Kalo te përmbajtja

Politika globale për përdorimin e të dhënave personale

Politika globale për përdorimin e të dhënave personale

Të dhënat personale i mbledhim, i ruajmë dhe i përdorim vetëm për shërbimin që ke kërkuar ti dhe vetëm për sa kohë është e nevojshme për të përmbushur këtë qëllim ose për qëllime të tjera të ligjshme që mund të zbatohen në këtë rast. Në këto raste, nëse zgjedh të mos i japësh disa të dhëna personale që të kërkojmë, mund të mos të lejohet hyrja në pjesë të caktuara të sitit ose të aplikacioneve të siguruara nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. ose mund të mos të plotësojmë dot kërkesën.

Të dhënat që jep kur plotëson një kërkesë ose formular, mund të shihen nga përpunuesit e informacionit, të cilët realizojnë përpunimin e të dhënave, si dhe/​ose nga specialistët e suportit teknik që kujdesen për funksionimin dhe mbarëvajtjen e sistemit teknik. Të dhënat e tua personale nuk ia kalojmë askujt tjetër, përveçse kur: (1) është e nevojshme të të sigurojmë shërbimin që ke kërkuar dhe kur ta kemi bërë plotësisht të ditur, (2) kemi arsye të forta për të besuar se deklarimi i këtyre informacioneve është në masë të arsyeshme i nevojshëm për t’iu përmbajtur ndonjë ligji a rregulli që zbatohet në këto raste, (3) duhet të përmbushim ndonjë kërkesë ligjore që na kërkojnë autoritetet për zbatimin e ligjit, ose (4) nevojitet për të zbuluar e për të parandaluar mashtrime, rreziqe a probleme teknike. Duke përdorur këtë sit dhe të gjitha aplikacionet e lidhura me të, na jep të drejtën që të dhënat e tua t’ua kalojmë palëve të treta vetëm për këto qëllime. Të dhënat e tua personale nuk do të shiten, nuk do të këmbehen e nuk do të jepen me qira në asnjë lloj rrethane.

PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NË SIT

Shumicën e materialeve në këtë sit mund ta përdorësh pa u regjistruar si përdorues ose pa dhënë informacione personale. Sidoqoftë, ka disa opsione që janë në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar, për përdoruesit që plotësojnë një kërkesë a formular ose për përdoruesit, të dhënat e të cilëve transferohen nga një kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait nëpërmjet jw.org. Të dhënat e tua personale i përpunojmë pasi marrim miratimin tënd. Në raste të caktuara, pa miratimin tënd mund të kemi baza ligjore të vlefshme për të vazhduar përpunimin e të dhënave të tua, me qëllim që të përmbushim detyrimet ligjore përkatëse.

Të dhënat personale që vendos në këtë sit përdoren vetëm për qëllime që të bëhen të ditura në momentin që i plotëson. Këto qëllime mund të jenë si më poshtë:

Profilet. Adresa e email-it që vë kur krijon një profil në këtë sit, mund të përdoret për të kontaktuar me ty për këtë profil. Për shembull, nëse harron emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin, dhe kërkon ndihmë që të hysh me identifikim, do të marrësh ndihmë nëpërmjet një mesazhi që do të të dërgohet në adresën e email-it që ke shkruar në profilin tënd të përdoruesit.

Faqja Profili im: Pasi ti krijon një llogari, sekretari i kongregacionit tënd mund të të japë akses te veçoritë e faqes Profili im. Nëse vendos të shtosh informacione personale në këtë faqe, në hub.pr418.com, do të pyetesh nëse je dakord që informacioni shtesë të përdoret për të të identifikuar e për të të kontaktuar në rast se të ftojnë të zgjerosh shërbimin. Në rast se po ndihmon me një projekt dhe shkruan aftësitë e tua te faqja Profili im, dikush mund të vlerësojë aftësitë e tua në lidhje me projektin. Që informacionet e tua të përpunohen, nëse është e nevojshme, mund të duhet edhe të shpërndahen me zyra degësh të tjera të Dëshmitarëve të Jehovait, me selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait ose me organizata të ngjashme që bashkëpunojnë me Dëshmitarët e që përdoren prej tyre në vende të ndryshme.

