Libri i parë i Kronikave 17:1-27
17 Sapo kishte nisur të banonte në shtëpinë e vet,* Davidi i tha profetit Natan:+ «Ja, unë banoj në një shtëpi me dru cedri,+ ndërkohë që arka e besëlidhjes së Jehovait qëndron nën pëlhurat e tendës.»+
2 Atëherë Natani i tha Davidit: «Bëj gjithçka ke në zemër, se Perëndia i vërtetë është me ty.»
3 Po atë natë, Perëndia i drejtoi këtë fjalë Natanit:
4 «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj.+
5 Unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora Izraelin e deri më sot, por kam vazhduar të banoj nga tenda në tendë dhe nga një tabernakull në tjetrin.*+
6 Gjatë gjithë kohës që lëviza me tërë Izraelin, a i thashë vallë ndonjërit prej gjykatësve të Izraelit, që i caktova të kullotnin popullin tim: “Pse nuk më ndërtuat një shtëpi me dru cedri?”’”
7 Tani thuaji këtë shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë të mora nga kullotat, ndërsa shkoje pas kopesë, që të bëheshe prijës i popullit tim, Izraelit.+
8 Unë do të jem me ty kudo që të shkosh+ e do të shfaros tërë armiqtë e tu para teje.+ Unë do ta bëj emrin tënd të madh, si emrin e të mëdhenjve që janë mbi faqen e dheut.+
9 Do t’i caktoj një vend popullit tim, Izraelit, e do ta vendos që të banojë atje, dhe askush nuk do ta shqetësojë më; njerëzit e ligj nuk do ta shtypin* sërish, si bënë në të kaluarën,+
10 që prej ditës që caktova gjykatës për popullin tim, Izraelin.+ Unë do të mposht tërë armiqtë e tu.+ Për më tepër, po të them: “Jehovai do të të ndërtojë një shtëpi.”*
11 Kur ditët e tua të mbarojnë dhe të jesh me paraardhësit e tu, unë do të nxjerr pas teje një pasardhës,* një nga bijtë e tu,+ dhe do ta bëj të patundur mbretërinë e tij.+
12 Pikërisht ai do të më ndërtojë një shtëpi+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e tij përgjithmonë.+
13 Unë do të bëhem ati i tij e ai do të bëhet biri im+ dhe nuk do ta largoj nga ai dashurinë time besnike,+ ashtu siç e largova prej atij që ishte përpara teje.+
14 Do ta vendos në shtëpinë time dhe në mbretërinë time përgjithmonë,+ dhe froni i tij do të mbetet përjetë.’”»+
15 Natani i tregoi Davidit gjithë këto fjalë dhe tërë këtë vegim.*
16 Atëherë mbreti David hyri, u ul para Jehovait dhe tha: «Kush jam unë, o Perëndi Jehova? E ç’është shtëpia ime që më ke sjellë deri këtu?+
17 Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, o Perëndi, ti flet për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët,+ dhe më ke parë si një njeri që duhet lartësuar më shumë,* o Perëndi Jehova.
18 Ç’mund të të them më tepër unë, për nderin që më ke bërë, kur ti e njeh kaq mirë shërbëtorin tënd?!+
19 O Jehova, për hir të shërbëtorit tënd dhe sipas asaj që ke në zemër,* ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore dhe na ke treguar sa i madhërishëm je!+
20 Nuk ka tjetër si ti, o Jehova,+ dhe nuk ka Perëndi përveç teje;+ gjithçka që kemi dëgjuar me veshët tanë e vërteton këtë.
21 Cili komb tjetër në tokë është si populli yt, Izraeli?+ O Perëndia i vërtetë, ti shkove dhe e shpengove* si popullin tënd,+ i bëre një emër vetes me anë të veprave madhështore e që të mahnitin,+ si dhe dëbove kombe përpara popullit tënd+ që ti e shpengove nga Egjipti.
22 Ti e bëre Izraelin popullin tënd përgjithnjë.+ Ti, O Jehova, u bëre Perëndia i tyre.+
23 Tani, o Jehova, u plotësoftë përgjithmonë premtimi që bëre për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij, dhe bëj ashtu siç premtove!+
24 Emri yt qëndroftë* e u lartësoftë+ përjetë, që njerëzit të thonë: ‘Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është Perëndi për Izraelin!’ Qoftë e patundur para teje shtëpia e shërbëtorit tënd David!+
25 Se ti, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd qëllimin që ke për t’i ndërtuar një shtëpi.* Ja pse shërbëtori yt të drejtohet në lutje pa druajtje.
26 Ti, pra, o Jehova, je Perëndia i vërtetë dhe ia premtove këto gjëra të mira shërbëtorit tënd.
27 Prandaj qoftë dëshira jote ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd dhe qëndroftë kjo shtëpi përgjithmonë para teje, ashtu si ti, o Jehova, e ke bekuar! Qoftë shtëpia e shërbëtorit tënd përherë e bekuar nga ti!»
Shënimet
^ Ose «në pallatin e vet mbretëror».
^ Mund të ketë kuptimin «nga një tendë në tjetrën dhe nga një vendbanim në tjetrin».
^ Fjalë për fjalë «nuk do ta sfilitin».
^ Ose «dinasti».
^ Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «një njeri me pozitë të lartë».
^ Ose «dhe në përputhje me vullnetin tënd».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «qoftë i besueshëm».
^ Ose «dinasti».