Libri i parë i Mbretërve 4:1-34

  • Administrata e Solomonit (1-19)

  • Mirëqenie nën sundimin e Solomonit (20-28)

    • Të sigurt nën hardhinë dhe nën fikun e vet (25)

  • Mençuria dhe proverbat e Solomonit (29-34)

4  Mbreti Solomon mbretëroi në gjithë Izraelin.+  Këta ishin zyrtarët e tij të lartë:* Azariahu, biri i Sadokut,+ ishte prift;  Elihorefi dhe Akijahu, bijtë e Shishait, ishin sekretarë;+ Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte kronist;*  Benajahu,+ biri i Jehojadës, ishte në krye të ushtrisë; Sadoku dhe Abiatari+ ishin priftërinj;  Azariahu, biri i Natanit,+ ishte në krye të nëpunësve; Zabudi, biri i Natanit, ishte prift dhe mik i mbretit;+  Ahishari ishte përgjegjës për shtëpinë, dhe Adonirami,+ biri i Abdait, ishte në krye të të rekrutuarve për punë të detyruar.+  Solomoni kishte 12 nëpunës në gjithë Izraelin që i siguronin ushqim mbretit dhe shtëpisë së tij. Secili ishte përgjegjës për të siguruar ushqim një muaj në vit.+  Këta ishin emrat e tyre: biri i Hurit, në rajonin malor të Efraimit;  biri i Dekerit, në Makaz, në Shalbim,+ në Beth-Shemesh dhe në Elon-Beth-Hanan; 10  biri i Hesedit, në Arubot (ai kishte Sokohun dhe gjithë vendin e Heferit); 11  biri i Abinadabit, në të gjitha shpatet e Dorit (ai mori për grua Tafatën, vajzën e Solomonit); 12  Banai, biri i Ahiludit, në Tanak, në Megido+ dhe në gjithë Beth-Sheanin,+ që ndodhet pranë Zaretanit poshtë Jezrelit, nga Beth-Sheani në Abel-Meholah e deri në rajonin e Jokmeamit;+ 13  biri i Geberit, në Ramot-Galad+ (ai kishte fshatrat me tenda të Jairit,+ birit të Manaseut, që janë në Galad;+ kishte edhe rajonin e Argobit,+ që gjendet në Bashan,+ 60 qytete të mëdha me mure dhe shula bakri); 14  Ahinadabi, biri i Idos, në Mahanaim;+ 15  Ahimazi, në Neftal (edhe ai mori për grua një nga vajzat e Solomonit, Basematën); 16  Banai, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot; 17  Jehozafati, biri i Paruahut, në Isahar; 18  Shimei,+ biri i Elait, në Beniamin;+ 19  Geberi, biri i Urit, në vendin e Galadit,+ pra në vendin e Sihonit,+ mbretit të amoritëve, dhe të Ogut,+ mbretit të Bashanit. Mbi të gjithë këta nëpunës të vendit kishte një nëpunës tjetër. 20  Juda dhe Izraeli ishin të shumtë sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Ata hanin, pinin dhe gëzonin.+ 21  Solomoni sundoi mbi të gjitha mbretëritë, që nga Lumi*+ deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit. Këto mbretëri i sollën haraç* dhe i shërbyen Solomonit gjatë gjithë jetës së tij.+ 22  Ushqimi i Solomonit çdo ditë ishte 30 korë* miell të bluar imët dhe 60 korë miell të zakonshëm, 23  10 gjedhë të majmë, 20 gjedhë kullote, 100 dele, si dhe disa drerë, gazela, kaproj dhe qyqe të majme. 24  Ai kishte nën kontroll çdo gjë që gjendej nga kjo anë e Lumit,*+ nga Tifsahu në Gazë,+ ku përfshiheshin gjithë mbretërit nga kjo anë e Lumit. Ai gëzonte paqe ngado, në çdo rajon.+ 25  Gjatë gjithë jetës së Solomonit, Juda dhe Izraeli banuan të sigurt, secili nën hardhinë dhe nën fikun e vet, që nga Dani deri në Ber-Shebë. 26  Solomoni kishte 4.000* stalla për kuajt e karrocave të tij dhe 12.000 kuaj.*+ 27  Nëpunësit siguronin ushqim për mbretin Solomon dhe për këdo që hante në tryezën e mbretit. Secili ishte përgjegjës për muajin e vet dhe kujdesej që të mos mungonte asgjë.+ 28  Gjithashtu, kudo që kishte nevojë, secili sillte sipas pjesës që i ishte caktuar elb dhe kashtë për kuajt, ku përfshiheshin edhe kuajt që tërhiqnin karrocat. 29  Perëndia i dha Solomonit shumë mençuri e aftësi dalluese, si dhe një zemër me aq shumë gjykim të thellë* sa rëra në breg të detit.+ 30  Mençuria e Solomonit ia kalonte mençurisë së gjithë popujve të Lindjes dhe gjithë mençurisë së Egjiptit.+ 31  Ai ishte më i mençur se çdo njeri tjetër, më i mençur se Etani,+ ezrahiti, dhe se Hemani,+ Kalkoli+ e Dardai, bijtë e Maholit. Fama e tij u përhap në të gjitha kombet rreth e qark.+ 32  Ai thuri* 3.000 proverba+ dhe bëri 1.005 këngë.+ 33  Foli për pemët, që nga cedri i Libanit deri te hisopi+ që rritet në mur. Foli për kafshët,+ për zogjtë,*+ për krijesat zvarritëse, për insektet+ dhe për peshqit. 34  Për të dëgjuar mençurinë e Solomonit, vinin njerëz nga të gjitha kombet, madje edhe mbretër nga e gjithë toka që kishin dëgjuar të flitej për mençurinë e tij.+

Shënimet

Ose «princat e tij».
Ose «regjistrues».
Domethënë, Eufrati.
Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, në perëndim të Eufratit.
Kjo shifër gjendet në disa dorëshkrime dhe në tregimin paralel. Dorëshkrime të tjera thonë 40.000.
Ose «kalorës».
Ose «një zemër me aftësi për të kuptuar».
Ose «tha».
Ose «krijesat fluturuese».