Libri i parë i Kronikave 2:1-55

  • Të 12-të bijtë e Izraelit (1, 2)

  • Pasardhësit e Judës (3-55)

2  Këta ishin bijtë e Izraelit:+ Rubeni,+ Simeoni,+ Levi,+ Juda,+ Isahari,+ Zabuloni,+  Dani,+ Jozefi,+ Beniamini,+ Neftali,+ Gadi+ dhe Asheri.+  Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu. Këta të tre i lindën nga kananitja, vajza e Shuait.+ Por Eri, i parëlinduri i Judës, nuk kishte pëlqimin e Jehovait, prandaj Ai ia mori jetën.+  Nusja e djalit, Tamara,+ i lindi Perezin+ dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë djem.  Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+  Bijtë e Zerahut ishin: Zimri, Etani, Hemani, Kalkoli dhe Darai. Gjithsej ishin pesë.  Biri* i Karmit ishte Ahari,* ai që i solli telashe* Izraelit.+ Ai u tregua i pabesë e nuk iu bind urdhrit për gjërat që duheshin shkatërruar.*+  Biri* i Etanit ishte Azariahu.  Bijtë që i lindën Hezronit ishin Jerahmeli,+ Rami+ dhe Kelubai.* 10  Ramit i lindi Aminadabi.+ Aminadabit i lindi Nahasoni,+ prijësi i pasardhësve të Judës. 11  Nahasonit i lindi Salma.+ Salmës i lindi Boazi.+ 12  Boazit i lindi Obedi. Obedit i lindi Jeseu.+ 13  Jeseut i lindi i parëlinduri i tij, Eliabi, i dyti Abinadabi,+ i treti Shimeai,+ 14  i katërti Netaneli, i pesti Radai, 15  i gjashti Ozemi dhe i shtati Davidi.+ 16  Motrat e tyre ishin Zerujaja dhe Abigaila.+ Bijtë e Zerujasë ishin tre: Abishai,+ Joabi+ dhe Asaheli.+ 17  Abigaila lindi Amasën,+ dhe i ati i Amasës ishte ismaeliti Jeter. 18  Kalebit,* birit të Hezronit, i lindën këta djem nga gruaja e tij Azubaja dhe nga Jeriota: Jesheri, Shobabi dhe Ardoni. 19  Kur Azubaja vdiq, Kalebi u martua me Efratahën+ që i lindi Hurin.+ 20  Hurit i lindi Uri, dhe Urit i lindi Bezaleli.+ 21  Më pas Hezroni pati marrëdhënie me vajzën e Makirit,+ të atit të Galadit.+ Ai u martua me të kur vetë ishte 60 vjeç, dhe ajo i lindi Segubin. 22  Segubit i lindi Jairi,+ i cili pati 23 qytete në vendin e Galadit.+ 23  Më vonë Geshuri+ dhe Siria+ morën prej tyre Havot-Jairin,+ bashkë me Kenatin+ dhe fshatrat e tij, 60 qytete. Të gjithë këta ishin pasardhës të Makirit, të atit të Galadit. 24  Pas vdekjes së Hezronit+ në Kaleb-Efratah, Abijaha, gruaja e tij, i lindi Ashurin,+ atin e Tekoas.+ 25  Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hezronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Ozemi dhe Akijahu. 26  Jerahmeli pati një grua tjetër, e cila quhej Atara. Ajo ishte nëna e Onamit. 27  Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Mazi, Jamini dhe Ekeri. 28  Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jadai. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. 29  Emri i gruas së Abishurit ishte Abihaila, dhe ajo i lindi atij Ahbanin dhe Molidin. 30  Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Por Seledi vdiq pa djem. 31  Biri* i Apaimit ishte Ishi. Biri* i Ishit ishte Sheshani dhe biri* i Sheshanit, Ahlai. 32  Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jeteri dhe Jonatani. Por Jeteri vdiq pa djem. 33  Bijtë e Jonatanit ishin Pelethi dhe Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit. 34  Sheshani nuk pati djem, por vetëm vajza. Tani Sheshani kishte një shërbëtor egjiptian, i cili quhej Jarhai. 35  Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait, shërbëtorit të tij, dhe ajo i lindi Atain. 36  Atait i lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi. 37  Zabadit i lindi Eflali. Eflalit i lindi Obedi. 38  Obedit i lindi Jehu. Jehut i lindi Azariahu. 39  Azariahut i lindi Helezi. Helezit i lindi Eleasahu. 40  Eleasahut i lindi Sismai. Sismait i lindi Shalumi. 41  Shalumit i lindi Jekamia. Jekamisë i lindi Elishamai. 42  Bijtë e Kalebit,*+ vëllait të Jerahmelit, ishin Mesha, i parëlinduri i tij, i cili ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, të atit të Hebronit. 43  Bijtë e Hebronit ishin: Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shemai. 44  Shemait i lindi Rahami, ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45  Biri i Shamait ishte Maoni, dhe Maoni ishte ati i Beth-Zurit.+ 46  Konkubina* e Kalebit, Efaha, lindi Haranin, Mozain dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47  Bijtë e Jahdait ishin: Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shafi. 48  Konkubina e Kalebit, Makaha, lindi Sheberin dhe Tirkanahun. 49  Pas ca kohësh, ajo lindi Shafin, të atin e Madmanahut+ dhe Shevain, të atin e Makbenahut dhe të Gibeut.+ Vajza e Kalebit+ ishte Aksa.+ 50  Këta ishin pasardhësit e Kalebit. Bijtë e Hurit,+ të parëlindurit të Efratahës+ ishin: Shobali, ati i Kiriat-Jearimit,+ 51  Salma, ati i Betlehemit,+ Harefi, ati i Beth-Gaderit. 52  Shobali, ati i Kiriat-Jearimit, pati djalë Haroehin. Shobali ishte paraardhësi i gjysmës së menuhotëve. 53  Familjet e Kiriat-Jearimit ishin ithritët,+ putitët, shumatitët dhe mishraetitët. Prej këtyre erdhën zoratitët+ dhe eshtaolitët.+ 54  Bijtë e Salmës ishin Betlehemi,+ netofathitët, Atroth-Beth-Joabi, gjysma e manahatitëve dhe zoritët. 55  Familjet e skribëve që banonin në Jabez, ishin tiratitët, shimeatitët dhe sukatitët. Këta ishin kenitët+ që erdhën prej Hamatit, atit të shtëpisë së Rekabit.+

Shënimet

Ose «duheshin caktuar për shkatërrim». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ostracizëm».
Do të thotë «ai që sjell telashe». Te Js 7:1 quhet edhe Akan.
Fjalë për fjalë «Bijtë».
Fjalë për fjalë «Bijtë».
Te vargjet 18, 19, 42 quhet edhe Kaleb.
Te vargu 9 quhet edhe Kelubai.
Fjalë për fjalë «bijtë».
Fjalë për fjalë «Bijtë».
Fjalë për fjalë «Bijtë».
Te vargu 9 quhet edhe Kelubai.