Libri i parë i Kronikave 8:1-40
8 Beniaminit+ i lindi Belahu,+ i parëlinduri i tij, Ashbeli+ i dyti, Aharahu i treti,
2 Nohahu i katërti dhe Rafai i pesti.
3 Bijtë e Belahut ishin: Adari, Gerau,+ Abihudi,
4 Abishuai, Namani, Ahoahu,
5 Gerau, Shefufani dhe Hurami.
6 Këta ishin bijtë e Ehudit, krerët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës,+ që u çuan në mërgim në Manahat:
7 Namani, Akijahu dhe Gerau që i çoi ata në mërgim dhe pati djem Uzain e Ahihudin.
8 Shaharaimit i lindën fëmijë në territorin* e Moabit, pasi i përzuri ata; gratë e tij ishin Hushima dhe Bara.*
9 Gruaja e tij Hodesha i lindi Jobabin, Zibiaun, Meshain, Malkamin,
10 Jeuzin, Sakiaun dhe Mirmahun. Këta ishin bijtë e tij, krerë të shtëpive atërore.
11 Hushima i lindi Abitubin dhe Elpalin.
12 Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, (i cili ndërtoi Onon+ dhe Lodin+ me fshatrat e tij),
13 si dhe Beriahu e Shemai. Këta ishin krerë të shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit.+ Këta dëbuan banorët e Gathit.
14 Ishin edhe Ahioja, Shashaku, Jeremoti,
15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,
16 Mikaeli, Ishpahu dhe Johahu, bijtë e Beriahut;
17 dhe Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
18 Ishmerai, Izliahu, Jobabi, bijtë e Elpalit;
19 dhe Jakimi, Zikri, Zabdi,
20 Elienai, Ziletai, Elieli,
21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrati, bijtë e Shimeit;
22 Ishpani, Eberi, Elieli,
23 Abdoni, Zikri, Hanani,
24 Hananiahu, Elami, Antothijahu,
25 Ifdejahu dhe Penueli, bijtë e Shashakut;
26 Shamsherai, Shehariahu, Ataliahu,
27 Jareshiahu, Elija dhe Zikri, bijtë e Jerohamit.
28 Këta ishin krerët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik; këta krerë banonin në Jerusalem.
29 Ati i Gibeonit, Jejeli, banoi në Gibeon+ dhe gruaja e tij quhej Makaha.+
30 Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pas tij Zuri, Kishi, Baali, Nadabi,
31 Gedori, Ahioja dhe Zekeri.
32 Miklotit i lindi Shimeahu. Të gjithë këta banuan pranë vëllezërve të tyre* në Jerusalem.
33 Nerit+ i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shuai,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali.*+
34 Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.*+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+
35 Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tareai dhe Akazi.
36 Akazit i lindi Jehoadahu; Jehoadahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai;
37 Mozait i lindi Bineai, biri i tij Rafahu, biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli.
38 Azeli kishte gjashtë djem dhe ata ishin: Azrikami, Bokerui, Ismaeli, Shearjahu, Abdia dhe Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Azelit.
39 Bijtë e vëllait të tij, Eshekut, ishin Ulami, i parëlinduri, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti i treti.
40 Bijtë e Ulamit ishin luftëtarë të fuqishëm, harkëtarë,* dhe kishin shumë djem e nipër: gjithsej 150. Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.