Letra e parë e Gjonit 5:1-21

  • Besimi te Jezui e mund botën (1-12)

    • Kjo do të thotë dashuri për Perëndinë (3)

  • Të sigurt për fuqinë e lutjes (13-17)

  • Të jemi syçelë në një botë të ligë (18-21)

    • E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut (19)

5  Kushdo që beson se Jezui është Krishti, ka lindur nga Perëndia,*+ dhe kushdo që e do Atin, i do edhe fëmijët e Perëndisë,  dhe e dimë se i duam fëmijët e Perëndisë+ kur duam Perëndinë dhe kur zbatojmë urdhërimet e tij.  Vërtet, kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij.+ E megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda,*+  sepse kushdo* që ka lindur nga Perëndia, e mund botën,+ dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.+  Kush është ai që mund botën?+ A nuk është ai që ka besim se Jezui është Biri i Perëndisë?+  Jezu Krishti erdhi nëpërmjet ujit dhe gjakut; jo vetëm me ujë,+ por me ujë e me gjak.+ E për këtë jep dëshmi fryma e shenjtë,+ sepse fryma zbulon të vërtetën.*  Në fakt janë tre dëshmitarë:  fryma,+ uji+ dhe gjaku,+ dhe që të tre janë në përputhje me njëri-tjetrin.  Ne e pranojmë dëshminë që japin njerëzit, por sa më e madhe është dëshmia që jep Perëndia, sepse vetë Perëndia ka dhënë dëshmi për Birin e tij. 10  Ai që tregon besim te Biri i Perëndisë, e ka pranuar në zemër këtë dëshmi. Ai që nuk ka besim te Perëndia, e ka nxjerrë atë gënjeshtar,+ sepse nuk ka treguar besim te dëshmia që dha Perëndia për Birin e tij. 11  E kjo është dëshmia: Perëndia na dha jetën e përhershme,+ dhe kjo jetë vjen nga Biri i tij.+ 12  Ai që është në unitet me Birin e Perëndisë, ka jetë të përhershme; ai që nuk është në unitet me Birin, nuk ka jetë të përhershme.+ 13  Këto gjëra jua shkruaj që të dini se ju që tregoni besim në emrin e Birit të Perëndisë,+ keni jetë të përhershme.+ 14  E kjo është siguria që kemi tek ai:+ ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë sipas vullnetit të tij.+ 15  Nëse e dimë se ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë, e dimë edhe se do t’i marrim ato që kërkuam, sepse ia kërkuam atij.+ 16  Nëse dikush sheh vëllanë e vet duke bërë një mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet për të, dhe Perëndia do t’i japë atij jetë;+ po, Ai do t’u japë jetë atyre që nuk bëjnë mëkate që çojnë në vdekje. Ama ka një mëkat që çon në vdekje.+ Për atë mëkat unë nuk i them të lutet. 17  Çdo padrejtësi është mëkat.+ Megjithatë, ka një mëkat që nuk çon në vdekje. 18  Ne e dimë se çdo njeri që ka lindur nga Perëndia, nuk ecën në udhën e mëkatit, dhe përderisa Biri i Perëndisë* e mbron, i Ligu nuk e prek dot atë me dorë.*+ 19  Ne e dimë se vijmë nga Perëndia, kurse e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut.+ 20  Por ne e dimë se Biri i Perëndisë ka ardhur,+ dhe ai na ka dhënë gjykim të thellë* që të fitojmë njohuri për të Vërtetin. E me anë të Birit të tij, Jezu Krishtit, ne jemi në unitet me të Vërtetin.+ Ky është Perëndia i vërtetë dhe burimi i jetës së përhershme.+ 21  Fëmijët e mi të vegjël, ruhuni nga idhujt.+

Shënimet

Ose «është bërë fëmijë i Perëndisë».
Ose «nuk bëhen barrë».
Fjalë për fjalë «çdo gjë».
Fjalë për fjalë «është e vërteta».
Domethënë, Jezu Krishti.
Ose «nuk e shtie dot atë në dorë».
Ose «aftësi perceptuese; inteligjencë».