Libri i parë i Kronikave 5:1-26

  • Pasardhësit e Rubenit (1-10)

  • Pasardhësit e Gadit (11-17)

  • Mposhten hagritët (18-22)

  • Gjysma e fisit të Manaseut (23-26)

5  Këta janë bijtë e Rubenit,+ të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte i parëlinduri, por meqë çnderoi* shtratin e të atit,+ e drejta e tij e të parëlindurit iu dha bijve të Jozefit,+ birit të Izraelit. Prandaj Rubeni nuk u regjistrua sipas gjenealogjisë me të drejtën e të parëlindurit.  Edhe pse Juda+ kishte epërsi mbi vëllezërit e vet dhe prej tij erdhi ai që duhej të ishte kreu,+ e drejta e të parëlindurit i përkiste Jozefit.  Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+  Bijtë e Joelit ishin biri i tij Shemajahu, biri i tij Gogu, biri i tij Shimei,  biri i tij Mikea, biri i tij Reajahu, biri i tij Baali,  biri i tij Berahu, të cilin Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, e çoi në mërgim. Ai ishte prijës i rubenitëve.  Vëllezërit e tij sipas regjistrimit gjenealogjik të familjeve të tyre ishin: në krye Jejeli, pastaj Zakaria  dhe Belahu, biri i Azazit, biri i Shemait, biri i Joelit. Ata të shtëpisë së Belahut banuan nga Aroeri+ deri në Nebo dhe Baal-Meon.+  Në lindje ata banuan deri në fillim të shkretëtirës që shtrihej deri në lumin Eufrat,+ sepse bagëtia e tyre ishte shtuar shumë në vendin e Galadit.+ 10  Në ditët e Saulit, ata luftuan kundër hagritëve, që ranë nga dora e tyre. Kështu ata banuan në tendat e tyre anembanë territorit në lindje të Galadit. 11  Tani pasardhësit e Gadit jetuan pranë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salekah.+ 12  Joeli ishte kreu, i dyti ishte Shafami, dhe pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13  Vëllezërit e tyre, që u përkitnin shtëpive të tyre atërore, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, gjithsej shtatë. 14  Këta ishin bijtë e Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galadit, birit të Mikaelit, birit të Jeshishait, birit të Jahdos, birit të Buzit; 15  Ahi, biri i Abdielit, biri i Gunit, ishte kreu i shtëpisë së tyre atërore. 16  Ata jetuan në Galad,+ në Bashan+ e në fshatrat e tij dhe në gjithë kullotat e Sharonit, deri ku mbaronin. 17  Të gjithë u regjistruan sipas gjenealogjisë në ditët e Jotamit,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,*+ mbretit të Izraelit. 18  Rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut kishin 44.760 luftëtarë të fuqishëm në ushtrinë e tyre, të cilët mbanin mburoja e shpata, të pajisur me harqe* e të stërvitur për luftë. 19  Ata luftuan kundër hagritëve,+ Jeturit, Nafishit+ dhe kundër Nodabit. 20  Kur po luftonin kundër tyre, Perëndia i ndihmoi dhe u dha në duar hagritët e këdo që ishte me ta. Kjo ndodhi sepse gjatë luftës ata i thirrën Perëndisë për ndihmë, dhe ai iu përgjigj përgjërimit të tyre, ngaqë besuan tek ai.+ 21  Ata u morën bagëtinë: 50.000 deve, 250.000 dhen, 2.000 gomarë, si dhe 100.000 njerëz. 22  Shumë armiq ranë të vrarë, sepse luftën e bëri Perëndia i vërtetë.+ Pastaj ata banuan në vend të tyre deri në kohën e mërgimit.+ 23  Pasardhësit e gjysmës së fisit të Manaseut+ jetuan në vendin që shtrihej nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin e Hermonit.+ Ata ishin të shumtë në numër. 24  Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodaviahu dhe Jahdieli; ata ishin luftëtarë të fuqishëm, burra me famë dhe krerë të shtëpive të tyre atërore. 25  Por ata vepruan me pabesi ndaj Perëndisë së paraardhësve të tyre dhe e shitën veten si prostitutë te perënditë e popujve të vendit,+ të cilët Perëndia i kishte shfarosur para tyre. 26  Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti* Pulin, mbretin e Asirisë,+ (pra, Tilgath-Pilneserin,+ mbretin e Asirisë) që t’i merrte në mërgim rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e t’i çonte në Halah, në Habor, në Hara dhe në lumin Gozan+ ku ndodhen deri sot e kësaj dite.

Shënimet

Ose «përdhosi».
Domethënë, Jeroboami II.
Ose «që tendosnin harkun».
Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e».