Libri i parë i Kronikave 6:1-81

  • Pasardhësit e Levit (1-30)

  • Këngëtarët e tempullit (31-47)

  • Pasardhësit e Aronit (48-53)

  • Vendbanimet e levitëve (54-81)

6  Bijtë e Levit+ ishin Gershoni, Kehathi+ dhe Merari.+  Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+  Fëmijët* e Amramit+ ishin Aroni,+ Moisiu,+ si dhe Miriami.+ Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+  Eleazarit i lindi Finehasi.+ Finehasit i lindi Abishuai.  Abishuait i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.  Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajoti.  Merajotit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi.+  Ahitubit i lindi Sadoku;+ Sadokut i lindi Ahimazi.+  Ahimazit i lindi Azariahu. Azariahut i lindi Johanani. 10  Johananit i lindi Azariahu. Ai shërbeu si prift në shtëpinë që Solomoni ndërtoi në Jerusalem. 11  Azariahut i lindi Amariahu. Amariahut i lindi Ahitubi. 12  Ahitubit i lindi Sadoku.+ Sadokut i lindi Shalumi. 13  Shalumit i lindi Hilkiahu.+ Hilkiahut i lindi Azariahu. 14  Azariahut i lindi Serajahu.+ Serajahut i lindi Jehozadaku.+ 15  Jehozadaku shkoi në mërgim kur Jehovai çoi në mërgim Judën dhe Jerusalemin nëpërmjet dorës së Nabukodonosorit. 16  Bijtë e Levit ishin Gershomi,* Kehathi dhe Merari. 17  Emrat e bijve të Gershomit janë këta: Libni dhe Shimei.+ 18  Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ 19  Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto ishin familjet e levitëve sipas paraardhësve të tyre:+ 20  të Gershomit+ ishin: biri i tij Libni, biri i tij Jahati, biri i tij Zimahu, 21  biri i tij Joahu, biri i tij Ido, biri i tij Zerahu, biri i tij Jeaterai. 22  Bijtë* e Kehathit ishin: biri i tij Aminadabi, biri i tij Korahu,+ biri i tij Asiri, 23  biri i tij Elkanahu, biri i tij Ebiasafi,+ biri i tij Asiri, 24  biri i tij Tahathi, biri i tij Urieli, biri i tij Uziahu, biri i tij Shauli. 25  Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimoti. 26  Bijtë e një Elkanahu tjetër ishin biri i tij Zofai, biri i tij Nahati, 27  biri i tij Eliabi, biri i tij Jerohami, biri i tij Elkanahu.+ 28  Bijtë e Samuelit+ ishin Joeli, i parëlinduri, dhe i dyti Abijahu.+ 29  Bijtë* e Merarit ishin Mahli,+ biri i tij Libni, biri i tij Shimei, biri i tij Uzahu, 30  biri i tij Shimeai, biri i tij Hagiahu, biri i tij Asajahu. 31  Davidi i caktoi këta për të dirigjuar këngëtarët në shtëpinë e Jehovait pasi atje sollën Arkën.+ 32  Ata ishin përgjegjës për këndimin në tabernakull, në tendën e takimit,* deri kur Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait në Jerusalem,+ dhe e kryen shërbimin e tyre siç ishin udhëzuar.+ 33  Këta ishin ata që shërbenin me bijtë e tyre: nga bijtë e kehathitëve, Hemani,+ këngëtari, biri i Joelit,+ biri i Samuelit, 34  biri i Elkanahut,+ biri i Jerohamit, biri i Elielit, biri i Toahut, 35  biri i Zufit, biri i Elkanahut, biri i Mahatit, biri i Amasait, 36  biri i Elkanahut, biri i Joelit, biri i Azariahut, biri i Sofonisë, 37  biri i Tahathit, biri i Asirit, biri i Ebiasafit, biri i Korahut, 38  biri i Izarit, biri i Kehathit, biri i Levit, biri i Izraelit. 39  Vëllai i tij, Asafi,+ qëndronte në të djathtë të Hemanit. Asafi ishte bir i Berekisë, bir i Shimeait, 40  bir i Mikaelit, bir i Basejahut, bir i Malkijahut, 41  bir i Etnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, 42  bir i Etanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, 43  bir i Jahatit, bir i Gershomit, bir i Levit. 