Letra e parë e Pjetrit 1:1-25

  • Përshëndetje (1, 2)

  • Të lindësh përsëri për një shpresë të gjallë (3-12)

  • Bëhuni të shenjtë si fëmijë të bindur (13-25)

1  Pjetri, apostull+ i Jezu Krishtit, drejtuar banorëve të përkohshëm të shpërndarë nëpër Pont, Galati, Kapadoki,+ Azi dhe Bitini,  të zgjedhurve sipas paranjohjes* së Perëndisë, Atit,+ të cilët fryma i ka shenjtëruar*+ që të jenë të bindur ndaj tij dhe të pastër falë spërkatjes me gjakun e Jezu Krishtit:+ Paçi gjithnjë e më shumë mirësi të pamerituar* dhe paqe nga Perëndia!  Lëvduar qoftë Perëndia, Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht, që me mëshirën e tij të madhe na dha mundësinë, nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit,+ të lindim përsëri+ për një shpresë të gjallë,+  për një trashëgimi të pashkatërrueshme, të pandotur e të pavenitshme.+ Kjo trashëgimi është rezervuar në qiej për ju,+  për ju që Perëndia po ju ruan me fuqinë e vet, falë besimit që keni, për një shpëtim që do të zbulohet në kohën e fundit.  Për këtë po gëzoni shumë, ndonëse për pak kohë do t’ju duhet të vuani për shkak të sprovave* të ndryshme,+  me qëllim që cilësia e besimit tuaj të sprovuar+—shumë më i çmuar se ari që prishet edhe pse sprovohet* në zjarr—t’ju sjellë lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti.+  Ndonëse nuk e keni parë kurrë, ju e doni atë; ndonëse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai dhe ndieni një gëzim të madh e të papërshkrueshëm,  ndërsa korrni frytin e besimit tuaj, shpëtimin tuaj.+ 10  Për sa i përket këtij shpëtimi, profetët që profetizuan për mirësinë e pamerituar të rezervuar për ju, studiuan me zell e bënë kërkime të kujdesshme.+ 11  Ata kërkuan pareshtur të njihnin rrethanat a kohën specifike kur do të plotësoheshin profecitë lidhur me Krishtin,+ që u tregonte fryma* brenda tyre, sepse ajo u kishte dëshmuar paraprakisht për vuajtjet që duhej të hiqte Krishti+ dhe për lavdinë që do të merrte më pas. 12  Atyre iu tregua se nuk po i shërbenin vetes, por juve, kur folën për ato gjëra që tani jua kanë zbuluar ata që ju shpallën lajmin e mirë falë frymës së shenjtë të dërguar nga qielli.+ Pikërisht këto gjëra edhe engjëjt dëshirojnë me zjarr t’i kuptojnë. 13  Prandaj përgatitni mendjen* për aktivitet!+ Ruani plotësisht gjykimin!+ Varini shpresat te mirësia e pamerituar që do t’ju tregohet kur të zbulohet Jezu Krishti! 14  Si fëmijë të bindur, mjaft u brumosët* nga dëshirat e mëparshme kur ishit në padije, 15  por si i Shenjti që ju thirri, bëhuni edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,+ 16  sepse është shkruar: «Duhet të jeni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë!»+ 17  Veç kësaj, nëse i thërritni për ndihmë Atit, i cili e gjykon me paanësi+ gjithsecilin sipas veprave, tregoni me vepra se nderoni thellësisht Perëndinë*+ ndërsa jetoni si banorë të përkohshëm në këtë botë. 18  Ju e dini se u çliruat* nga mënyra e kotë e jetesës që ju lanë si trashëgimi paraardhësit,* jo me gjëra të prishshme,+ me argjend ose ar, 19  por me gjak të çmuar,+ si ai i një qengji të patëmetë dhe të panjollë,+ po, të Krishtit.+ 20  Vërtet, Perëndia e kishte zgjedhur atë përpara se të themelohej bota,+ por ai u shfaq në fund të kohëve për hirin tuaj.+ 21  Me anë të tij ju besoni te Perëndia,+ i cili e ngriti atë nga të vdekurit+ dhe i dha lavdi,+ që të besoni dhe të shpresoni te Perëndia. 22  Tani që keni përzemërsi vëllazërore pa hipokrizi,+ ngaqë jeni pastruar* duke iu bindur së vërtetës, kini për njëri-tjetrin dashuri të zjarrtë nga zemra.+ 23  Juve ju është dhënë mundësia të lindni përsëri,+ jo nga një farë e shkatërrueshme, por nga një farë e pashkatërrueshme,*+ me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë e të përjetshëm.+ 24  Faktikisht, «çdo njeri* është si bari dhe gjithë lavdia e tij është si lulja e fushës; bari thahet dhe lulja bie, 25  por fjala e Jehovait* mbetet përgjithmonë».+ «Fjala» është lajmi i mirë që ju është shpallur.+

Shënimet

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «dashamirësi të pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «vështirësive».
Ose «rafinohet».
Ose «mblidhni forcat mendore». Fjalë për fjalë «ngjishni ijët e mendjes».
Ose «u modeluat».
Fjalë për fjalë «silluni me frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «u shpenguat». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «ju la si trashëgimi tradita».
Ose «keni pastruar shpirtin».
Ose «një farë e frytshme (jetëdhënëse)». Domethënë, nga fryma e shenjtë.
Fjalë për fjalë «mish».