Formularët. Nëse kualifikohesh në bazë të bindjeve fetare dhe të politikave të Dëshmitarëve të Jehovait, mund ta përdorësh këtë sit për të plotësuar formularin tënd. Gjithashtu, kongregacioni yt mund ta përdorë këtë sit që të plotësojë një formular në emrin tënd për të zgjeruar shërbimin fetar. Çdo formular tregon qëllimin që ka, për shembull mund të jetë formular për të zgjeruar shërbimin fetar, ose mund të jetë një formular për të kërkuar ose për të ofruar vendstrehim për raste të tilla si kongrese, asamble a evente të tjera. Formulari përfshin të dhëna personale që mund t’i kesh dhënë ti, një nga pleqtë vendas ose mbikëqyrësi qarkor. Të dhënat që jepen, do të përdoren vetëm për të përpunuar dhe për të shqyrtuar formularin tënd si dhe për qëllime administrative që lidhen me këtë aspekt, përfshirë hapjen e profilit tënd si pjesë e procesit të aplikimit. Që të përpunohet formulari yt, kur të jetë e nevojshme, të dhënat që jepen në formular mund t’u kalohen degëve të tjera, Selisë Botërore të Dëshmitarëve të Jehovait ose organizatave të ngjashme që bashkëpunojnë e që përdoren nga Dëshmitarët e Jehovait në vende të ndryshme. Në çdo rast, formularët vlerësohen një nga një dhe vendimet nuk merren nga një program i automatizuar.

Kongreset speciale dhe ndërkombëtare. Nëse kualifikohesh për të aplikuar për një kongres special ose ndërkombëtar («Kongres»), mund të përdorësh këtë sit për të plotësuar një formular. Të lutem të shohësh informacionet e mëtejshme që zbatohen për të gjithë formularët poshtë nëntitullit «Formularët», që ndodhet sipër.

Delegatët. Të dhënat personale që përdoren për Kongresin, përfshijnë informacionet e tua të kontaktit, datën e lindjes, informacionet e grupit, informacionet për strehimin, për mbërritjen e largimin dhe çdo të dhënë tjetër që jep ti e që është e nevojshme për Kongresin. Nëse zgjidhesh të marrësh pjesë si delegat në Kongres, të dhënat e tua personale do t’i dërgohen dhe do të përdoren nga zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që organizon Kongresin, përfshirë nga ata individë që shërbejnë në komitete të Kongresit dhe të strehimit dhe nga ata që bashkëpunojnë me ta. Ata do t’i përdorin të dhënat e tua personale për të bërë plane në lidhje me Kongresin, për t’u kujdesur për nevojat e tua në lidhje me udhëtimin e transportin, si edhe për të organizuar evente dhe aktivitete që lidhen me Kongresin. Gjithashtu, të dhënat e tua personale do t’u dërgohen hotelit që ke zgjedhur, enteve të tij dhe kompanive të palëve të treta që ofrojnë një shërbim të caktuar, për të përpunuar rezervimin dhe për çdo qëllim tjetër të nevojshëm në lidhje me qëndrimin tënd në hotel. Të dhënat e tua personale do t’u dërgohen edhe kompanive të palëve të treta që ofrojnë shërbime që lidhen me aktivitetet që ke zgjedhur. Nëse zgjedh të mos japësh të dhënat personale ose nëse kërkon që të dhënat e tua të fshihen, do të skualifikohesh për të marrë pjesë në Kongres. Do t’i fshijmë të dhënat e tua personale menjëherë pasi të mos nevojiten më.

Fushatat Speciale të Predikimit. Nëse kualifikohesh për të aplikuar për ndonjë Fushatë Speciale Predikimi («Fushatë»), mund të përdorësh këtë sit për të plotësuar formularin. Të lutem të shohësh informacionet e mëtejshme që zbatohen për të gjithë formularët poshtë nëntitullit «Formularët», që ndodhet sipër. Nëse zgjidhesh të marrësh pjesë në Fushatë, të dhënat e tua personale do t’i dërgohen dhe do të përdoren nga zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që organizon Fushatën. Të dhënat personale që përdoren për Fushatën përfshijnë informacionet e tua të kontaktit, informacionet e grupit, informacionet për strehimin, për mbërritjen dhe largimin, aftësitë gjuhësore dhe çdo të dhënë tjetër që jep ti e që është e nevojshme për Fushatën. Komiteti i Fushatës Speciale të Predikimit në degën që organizon Fushatën do të përdorë të dhënat e tua për organizimin e saj, për të të caktuar në një rajon dhe për të marrë masa për strehimin. Kontakti i rajonit dhe pleqtë e kongregacionit që merren me organizimin në rajonin ku je caktuar, do të përdorin të dhënat e tua për organizimin e Fushatës brenda rajonit. Nëse zgjedh të mos japësh të dhënat personale ose nëse kërkon që të dhënat e tua të fshihen, do të skualifikohesh për të marrë pjesë në Fushatë.

