Libri i parë i Kronikave 25:1-31

  • Muzikantët dhe këngëtarët për shtëpinë e Perëndisë (1-31)

25  Përveç kësaj, Davidi dhe krerët e grupeve të shërbimit ndanë disa prej bijve të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit,+ që të shërbenin duke profetizuar me harpa, me instrumente me tela+ dhe me cimbale.+ Lista e burrave të ngarkuar për këtë shërbim ishte:  nga bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netaniahu dhe Asarelahu, bijtë e Asafit nën drejtimin e Asafit, i cili profetizonte nën drejtimin e mbretit.  Nga Jeduthuni:+ bijtë e Jeduthunit, Gedaliahu, Zeri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matitiahu,+ gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre, Jeduthunit që profetizonte me harpë duke falënderuar e duke lëvduar Jehovain.+  Nga Hemani:+ bijtë e Hemanit, Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimoti, Hananiahu, Hanani, Eliatahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Maloti, Hotiri dhe Mahazioti.  Të gjithë këta ishin bij të Hemanit, vegimtarit* të mbretit për çështjet që i përkitnin Perëndisë së vërtetë, për lavdi të tij.* Kështu Perëndia i vërtetë i dha Hemanit 14 djem e 3 vajza.  Të gjithë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre që të këndonin në shtëpinë e Jehovait me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa.+ Ky ishte shërbimi i tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën drejtimin e mbretit.  Numri i tyre dhe i vëllezërve të tyre të stërvitur për t’i kënduar Jehovait, të gjithë mjeshtra, ishte 288 veta.  Kështu hodhën short+ për detyrat e tyre, si i vogli, ashtu dhe i madhi, si mjeshtri, ashtu dhe fillestari.  Shorti i 1-rë i takonte Asafit për Jozefin,+ i 2-ti për Gedaliahun+ (ai me vëllezërit dhe bijtë e tij ishin 12 veta); 10  i 3-ti për Zakurin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 11  i 4-ti për Izrin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 12  i 5-ti për Netaniahun,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 13  i 6-ti për Bukiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 14  i 7-ti për Jesharelahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 15  i 8-ti për Jeshajahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 16  i 9-ti për Mataniahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 17  i 10-ti për Shimein, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 18  i 11-ti për Azarelin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 19  i 12-ti për Hashabiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 20  i 13-ti për Shubaelin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 21  i 14-ti për Matitiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 22  i 15-ti për Jeremotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 23  i 16-ti për Hananiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 24  i 17-ti për Joshbekashahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 25  i 18-ti për Hananin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 26  i 19-ti për Malotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 27  i 20-ti për Eliatahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 28  i 21-ti për Hotirin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 29  i 22-ti për Gidaltin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 30  i 23-ti për Mahaziotin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 31  i 24-ti për Romamt-Ezerin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta.

Shënimet

Fjalë për fjalë «për të ngritur bririn e tij».