Kalo te përmbajtja

Përdorimi i të dhënave personale—Kolumbi

Përdorimi i të dhënave personale—Kolumbi

Kur bëhet lajmëtar, një person pranon se organizata fetare mbarëbotërore e Dëshmitarëve të Jehovait («Dëshmitarët e Jehovait»)—përfshirë Kishën e Krishterë të Dëshmitarëve të Jehovait në Kolumbi, kongregacionin vendës të Dëshmitarëve të Jehovait, zyrën e degës vendëse dhe organizata të ngjashme bashkëvepruese të Dëshmitarëve të Jehovait—përdor në mënyrë të ligjshme të dhënat personale sipas interesave të saj fetare të ligjshme. Lajmëtarët i japin me dëshirë kongregacionit të dhënat personale, siç tregohet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, në mënyrë që të marrin pjesë në aktivitetet fetare që lidhen me adhurimin e tyre dhe të marrin ndihmë nga pleqtë e kongregacionit.—1 Pjetrit 5:2.

Të dhënat personale mund të përfshijnë emrin, datëlindjen, gjininë, datën e pagëzimit, informacionet e kontaktit ose informacione për gjendjen e besimit, shërbimin në fushë ose përgjegjësitë që ka në organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait a të dhëna që jep vetë lajmëtari ndërsa përfshihet në aktivitete të tjera fetare. Të dhënat përfshijnë informacione për bindjet fetare të lajmëtarit dhe mund të përfshijnë gjithashtu të dhëna të tjera personale sensitive, si të dhëna për shëndetin, për jetën seksuale ose për fëmijët dhe adoleshentët. Përdorimi i të dhënave personale mund të nënkuptojë mbledhjen, regjistrimin, organizimin, sistemimin dhe ruajtjen e atyre të dhënave, si edhe veprime të tjera të ngjashme.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave në këtë shtet është:

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligji nr. 1581 i vitit 2012) dhe aktet normative përkatëse.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, Dëshmitarët e Jehovait i përdorin të dhënat personale të lajmëtarëve për qëllime fetare, si këto që renditen më poshtë:

  • për organizimin dhe administrimin e fesë së Dëshmitarëve të Jehovait

  • për pjesëmarrjen në çfarëdo mbledhje të një kongregacioni vendës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në çfarëdo aktiviteti ose projekti vullnetar

  • për zgjedhjen për të marrë pjesë në një mbledhje, asamble ose kongres që regjistrohet dhe transmetohet për të mësuar nga Bibla Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën

  • për kryerjen e çfarëdo caktimi ose çfarëdo roli tjetër në kongregacion, që përfshin vendosjen e emrit dhe të caktimit të një lajmëtari në tabelën e informacionit në Sallën e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait

  • për mbajtjen e kartelave Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit

  • për veprën baritore dhe kujdesin nga ata që shërbejnë si pleq në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait (Veprat 20:28; Jakovi 5:14, 15)

  • për regjistrimin e informacioneve të kontakteve të emergjencës për t’u përdorur në rast emergjence

Të dhënat personale do të mbahen vetëm për sa kohë nevojiten për qëllimet e përmendura më sipër ose për qëllime të tjera të ligjshme. Nëse një lajmëtar zgjedh të mos firmosë formularin Njoftim dhe miratim për përdorimin e të dhënave personale, Dëshmitarët e Jehovait mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë nëse lajmëtari mund të përmbushë përgjegjësi të caktuara në kongregacion apo të marrë pjesë në veprimtari fetare të caktuara.

Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë ndërkombëtare. Ndaj të dhënat personale të lajmëtarëve mund të transferohen, të ruhen apo të kalojnë përmes vendeve të ndryshme nga ku ndodhen lajmëtarët. Kjo mund të përfshijë shtete ku ligjet ofrojnë shkallë të ndryshme të mbrojtjes së të dhënave, të cilat jo gjithmonë janë të barasvlershme me shtetin që i dërgon. Dëshmitarët e Jehovait marrin masat e nevojshme që të garantojnë mbrojtjen e duhur për çdo informacion që transferohet. Kjo mund të përfshijë arritjen e marrëveshjeve ligjore, të tilla si kontrata me klauzola standarde. Të gjithë marrësit e informacionit që janë pjesë e organizatës fetare mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait i përdorin të dhënat personale të lajmëtarëve vetëm në përputhje me Politikën globale për mbrojtjen e të dhënave të Dëshmitarëve të Jehovait.

Lajmëtarët kanë të drejtën të kenë akses, të kërkojnë fshirjen ose të kufizojnë a të ndalojnë përpunimin e të dhënave, si edhe të korrigjojnë çdo pasaktësi në të dhënat e tyre personale që mbahen nga Dëshmitarët e Jehovait. Lajmëtarët kanë të drejtën të kërkojnë prova të autorizimit dhe të japin ose jo të dhëna personale sensitive apo të dhëna të tjera për fëmijët ose adoleshentët. Lajmëtarët kanë të drejtë në çdo kohë të tërheqin miratimin ose të kërkojnë fshirjen e të dhënave, nëse gjatë përpunimit të tyre nuk respektohen parimet, të drejtat dhe garancitë ligjore e kushtetuese. Nëse një lajmëtar nuk është më dakord që të përdoren të dhënat e tij personale, ose kërkon fshirjen e këtyre të dhënave, Dëshmitarët e Jehovait mund të vazhdojnë të përdorin disa nga të dhënat e tij personale, për qëllime fetare të ligjshme ose për ndonjë arsye tjetër të ligjshme sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët kanë të drejtë të paraqesin një ankesë pranë Inspektoriatit të Industrisë dhe të Tregtisë në Kolumbi.

Për të mbrojtur të dhënat personale, Dëshmitarët e Jehovait kanë marrë masa të ndryshme proceduriale dhe teknike, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët e kuptojnë se të dhënat e tyre personale do të shihen vetëm nga një numër i kufizuar personash të autorizuar për të përmbushur qëllimet e mësipërme.

Nëse keni pyetje për punonjësin për mbrojtjen e të dhënave mund t’i dërgoni në adresën e emailit:

DataProtectionOfficer.CO@jw.org

Lajmëtarët e kuptojnë se identiteti dhe informacionet e kontaktit për kontrolluesin e të dhënave në shtetin ku banojnë, si dhe për përfaqësuesin e tij dhe punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, në ato vende ku ekzistojnë, mund të gjenden në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave në jw.org.

Për të dorëzuar një kërkesë, lajmëtari duhet të dërgojë një kopje të skanuar të kërkesës së noterizuar, si edhe adresën e emailit ku dëshiron të marrë përgjigje. Nëse kërkesa nuk përfshin detajet e nevojshme, brenda 5 ditësh pune personi merr një email ku i kërkohet të plotësojë të dhënat e nevojshme brenda 2 muajsh maksimumi. Në të kundërt, lë të kuptohet se e ka tërhequr kërkesën. Një herë që plotësohet dhe verifikohet kërkesa, lajmëtari merr përgjigje brenda 10 ditësh pune në rast se ka bërë një pyetje dhe brenda 15 ditësh pune në rast ankese (të dyja këto afate mund të zgjatin më shumë), ose sipas afateve të përcaktuara nga ligji në fuqi.

Mund të ndodhë që mënyra si i përdorim të dhënat, të ndryshojë herë pas here për shkak të ndryshimeve në veprimtaritë tona fetare, në ligj ose teknologji. Nëse lind nevoja të ndryshojmë faqen Përdorimi i të dhënave personale, do t’i postojmë ndryshimet në këtë faqe, që lajmëtarët të jenë gjithmonë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës së përdorimit. Ju lutemi rishikojeni herë pas here këtë faqe për të parë nëse ka ndryshime.