Libri i parë i Samuelit 15:1-35

  • Sauli nuk u bind duke ia kursyer jetën Agagut (1-9)

  • Samueli qorton Saulin (10-23)

    • «Të bindesh është më mirë se flijimi» (22)

  • Sauli hidhet poshtë si mbret (24-29)

  • Samueli vret Agagun (30-35)

15  Pastaj Samueli i tha Saulit: «Jehovai më dërgoi që të të miros* si mbret të popullit të vet, Izraelit.+ Dëgjo tani çfarë ka për të thënë Jehovai.+  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë do t’u kërkoj llogari amalekitëve për atë që i bënë Izraelit kur iu kundërvunë teksa dilte nga Egjipti.+  Tani shko, goditi amalekitët+ dhe caktoji për shfarosje,*+ bashkë me gjithë ç’kanë. Mos ua kurse jetën!* Vrit+ burra e gra, fëmijë e foshnja, dema, dele, deve dhe gomarë.’»+  Sauli thirri ushtrinë dhe i numëroi burrat në Telaim: ishin 200.000 këmbësorë dhe 10.000 burra nga Juda.+  Sauli përparoi deri në qytetin e Amalekut dhe ngriti një pritë pranë luginës.*  Pastaj u tha kenitëve:+ «Ikni, largohuni nga amalekitët, që të mos ju shkatërroj bashkë me ta,+ sepse ju treguat dashuri besnike ndaj gjithë popullit të Izraelit+ në kohën kur doli nga Egjipti.» Kështu kenitët u larguan nga radhët e Amalekut.  Pas kësaj, Sauli i vrau amalekitët+ që nga Havilahu+ e deri në Sur,+ që është afër Egjiptit.  Ai e zuri të gjallë Agagun,+ mbretin e Amalekut, kurse gjithë pjesën tjetër të popullit e caktoi për shfarosje me shpatë.+  Megjithatë Sauli dhe populli ia kursyen jetën* Agagut, pjesës më të mirë të dhenve e të gjedhëve, të kafshëve të majme, të deshve e të gjithçkaje që ishte e mirë+ dhe nuk deshën t’i shfarosnin. Kurse gjithë gjërat që s’kishin vlerë dhe ishin të padëshirueshme, i shfarosën krejt. 10  Atëherë Jehovai i drejtoi këtë fjalë Samuelit: 11  «Më vjen keq* që e kam bërë Saulin mbret, sepse është larguar nga unë, nuk më ndjek më dhe nuk i ka zbatuar fjalët e mia.»+ Samueli u mërzit shumë dhe iu përgjërua Jehovait gjithë natën.+ 12  Kur u çua herët në mëngjes që të takonte Saulin, Samuelin e njoftuan: «Sauli shkoi në Karmel,+ ku ngriti një përmendore për vete.+ Pastaj u kthye dhe zbriti në Gilgal.» 13  Kur më në fund Samueli vajti tek ai, Sauli i tha: «Të bekoftë Jehovai! E zbatova fjalën e Jehovait.» 14  Por Samueli e pyeti: «Çfarë është, atëherë, kjo blegërimë dhensh dhe kjo pëllitje gjedhësh që po dëgjoj?»+ 15  Sauli iu përgjigj: «Janë kafshët që sollën nga amalekitët, sepse populli e la gjallë pjesën më të mirë* të dhenve dhe të gjedhëve për t’ia flijuar Jehovait, Perëndisë tënd, por atë që mbeti, e shfarosëm.» 16  Me të dëgjuar këtë, Samueli i tha Saulit: «Mjaft! Do të të tregoj çfarë më tha mbrëmë Jehovai.»+ Dhe ai i tha: «Më thuaj!» 17  Samueli vazhdoi: «A nuk të dukej vetja i parëndësishëm+ kur u bëre kreu i fiseve të Izraelit dhe kur Jehovai të mirosi si mbret të Izraelit?+ 18  Më vonë Jehovai të dërgoi me mision dhe të tha: ‘Shko të caktosh për shfarosje amalekitët mëkatarë.+ Lufto kundër tyre, derisa t’i kesh zhdukur.’