Përdorimi i të dhënave personale—Ugandë
Kur bëhet lajmëtar, një person pranon se organizata fetare mbarëbotërore e Dëshmitarëve të Jehovait («Dëshmitarët e Jehovait»)—përfshirë kongregacionin vendës të Dëshmitarëve të Jehovait, zyrën e degës vendëse dhe organizata të ngjashme bashkëvepruese të Dëshmitarëve të Jehovait—përdor në mënyrë të ligjshme të dhënat personale sipas interesave të saj fetare të ligjshme. Lajmëtarët i japin me dëshirë kongregacionit të dhënat personale, siç tregohet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, në mënyrë që të marrin pjesë në aktivitetet fetare që lidhen me adhurimin e tyre dhe të marrin ndihmë nga pleqtë e kongregacionit.—1 Pjetrit 5:2.
Të dhënat personale përfshijnë emrin, datëlindjen, gjininë, datën e pagëzimit, informacionet e kontaktit, informacione për gjendjen e besimit, shërbimin në fushë ose përgjegjësitë që ka në organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait, ose të dhëna që jep lajmëtari ndërsa merr pjesë në aktivitete të tjera fetare. Të dhënat përfshijnë informacione për bindjet fetare të lajmëtarit dhe mund të përfshijnë të dhëna të tjera personale sensitive. Përdorimi i të dhënave personale mund të nënkuptojë mbledhjen, regjistrimin, organizimin dhe ruajtjen e atyre të dhënave, si edhe veprime të tjera të ngjashme.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave në këtë shtet është:
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për privatësinë, i vitit 2019.
Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, Dëshmitarët e Jehovait i përdorin të dhënat personale të lajmëtarëve për qëllime fetare, si këto që renditen më poshtë:
për organizimin dhe administrimin e fesë së Dëshmitarëve të Jehovait
për pjesëmarrjen në çfarëdo mbledhjeje të një kongregacioni vendës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në çfarëdo aktiviteti ose projekti vullnetar
për zgjedhjen për të marrë pjesë në një mbledhje, asamble ose kongres që regjistrohet dhe transmetohet për t’i mësuar nga Bibla Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën
për kryerjen e çfarëdo caktimi ose çfarëdo roli tjetër në kongregacion
për mbajtjen e kartelave Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit
për veprën baritore dhe kujdesin nga ata që shërbejnë si pleq në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait (Veprat 20:28; Jakovi 5:14, 15)
për regjistrimin e informacioneve të kontakteve të emergjencës për t’u përdorur në rast emergjence
Të dhënat personale do të mbahen për sa kohë të nevojiten për qëllimet e përmendura më sipër ose për qëllime të tjera të ligjshme. Nëse një lajmëtar vendos të mos japë ndonjë informacion personal të nevojshëm ose kundërshton përpunimin e të dhënave personale, ose nëse prindi (prindërit) ose kujdestari (kujdestarët) i ligjshëm i një lajmëtari të mitur vendos të mos e firmosë formularin Njoftim dhe miratim për përdorimin e të dhënave personale, Dëshmitarët e Jehovait mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë nëse lajmëtari mund të përmbushë përgjegjësi të caktuara në kongregacion apo të marrë pjesë në veprimtari fetare të caktuara.
Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë ndërkombëtare. Ndaj të dhënat personale të lajmëtarëve mund të transferohen, të ruhen apo të kalojnë përmes vendeve të ndryshme nga ku ndodhen lajmëtarët. Kjo mund të përfshijë shtete ku ligjet ofrojnë shkallë të ndryshme të mbrojtjes së të dhënave, të cilat jo gjithmonë janë të barasvlershme me shtetin që i dërgon. Dëshmitarët e Jehovait marrin masat e nevojshme që të garantojnë mbrojtjen e duhur për çdo informacion që transferohet. Kjo mund të përfshijë arritjen e marrëveshjeve ligjore, për transferime të tilla. Të gjithë marrësit e informacionit që janë Dëshmitarë të Jehovait, i përdorin të dhënat personale të lajmëtarëve vetëm në përputhje me Politikën globale për mbrojtjen e të dhënave të Dëshmitarëve të Jehovait.
Lajmëtarët kanë të drejtën të kenë akses, të kërkojnë fshirjen ose të kufizojnë a të ndalojnë përpunimin e të dhënave, si edhe të korrigjojnë çdo pasaktësi në të dhënat e tyre personale që mbajnë Dëshmitarët e Jehovait. Nëse lajmëtarët japin miratimin që të dhënat e tyre personale të përpunohen për aktivitete të tjera, mund ta tërheqin këtë miratim në çdo kohë e të kërkojnë që të dhënat e tyre të mos përdoren për ndonjë arsye specifike në të ardhmen. Nëse një lajmëtar nuk është më dakord që të përdoren të dhënat e tij personale, ose kërkon fshirjen e këtyre të dhënave apo ndalimin e përpunimit të tyre, Dëshmitarët e Jehovait mund të vazhdojnë të përdorin disa nga të dhënat e tij personale, për qëllime fetare të ligjshme ose për ndonjë arsye tjetër të ligjshme sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët kanë të drejtë t’u paraqesin një ankesë autoriteteve që mbikëqyrin mbrojtjen e të dhënave në vendin ku jetojnë.
Për të mbrojtur të dhënat personale, Dëshmitarët e Jehovait kanë marrë masa të ndryshme proceduriale dhe teknike, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët e kuptojnë se të dhënat e tyre personale do të shihen vetëm nga një numër i kufizuar personash të autorizuar për të përmbushur qëllimet e mësipërme.
Nëse keni pyetje për punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, mund t’i dërgoni në adresën e emailit:
DataProtectionOfficer.UG@jw.org
Lajmëtarët e kuptojnë se identiteti dhe informacionet e kontaktit për kontrolluesin e të dhënave në shtetin ku banojnë, si dhe për përfaqësuesin e tij dhe punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, në ato vende ku ekzistojnë, mund të gjenden në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave në jw.org.
Mund të ndodhë që mënyra si i përdorim të dhënat, të ndryshojë herë pas here për shkak të ndryshimeve në veprimtaritë tona fetare, në ligj ose teknologji. Nëse lind nevoja të ndryshojmë faqen Përdorimi i të dhënave personale, do t’i postojmë ndryshimet në këtë faqe, që lajmëtarët të jenë gjithmonë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës së përdorimit. Ju lutemi, rishikojeni herë pas here këtë faqe për të parë nëse ka ndryshime.