Libri i parë i Kronikave 20:1-8

  • Pushtohet Rabahu (1-3)

  • Vrasin gjigantët filistinë (4-8)

20  Në fillim të vitit,* në kohën kur mbretërit shkojnë në fushata ushtarake, Joabi+ i priu një ekspedite ushtarake dhe shkretoi vendin e amonitëve; shkoi e rrethoi Rabahun,+ ndërkohë që Davidi qëndronte në Jerusalem.+ Joabi sulmoi Rabahun dhe e rrëzoi.+  Pastaj Davidi ia hoqi Malkamit nga koka kurorën dhe pa se peshonte një talentë* ari dhe që ishte zbukuruar me gurë të çmuar; atë ia vunë në kokë Davidit. Gjithashtu ai mori plaçkë tepër të madhe nga qyteti.+  Njerëzit që gjendeshin në të, ai i mori dhe i vuri+ për të prerë gurë, për të punuar me vegla të mprehta hekuri dhe me sëpata. Kështu bëri Davidi me të gjitha qytetet e amonitëve. Në fund, Davidi dhe të gjithë ushtarët u kthyen në Jerusalem.  Pas kësaj, në Gezer shpërtheu lufta me filistinët. Në atë rast Sibekai,+ hushahiti, vrau Sipain, një pasardhës të Refaimit,+ kështu që filistinët u nënshtruan.  Pati përsëri luftë me filistinët, dhe Elhanani, djali i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliadit,+ gititit, që e kishte shkopin e heshtës si shuli i tezgjahut.+  Në Gath shpërtheu prapë luftë,+ dhe atje ishte një burrë me shtat të jashtëzakonshëm,+ që kishte 6 gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, gjithsej 24 gishta. Edhe ai ishte pasardhës i Refaimit.+  Ai e sfidonte vazhdimisht+ Izraelin, prandaj Jonatani, djali i Shimeit,+ vëllait të Davidit, e vrau.  Këta ishin pasardhës të Refaimit+ në Gath+ dhe ranë nga dora e Davidit e nga dora e shërbëtorëve të tij.

Shënimet

Domethënë, në pranverë.
Rreth 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.