+ 19  Pse, pra, nuk iu binde zërit të Jehovait? Përkundrazi u turre me lakmi drejt plaçkës+ dhe bëre atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait!» 20  Megjithatë Sauli i tha Samuelit: «Por unë iu binda zërit të Jehovait. Shkova në misionin që më dërgoi Jehovai dhe e solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe amalekitët i shfarosa.+ 21  Por populli mori nga plaçka dhen e gjedhë, më të mirat nga ato që duheshin shfarosur, që t’ia flijonte Jehovait, Perëndisë tënd, në Gilgal.»+ 22  Atëherë Samueli i tha: «A kënaqet Jehovai më shumë kur i ofron blatime të djegura e flijime+ apo kur i bindesh zërit të Jehovait? Të bindesh është më mirë se flijimi+ dhe të dëgjosh me kujdes është më mirë se dhjami+ i deshve, 23  sepse rebelimi+ është njëlloj si mëkati i fallit+ dhe të kalosh caqet me arrogancë është njëlloj si të përdorësh fuqi magjike e të bësh idhujtari.* Ngaqë ti e ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait,+ ai të ka hedhur poshtë ty, që të mos jesh më mbret.»+ 24  Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Kam mëkatuar, sepse kam shkelur urdhrin e Jehovait dhe fjalët e tua ngaqë iu frikësova popullit e dëgjova çfarë tha ai. 25  E tani, të lutem, falma mëkatin dhe kthehu me mua që të përkulem para Jehovait.»+ 26  Por Samueli i tha: «Nuk do të kthehem me ty, sepse ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait dhe Jehovai të ka hedhur poshtë ty, që të mos vazhdosh më si mbret i Izraelit.»+ 27  Teksa Samueli po kthehej për të ikur, Sauli ia mbërtheu cepin e veshjes pa mëngë, por ajo u gris. 28  Atëherë Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe do t’ia japë atë dikujt që është më i mirë se ti.+ 29  Veç kësaj, Shkëlqesia e Izraelit+ do ta mbajë fjalën+ e nuk do të ndërrojë mendje,* sepse Ai nuk është njeri që të ndërrojë mendje.»+ 30  Atëherë ai tha: «Kam mëkatuar. Por, të lutem, më ndero përpara pleqve të popullit tim dhe përpara Izraelit. Kthehu me mua, dhe unë do të përkulem përpara Jehovait, Perëndisë tënd.»+ 31  Kështu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli u përkul përpara Jehovait. 32  Pastaj Samueli tha: «Ma sillni këtu Agagun, mbretin e Amalekut.» Atëherë Agagu shkoi me ngurrim* tek ai, edhe pse kishte thënë me vete: «Me siguri, rreziku* i vdekjes ka kaluar.» 33  Por Samueli tha: «Ashtu si shpata jote ka lënë gra pa fëmijë, po kështu nëna jote do të mbetet pa fëmijë mes grave.» Pastaj Samueli e bëri copë-copë Agagun përpara Jehovait në Gilgal.+ 34  Pastaj Samueli shkoi në Ramah, kurse Sauli shkoi në shtëpinë e tij në Gibeahun e Saulit. 35  Samueli nuk e pa më Saulin deri ditën e vdekjes së vet, sepse mbante zi për Saulin.+ Dhe Jehovait i erdhi keq që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.+

Shënimet

Ose «Mos u trego dhembshuri!»
Ose «vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «i treguan dhembshuri».
Ose «Jam brengosur».
Ose «popullit iu dhimbs pjesa më e mirë».
Fjalë për fjalë «terafim», pra, perëndi shtëpie; idhuj.
Ose «nuk do të pendohet».
Një mundësi tjetër «plot siguri».
Fjalë për fjalë «hidhërimi».