Libri i parë i Mbretërve 7:1-51

  • Kompleksi i pallatit të Solomonit (1-12)

  • Mjeshtri Hiram ndihmon Solomonin (13-47)

    • Dy shtyllat prej bakri (15-22)

    • Deti prej metali të derdhur (23-26)

    • Dhjetë karrocat dhe legenët prej bakri (27-39)

  • Përfundojnë pajisjet prej ari (48-51)

7  Kurse, për të ndërtuar dhe për të mbaruar shtëpinë e vet,*+ Solomonit iu deshën 13 vjet.+  Ai ndërtoi edhe Shtëpinë e Pyllit të Libanit,+ që ishte 100 kute* e gjatë, 50 kute e gjerë dhe 30 kute e lartë. Ajo qëndronte mbi katër radhë shtyllash cedri; mbi shtyllat kishte trarë cedri.+  Në pjesën e sipërme ishte e veshur me panele cedri dhe mbështetej në trarë mbajtës, që qëndronin mbi shtyllat; ata ishin 45, në çdo radhë kishte 15.  Kishte tri radhë dritaresh me korniza; dritaret ndodheshin përballë njëra-tjetrës dhe të radhitura sipër njëra-tjetrës.  Të gjitha hyrjet dhe shtalkat* e tyre ishin katrore,* dhe po kështu ishte pjesa e përparme e dritareve që ndodheshin përballë njëra-tjetrës dhe të radhitura sipër njëra-tjetrës në tri radhë.  Pastaj ndërtoi Portikun* e Shtyllave, 50 kute të gjatë dhe 30 kute të gjerë; para tij ishte një portik tjetër me shtylla dhe i mbuluar.  Ai ndërtoi edhe Portikun* e Fronit+ ku do të gjykonte—Portikun e Gjykimit.+ E veshën me panele cedri nga dyshemeja deri te trarët e tavanit.  Shtëpia* ku do të banonte ai vetë gjendej në oborrin tjetër,+ veçmas Portikut,* por kishte stil të ngjashëm me të. Gjithashtu, Solomoni ndërtoi një shtëpi të ngjashme me këtë Portik për bijën e faraonit, të cilën e kishte marrë për grua.+  Të gjitha këto ndërtesa, brenda dhe jashtë, nga themeli deri në krye, si dhe pjesa e jashtme deri tek oborri i madh,+ ishin bërë me gurë të kushtueshëm,+ të latuar sipas përmasave dhe të prerë me sharrë gurësh. 10  Edhe themelet ishin bërë me gurë shumë të mëdhenj e të kushtueshëm; disa ishin 10 kute dhe disa 8 kute. 11  Sipër tyre kishte gurë të kushtueshëm, të latuar sipas përmasave, si dhe dru cedri. 12  Rreth e përqark oborrit të madh kishte një mur me tri radhë gurësh të latuar dhe një radhë trarësh cedri, njësoj si muri i oborrit të brendshëm+ të shtëpisë së Jehovait dhe të portikut* të saj.+ 13  Mbreti Solomon dërgoi njerëz të sillnin Hiramin+ nga Tiri. 14  Ai ishte djali i një vejushe nga fisi i Neftalit, dhe babai i tij kishte qenë një bakërpunues+ nga Tiri. Hirami ishte shumë i zoti, kishte aftësi për të kuptuar+ dhe përvojë për të gjitha llojet e punimit me bakër.* Kështu, ai erdhi dhe bëri gjithë punën që mbreti Solomon i caktoi. 15  Derdhi dy shtylla prej bakri;+ secila ishte 18 kute e lartë, me perimetër 12 kute.*+ 16  Ai bëri edhe dy kapitele* të derdhur në bakër për t’i vënë në majë të shtyllave; secili kapitel ishte 5 kute i lartë. 17  Kapiteli në majë të çdo shtylle kishte rrjetë zbukuruese me zinxhirë të përdredhur,+ 7 për njërin kapitel dhe 7 për kapitelin tjetër. 18  Pastaj bëri dy radhë me shegë rreth e përqark njërës rrjetë për të mbuluar kapitelin në majë të çdo shtylle; bëri të njëjtën gjë për të dy kapitelet. 