndërsa lexon artikullin ose kapitullin e botimit. Ndërsa në ekranin e vogël të një pajisjeje portative kjo tabelë është e fshehur.

  • Kliko butonin Shfaq listën për të shfaqur tabelën e përmbajtjes. Kliko një titull dhe do të hapet ai kapitull ose artikull.

  • Kliko butonin I mëparshëm për të shkuar te artikulli ose kapitulli i mëparshëm.

  • Kliko butonin I ardhshëm për të shkuar te artikulli ose kapitulli tjetër.

  • Kliko butonin Fshih listën për të fshehur tabelën e përmbajtjes e për të vazhduar leximin e artikullit ose kapitullit që ke hapur.

 Lundro në Biblën online

Shko te BOTIME > BIBLA dhe kliko butonin Lexo online. Ose mund të përdorësh linkun Lexo Biblën online që gjendet në faqen kryesore.

shiritin e lundrimit të Biblës, zgjidh te listat zbritëse një libër e një kapitull të Biblës e pastaj kliko butonin Vazhdo.

Teksa zbret poshtë gjatë leximit të Biblës, shiriti i lundrimit të Biblës qëndron në shiritin e menusë për të ta bërë më të lehtë kalimin në një kapitull tjetër.

  • Kliko butonin Kape për ta hequr shiritin e lundrimit të Biblës nga shiriti i menusë. Kjo i jep më shumë hapësirë tekstit që po lexon. Për të ndryshuar kapitullin, tani duhet të shkosh në fillim ose në fund të faqes.

  • Kliko butonin Shkëpute për të vendosur shiritin e lundrimit të Biblësshiritin e menusë.

  • Kliko butonin Shfaq listën për të parë tabelën e përmbajtjes së Biblës, ku përfshihet edhe materiali hyrës bashkë me shtojcat.

  • Kliko butonin I mëparshëm për të shfaqur kapitullin paraardhës.

  • Kliko butonin I ardhshëm për të shfaqur kapitullin pasardhës.

  • Kliko butonin Fshih listën për të fshehur tabelën e përmbajtjes së Biblës.

 Dëgjo incizimin e një artikulli

Nëse disponohet një incizim audio për artikullin që po lexon, atëherë do të shfaqet shiriti audio.

  • Kliko Play që të dëgjosh materialin e incizuar.

  • Kliko Pause për të ndaluar audion. Kliko përsëri Play që të vazhdosh të dëgjosh incizimin.

  • Lëvize treguesin e vendndodhjes së audios majtas ose djathtas për të dëgjuar pjesë të ndryshme të incizimit.

Nëse fillon të dëgjosh një incizim dhe vazhdon leximin e artikullit më poshtë, shiriti audio qëndron vazhdimisht në shiritin e menusë. Kjo e bën më të lehtë ndalimin dhe vazhdimin e incizimit ndërkohë që po e lexon.