Libri i parë i Mbretërve 15:1-34

  • Abijami, mbret i Judës (1-8)

  • Asa, mbret i Judës (9-24)

  • Nadabi, mbret i Izraelit (25-32)

  • Basha, mbret i Izraelit (33, 34)

15  Në vitin e 18-të të mbretërimit të Jeroboamit,+ birit të Nebatit, në Judë u bë mbret Abijami.+  Ai mbretëroi tre vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Makaha+ dhe ishte mbesa e Abishalomit.  Ai kreu të njëjtat mëkate që kishte bërë më parë i ati dhe nuk iu kushtua me gjithë zemër Jehovait, Perëndisë së vet, si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.  Por, për hir të Davidit,+ Jehovai, Perëndia i vet, i dha një llambë* Abijamit në Jerusalem+ duke vendosur pas tij si mbret të birin dhe duke mos e lënë Jerusalemin të shuhej,  sepse Davidi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe tërë jetën nuk u largua nga asgjë që Ai e kishte urdhëruar, përveç rastit të hititit Uriah.+  Gjatë gjithë jetës së Rehoboamit, kishte luftë mes Rehoboamit dhe Jeroboamit.+  Pjesa tjetër e historisë së Abijamit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ Edhe mes Abijamit dhe Jeroboamit kishte luftë.+  Në fund Abijami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri,+ Asa.+  Asa nisi të mbretëronte në Judë në vitin e 20-të të mbretërimit të Jeroboamit, mbretit të Izraelit. 10  Ai mbretëroi 41 vjet në Jerusalem. Gjyshja e tij quhej Makaha+ dhe ishte mbesa e Abishalomit. 11  Asa bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si Davidi, paraardhësi i tij. 12  Ai dëboi nga vendi burrat që e shitnin veten si prostitutë në tempull+ dhe hoqi gjithë idhujt e pështirë* që kishin bërë paraardhësit e tij.+ 13  Madje edhe Makahën,+ gjyshen e vet, e hoqi nga pozita si nëna mbretëreshë,* sepse kishte bërë një idhull të ndyrë për adhurimin e shtyllës së shenjtë.* Asa e rrëzoi idhullin+ dhe e dogji në luginën e Kidronit.+ 14  Edhe pse vendet e larta nuk u hoqën,+ Asa iu kushtua me gjithë zemër Jehovait gjatë gjithë jetës së tij* 15  dhe solli në shtëpinë e Jehovait gjërat që ai dhe i ati kishin shenjtëruar: argjend, ar dhe pajisje të ndryshme.+ 16  Mes Asës dhe Bashës,+ mbretit të Izraelit, kishte vazhdimisht luftë. 17  Kështu Basha, mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe nisi të fortifikonte* Ramahun,+ që të mos lejonte asnjë të dilte ose të hynte në territorin e* Asës, mbretit të Judës.+ 18  Atëherë Asa mori gjithë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit* e ua dha shërbëtorëve të tij. Pastaj mbreti Asa i dërgoi këta te Ben-Hadadi, biri i Tabrimonit, birit të Hezionit, mbreti i Sirisë,+ i cili banonte në Damask, për t’i thënë: 19  «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një marrëveshje.* Po të dërgoj si dhuratë argjend dhe ar. Prishe, pra, marrëveshjen me Bashën, mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet nga unë.» 20  Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e ushtrive të tij. Ata pushtuan Ijonin,+ Danin,+ Abel-Beth-Makahun, gjithë Kineretin dhe mbarë vendin e Neftalit. 21  Kur e mori vesh, Basha e ndërpreu menjëherë fortifikimin e Ramahut dhe u kthye në Tirzah.+ 22  Atëherë mbreti Asa thirri gjithë Judën, pa përjashtim, dhe ata morën gurët e drutë e Ramahut, që Basha i kishte përdorur për ndërtim. Mbreti Asa fortifikoi me ta Gebën+ e Beniaminit dhe Mizpahun.+ 23  Pjesa tjetër e gjithë historisë së Asës, gjithë bëmat e tij, gjithçka bëri dhe qytetet që fortifikoi, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? Mirëpo, kur u plak, ai u sëmur nga këmbët.+ 24  Në fund Asa u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën bashkë me ta në Qytetin e Davidit, paraardhësit të tij; në vend të tij u bë mbret i biri, Jehozafati.+ 25  Nadabi,+ biri i Jeroboamit, u bë mbret i Izraelit në vitin e dytë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Ai mbretëroi dy vjet në Izrael 26  dhe bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, eci në gjurmët e të atit+ dhe kreu po ato mëkate me të cilat Jeroboami e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 27  Basha, biri i Akijahut, nga shtëpia e Isaharit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibeton,+ në qytetin e filistinëve, ndërkohë që Nadabi dhe gjithë Izraeli po rrethonin Gibetonin. 28  Pra, Basha e vrau atë në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe u bë mbret në vend të tij. 29  Sapo u bë mbret, vrau gjithë shtëpinë e Jeroboamit. Nuk la gjallë asnjë* në shtëpinë e Jeroboamit; i shfarosi të gjithë, ashtu si kishte thënë Jehovai me anë të shërbëtorit të tij, shilonitit Akijah.+ 30  E gjithë kjo ndodhi për shkak të mëkateve që kishte bërë Jeroboami, me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, dhe ngaqë e kishte fyer rëndë Jehovain, Perëndinë e Izraelit. 31  Pjesa tjetër e historisë së Nadabit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 32  Midis Asës dhe Bashës, mbretit të Izraelit, kishte vazhdimisht luftë.+ 33  Basha, biri i Akijahut, u bë mbret në Tirzah në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe mbretëroi 24 vjet në gjithë Izraelin.+ 34  Por bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ eci në gjurmët e Jeroboamit dhe kreu po ato mëkate me të cilat ky e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+

Shënimet

Domethënë, një pasardhës.
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «si zonjë».
Fjalë për fjalë «gjatë gjithë ditëve të tij».
Ose «të rindërtonte».
Fjalë për fjalë «të dilte ose të hynte tek».
Ose «e pallatit mbretëror».
Ose «besëlidhje».
Ose «asnjë që merrte frymë». Fjalë për fjalë «asnjë frymë».