19  Kapitelet në majë të shtyllave, që ishin ngjitur me portikun, kishin një pjesë katër kute të lartë në formë zambaku. 20  Këto pjesë të kapiteleve ishin mbi dy shtyllat, sipër pjesëve të rrumbullakëta që rrethoheshin nga rrjetat; rreth e qark secilit kapitel kishte 200 shegë të vëna në radhë.+ 21  Ai ngriti shtyllat e portikut të tempullit.*+ Ngriti shtyllën në të djathtë* dhe e quajti Jakin,* e më pas ngriti shtyllën në të majtë* dhe e quajti Boaz.*+ 22  Pjesa e sipërme e shtyllave ishte në formë zambaku. Kështu puna me shtyllat përfundoi. 23  Pastaj bëri Detin* prej metali të derdhur.+ Ai kishte formë të rrumbullakët, ishte 10 kute nga buza në buzë dhe 5 kute i lartë. Perimetri i tij ishte 30 kute.*+ 24  Nën buzën e tij kishte rreth e qark zbukurime në formë kungullujësi,+ 10 për kut, të cilat e rrethonin Detin krejt dhe ishin në dy radhë, të derdhura njësh me të. 25  Deti qëndronte mbi 12 dema:+ 3 ishin drejtuar me fytyrë nga veriu, 3 me fytyrë nga perëndimi, 3 me fytyrë nga jugu dhe 3 me fytyrë nga lindja. Deti qëndronte mbi ta dhe pjesët e pasme të trupit të tyre ishin drejtuar nga qendra e Detit. 26  Ai ishte katër gisht* i trashë dhe buza e tij i ngjante buzës së një kupe, si një lule zambaku. Deti mbante 2.000 bato* ujë. 27  Pastaj bëri dhjetë karroca+ prej bakri.* Secila karrocë ishte katër kute e gjatë, katër kute e gjerë dhe tri kute e lartë. 28  Karrocat ishin bërë kështu: kishin panele anësore që ishin mes kornizash. 29  Te panelet anësore që ishin mes kornizash, ishin gdhendur luanë,+ dema dhe kerubinë,+ e po kështu edhe te kornizat. Sipër dhe poshtë luanëve e demave kishte relieve me kurora dekorative. 30  Çdo karrocë kishte katër rrota dhe boshte bakri, dhe katër këndet e saj u shërbenin këtyre si mbajtëse. Poshtë legenit, mbajtëset ishin derdhur bashkë me kurora dekorative në të dyja anët. 31  Gryka e legenit futej brenda një bordure të rrumbullakët; largësia nga fundi i legenit deri te pjesa e poshtme e bordurës ishte një kut. Bordura e rrumbullakët bashkë me mbajtëset formonte një këmbalec prej një kuti e gjysmë të lartë. Në bordurë ishin bërë gdhendje; panelet e saj anësore ishin katrore, e jo të rrumbullakëta. 32  Katër rrotat ishin poshtë paneleve anësore të karrocës, kurse pjesët që lidhnin rrotat me boshtet ishin ngjitur te karroca. Secila rrotë ishte një kut e gjysmë e lartë. 33  Rrotat ishin bërë si rrotat e një karroce të zakonshme. Pjesët që i lidhnin me boshtet, disqet, rrezet dhe bucelat e tyre ishin prej metali të derdhur. 34  Në të katër këndet, çdo karrocë kishte katër mbajtëse të derdhura njësh me karrocën.* 35  Sipër, karroca kishte një bordurë të rrumbullakët gjysmë kuti të lartë, kornizat dhe panelet anësore të së cilës ishin të derdhura njësh me karrocën.* 36  Në sipërfaqen e këtyre kornizave dhe paneleve anësore ai gdhendi kerubinë, luanë dhe palma në varësi të hapësirës që kishte, me kurora dekorative rreth e qark.