44  Pasardhësit e Merarit,+ vëllezërit e tyre ishin në të majtë. Ata ishin Etani,+ bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Malukut, 45  bir i Hashabiahut, bir i Amaziahut, bir i Hilkiahut, 46  bir i Amzit, bir i Banit, bir i Shemerit, 47  bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit. 48  Levitët, vëllezërit e tyre, ishin të caktuar* për tërë shërbimin në tabernakull, domethënë, në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 49  Aroni dhe djemtë e tij+ paraqitnin tym blatimesh mbi altarin e blatimeve të djegura+ dhe mbi altarin e temjanit,+ për të kryer detyrat lidhur me gjërat shumë të shenjta, për të bërë shlyerjen për Izraelin,+ sipas gjithë asaj që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë. 50  Këta ishin pasardhësit e Aronit:+ biri i tij Eleazari,+ biri i tij Finehasi, biri i tij Abishuai, 51  biri i tij Buki, biri i tij Uzi, biri i tij Zerahiahu, 52  biri i tij Merajoti, biri i tij Amariahu, biri i tij Ahitubi,+ 53  biri i tij Sadoku,+ biri i tij Ahimazi. 54  Këto ishin vendbanimet e tyre sipas kampeve* në territorin e tyre: për pasardhësit e Aronit, që i përkitnin familjes së kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre. 55  Atyre u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark. 56  Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut. 57  Pasardhësve të Aronit u dhanë qytetet* e strehimit,+ Hebronin,+ gjithashtu Libnahun+ me kullotat e tij, Jatirin,+ Eshtemoan me kullotat e tij,+ 58  Hilenin me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 59  Ashanin+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij. 60  Nga fisi i Beniaminit, u dhanë Gebën+ me kullotat e tij, Alemethin me kullotat e tij dhe Anatothin+ me kullotat e tij. Të gjitha qytetet që iu ndanë familjeve të tyre ishin 13.+ 61  Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familje të fiseve të tjera,* nga gjysma e fisit, pra gjysma e Manaseut.+ 62  Pasardhësve të Gershomit, sipas familjeve të tyre, iu caktuan 13 qytete nga fisi i Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga fisi i Manaseut në Bashan.+ 63  Meraritëve, sipas familjeve të tyre, iu caktuan me short 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+ 64  Kështu izraelitët u dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre.+ 65  Për më tepër, ata i caktuan me short këto qytete, të cilat përmenden me emra, nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit. 66  Disa nga familjet kehathite morën si territor të tyre qytete nga fisi i Efraimit.+ 67  Atyre u dhanë qytetet* e strehimit, Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 68  Jokmeamin me kullotat e tij, Beth-Horonin+ me kullotat e tij, 69  Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin+ me kullotat e tij. 70  Pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve mori Anerin me kullotat e tij dhe Beleamin me kullotat e tij nga gjysma e fisit të Manaseut. 71  Pasardhësve të Gershomit iu caktuan nga familja e gjysmës së fisit të Manaseut: Golanin+ në Bashan me kullotat e tij dhe Ashtarotin me kullotat e tij;+ 72  nga fisi i Isaharit, Kedeshin me kullotat e tij dhe Daberatin+ me kullotat e tij,+ 73  Ramotin me kullotat e tij dhe Anemin me kullotat e tij; 74  nga fisi i Asherit, Mashalin me kullotat e tij dhe Abdonin me kullotat e tij,+ 75  Hukokun me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij; 76  nga fisi i Neftalit, Kedeshin+ në Galile+ me kullotat e tij, Hamonin me kullotat e tij dhe Kiriataimin me kullotat e tij. 77  Pjesës tjetër të meraritëve i caktuan nga fisi i Zabulonit,+ Rimonon me kullotat e tij dhe Taborin me kullotat e tij. 78  Në rajonin e Jordanit, pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit i dhanë Bezerin në shkretëtirë* me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij, 79  Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij. 80  Nga fisi i Gadit, Ramotin në Galad me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 81  Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij.

Shënimet

Fjalë për fjalë «Bijtë».
Quhet edhe Gershon në vargun 1.
Ose «Pasardhësit».
Ose «Pasardhësit».
Fjalë për fjalë «ishin të dhuruar».
Ose «kampeve të rrethuara me mur».
Një mundësi tjetër «qytetin», sipas Js 21:13.
Ose «iu dhanë me short».
Fjalë për fjalë «nga familja e një fisi tjetër».
Një mundësi tjetër «qytetin», sipas Js 21:21.