Kurset stërvitore. Nëse kualifikohesh të ndihmosh me projekte të ndryshme, ndër to edhe projekte ndërtimi, mund të marrësh një ftesë nga organizatori i kursit të stërvitjes. E ke ti në dorë të pranosh ose të refuzosh ftesën, ose të anulosh pjesëmarrjen para se të nisë klasa. Nëse pranon ftesën, trajnuesit e kursit do të mbajnë shënim sa i pranishëm ke qenë në klasë, do të përcaktojnë cilat objektiva arrite gjatë stërvitjes, si dhe mund të shkruajnë komente. Organizuesit dhe trajnuesit e kurseve do të mund të rishikojnë dhe të vlerësojnë aftësitë që ke shkruar te faqja Profili im në hub.pr418.com. Që informacionet e tua të përpunohen, nëse është e nevojshme, mund të duhet edhe të shpërndahen me zyra degësh të tjera të Dëshmitarëve të Jehovait, me selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait ose me organizata të ngjashme që bashkëpunojnë me Dëshmitarët e që përdoren prej tyre në vende të ndryshme.

Kontributet. Nëse bën një kontribut monetar online, marrim emrin tënd dhe informacionet e kontaktit. Që të pranojmë kontributet nëpërmjet kartës së kreditit, përdorim shërbime përpunimi pagesash online të licensuara e të njohura botërisht për sigurinë dhe për politikën e mbrojtjes së të dhënave. Mund të marrim informacion financiar, si numrin e kartës së kreditit ose numrat e llogarisë financiare që janë të domosdoshëm për të përpunuar kontributin, dhe këtë informacion të nevojshëm ua dërgojmë shërbimeve të përpunimit të kërkesës. Kontributi yt përpunohet në mënyrë të sigurt, duke përmbushur masat që janë në përputhje me Standardin e sigurisë së të dhënave për industrinë e pagesave me kartë (Payment Card Industry Data Security Standard «PCI DSS»). Marrësi i kontributit i ruan informacionet e transaksionit financiar sipas dëshirës së dhuruesit ose në aplikim të kërkesave ligjore. Kjo përfshin datën e kontributit, shumën e kontribuar dhe mënyrën e dhurimit. Kështu mund të plotësojmë standardet për të dhënat e profilit dhe të të përgjigjemi për çdo pyetje që mund të të lindë gjatë asaj kohe. Nuk do të të kontaktojmë që të të kërkojmë kontribute shtesë.

Kërko një takim. Mund të kërkosh një takim me një Dëshmitar të Jehovait për të mësuar më tepër për Biblën ose për Dëshmitarët e Jehovait. Të dhënat që vendos kur plotëson kërkesën, do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Një herë që e konfirmon kërkesën, të dhënat e tua mund t’u dërgohen degëve të tjera ose organizatave që bashkëpunojnë e që përdorin Dëshmitarët e Jehovait vetëm nëse është e nevojshme për të përmbushur kërkesën tënde.

Qëllime të tjera. Përveçse për të hapur një profil, për të plotësuar një formular ose për të kontribuar, mund të japësh të dhëna personale (si emrin, adresën postare dhe numrin e telefonit) edhe për qëllime të tjera. Në çdo rast, do të të bëhet i qartë qëllimi pse po të kërkohet informacioni. Nuk do ta përdorim informacionin tënd për qëllime që nuk të janë bërë të ditura në momentin që i ke vendosur këto të dhëna.

PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NË JW LIBRARY

Mënyra si përdoren të dhënat e tua personale në JW Library përshkruhet në faqen Si i përdor të dhënat e tua JW Library.

