Libri i parë i Kronikave 10:1-14
-
Vdekja e Saulit dhe e bijve të tij (1-14)
10 Tani, filistinët bënë luftë kundër Izraelit; burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe shumë u vranë në malin Gilboa.+
2 Filistinët ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe djemtë e tij; ata vranë Jonatanin, Abinadabin dhe Malki-Shuain,+ djemtë e Saulit.
3 Lufta kundër Saulit u ashpërsua, dhe harkëtarët e panë dhe e plagosën.+
4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të tij: «Nxirre shpatën dhe më vrit, që këta të parrethprerë të mos më trajtojnë me mizori*+ e të më vrasin.» Por armëmbajtësi nuk donte, sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+
5 Kur pa që Sauli kishte vdekur, edhe armëmbajtësi u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq.
6 Kështu Sauli dhe tre djemtë e tij vdiqën. Po ashtu vdiqën edhe të gjithë ata të shtëpisë së tij.+
7 Kur i gjithë populli i Izraelit që ishte në luginë* pa se të gjithë ia kishin mbathur dhe se Sauli e bijtë e tij kishin vdekur, filluan t’i braktisnin qytetet dhe t’ia mbathnin; pastaj filistinët erdhën dhe jetuan aty.
8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të plaçkitnin të vrarët, gjetën Saulin dhe djemtë e tij të vrarë në malin Gilboa.+
9 Prandaj ata i hoqën armaturën, i prenë kokën dhe dërguan fjalë në gjithë vendin e filistinëve, që të përhapej lajmi te idhujt e tyre+ dhe në popull.
10 Pastaj ia vunë armaturën në shtëpinë* e perëndisë së tyre, kurse kafkën e tij e mbërthyen në shtëpinë e Dagonit.+
11 Kur gjithë ata të Jabeshit+ në Galad dëgjuan gjithçka i kishin bërë filistinët Saulit,+
12 tërë luftëtarët u çuan dhe morën kufomën e Saulit e kufomat e djemve të tij. I çuan në Jabesh, i varrosën eshtrat e tyre nën pemën e madhe në Jabesh+ dhe agjëruan shtatë ditë.
13 Kështu Sauli vdiq se nuk ishte treguar besnik ndaj Jehovait, ngaqë nuk i ishte bindur fjalës së Jehovait+ dhe ngaqë u konsultua me një medium*+
14 në vend që të kërkonte drejtimin e Jehovait. Prandaj Ai bëri që Sauli të vdiste dhe ia dorëzoi mbretërinë Davidit, birit të Jeseut.+