+ 37  Në këtë mënyrë bëri dhjetë karrocat.+ Të gjitha ishin të derdhura njësoj+ dhe kishin të njëjtat përmasa e të njëjtën formë. 38  Hirami bëri dhjetë legenë bakri;+ secili mund të mbante 40 bato ujë. Çdo legen ishte katër kute.* Secila nga dhjetë karrocat kishte një legen. 39  Pastaj vuri pesë karroca në të djathtë të shtëpisë dhe pesë në të majtë. Detin e vuri në të djathtë të shtëpisë, drejt juglindjes.+ 40  Gjithashtu ai+ bëri legenët, lopatat+ dhe taset.+ Kështu Hirami mbaroi gjithë punën që bëri për mbretin Solomon në shtëpinë e Jehovait:+ 41  dy shtyllat;+ kapitelet në formë kupe që ishin në majë të tyre; dy rrjetat zbukuruese+ që të mbulonin këto kapitele në formë kupe; 42  dhe 400 shegët+ për dy rrjetat zbukuruese; dy radhët e shegëve për secilën rrjetë, që të mbulonin dy kapitelet në formë kupe mbi dy shtyllat; 43  dhjetë karrocat;+ dhjetë legenët+ mbi karrocat; 44  Detin;+ 12 demat poshtë tij; 45  kovat; lopatat; taset dhe gjithë pajisjet. Të gjitha këto Hirami ia bëri prej bakri të lëmuar mbretit Solomon për shtëpinë e Jehovait. 46  Mbreti i derdhi ato në kallëpe argjile në krahinën e Jordanit, midis Sukotit dhe Zaretanit. 47  Të gjitha këto pajisje Solomoni nuk i peshoi pasi ishin jashtëzakonisht shumë. Pesha e bakrit nuk u përcaktua dot.+ 48  Solomoni bëri tërë pajisjet për shtëpinë e Jehovait: altarin+ prej ari; tryezën e artë+ për të vënë bukët e paraqitjes;* 49  shandanët+ prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë para dhomës më të brendshme; lulet,+ llambat dhe mashat,* prej ari;+ 50  legenët, fikësit,+ taset, kupat+ dhe mbajtëset e zjarrit,+ prej ari të kulluar; foletë për boshtet e derës dykanatëshe të dhomës më të brendshme,+ domethënë të Më të Shenjtës, dhe për boshtet e derës së tempullit,*+ prej ari. 51  Kështu mbreti Solomon përfundoi gjithë punën që iu desh të bënte për shtëpinë e Jehovait. Pastaj Solomoni futi brenda gjërat që kishte shenjtëruar+ Davidi, ati i tij, dhe argjendin, arin e sendet i vuri në thesarin e shtëpisë së Jehovait.+

Shënimet

Ose «pallatin e vet mbretëror».
Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, kornizat e dyerve.
Ose «drejtkëndëshe; kishin katër anë».
Ose «Sallonin».
Ose «Sallonin».
Ose «Pallati mbretëror».
Fjalë për fjalë «shtëpisë së Portikut».
Domethënë, të hyrjes së tempullit.
Ose «bronz», këtu dhe në vargjet vijuese të këtij kapitulli.
Ose «duhej një litar 12 kute i gjatë për ta matur rreth e qark».
Këtu i referohet së Shenjtës.
Ose «jug».
Do të thotë «Ai [pra, Jehovai] e bëftë të patundur».
Ose «veri».
Mund të ketë kuptimin «në forcë».
Ose «Duhej një litar prej 30 kutesh për ta matur rreth e qark».
Ose «rezervuarin».
Rreth 7,4 cm. Shih Shtojcën B14.
Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «karroca prej bakri për të mbajtur ujë».
Ose «të derdhura si pjesë e karrocës».
Ose «të derdhura si pjesë e karrocës».
Ose «e kishte diametrin katër kute».
Ose «shtëpisë së tempullit». Këtu i referohet së Shenjtës.