Siç tregohet në këtë faqe, aplikacioni funksionon duke shkarkuar të dhëna nga siti jw.org. Gjatë shkarkimit të materialeve, siti ka akses në adresën IP të përdoruesit. Falë të dhënave që mblidhen nga siti mund të ofrojmë shërbimet e aplikacionit, të përmirësojmë aplikacionin dhe të mbajmë një mjedis të sigurt për përdoruesit. Përdorimet specifike janë si vijojnë: aksesi dhe përdorimi i aplikacionit nga përdoruesi, menaxhimi i funksionimit dhe i efikasitetit të aplikacionit, parandalimi dhe identifikimi i programeve që synojnë të mashtrojnë përdoruesin dhe të dëmtojnë pajisjet, si dhe menaxhimi i incidenteve që lidhen me sigurinë.

TRANSFERIMI I TË DHËNAVE JASHTË SHTETIT

Kjo organizatë fetare vepron në mbarë globin përmes enteve të ndryshme vendëse. Disa serverë të sitit dhe të aplikacioneve të lidhura me të janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat e tua mund të transferohen jashtë shtetit ku banon, ka gjasa edhe në vendet ku ligjet nuk ofrojnë të njëjtën shkallë sigurie për mbrojtjen e të dhënave që garantohet nga ligjet e vendit ku banon. Gjatë administrimit dhe transferimit të të dhënave të tua, marrim masa të posaçme që t’i mbrojmë këto të dhëna. Presim që të gjitha organizatat që përdoren nga Dëshmitarët e Jehovait dhe mbështetin veprën e tyre, të zbatojnë politikën tonë të mbrojtjes së të dhënave dhe ligjet e rregullat në fuqi për të dhënat personale.

Nëse hyn në sit dhe komunikon në mënyrë elektronike me ne, tregon se e miraton transferimin e të dhënave jashtë kufijve. Në mjaft raste, për të tilla transferime përdorim edhe marrëveshje, si kontrata me kushte standarde.

TË DREJTAT E TUA

Kurdoherë që përpunojmë të dhënat personale, ndërmarrim hapa të arsyeshëm për t’u siguruar se të dhënat e tua personale janë të sakta dhe të përditësuara, në përputhje me qëllimet për të cilat u mblodhën. Në varësi të vendit ku jeton dhe të ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, mund të gëzosh të drejtat e mëposhtme për sa u përket të dhënave personale.

  • Mund të kërkosh informacion për mbledhjen dhe për përdorimin e të dhënave personale sipas ligjeve vendëse në fuqi.

  • Mund të kërkosh akses, ta bllokosh ose ta fshish informacionin personal, ose ta korrigjosh nëse është i paplotë ose i pasaktë.

  • Kur ke arsye të vlefshme për të vepruar kështu, mund të mos pranosh të përpunohet informacioni personal dhe të na kërkosh të mos i përpunojmë më të dhënat e tua.

Nëse shteti ku jeton, ka ligje që zbatohen për mbrojtjen e të dhënave dhe ti dëshiron të kesh akses, të korrigjosh ose të fshish të dhënat e tua personale, mund t’i gjesh informacionet e kontaktit në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave.

Kur marrim kërkesën me shkrim pasi na jep prova të mjaftueshme të identitetit tënd dhe informacione që na lejojnë të identifikojmë të dhënat e tua, kontrolluesi i të dhënave do të marrë në konsideratë plotësimin e kërkesës sate në masë të arsyeshme, në mënyrë që të mos ketë përplasje mes interesave të individit për të pasur akses, për të korrigjuar apo për t’i fshirë të dhënat personale, dhe interesave të ligjshme të organizatës. Ai shqyrton edhe nëse plotësimi i kërkesës do të vinte në rrezik të drejtën e lirisë dhe të praktikave fetare të organizatës sonë. Gjithashtu do të njoftojmë çdo palë të tretë për ndryshimet e nevojshme.

Të lutemi, vër re se të dhënat e tua mund të mos fshihen nëse përpunimi i tyre kërkohet me ligj ose nëse mund të mbahen për arsye të tjera ligjore. Për shembull, organizatës sonë i intereson t’i ruajë të dhënat e statusit të një individi si Dëshmitar i Jehovait. Fshirja e këtyre informacioneve do të cenonte të drejtën e organizatës sonë për të ushtruar bindjet dhe praktikat e saj fetare. Kërkesat për të fshirë të dhënat personale u u nënshtrohen detyrimeve ligjore në fuqi ose kërkesave të caktuara për ruajtjen e dokumenteve. Gjithashtu, mund të paraqesësh një ankesë pranë autoriteteve vendëse për mbrojtjen e të dhënave për sa i përket përpunimit të të dhënave që ke regjistruar në këtë sit.