Libri i parë i Samuelit 17:1-58
17 Tani, filistinët+ i mblodhën ushtritë* e tyre për luftë. Ata u mblodhën në Sokoh+ të Judës dhe e ngritën kampin mes Sokohut dhe Azekahut,+ në Efes-Damim.+
2 Sauli me burrat e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin në luginën* e Elahut+ dhe u rreshtuan në formacion luftimi kundër filistinëve.
3 Filistinët qëndronin në malin që ishte nga njëra anë, kurse izraelitët qëndronin në malin nga ana tjetër, dhe në mes tyre ishte lugina.
4 Nga kampet e filistinëve doli një kampion me emrin Goliad,+ nga Gathi.+ Ai ishte gjashtë kute e një pëllëmbë i gjatë.*
5 Në kokë kishte një helmetë* prej bakri dhe mbante veshur një thurak* me luspa metalike; bakri i thurakut+ peshonte 5.000 sikla.*
6 Në këmbë kishte palestrina bakri, ndërsa në shpinë mbante një shtizë+ bakri.
7 Shkopi i drunjtë i heshtës ishte si shuli i tezgjahut,*+ kurse hekuri i tehut të heshtës peshonte 600 sikla;* ai që i mbante mburojën marshonte përpara tij.
8 Atëherë Goliadi u ndal dhe u bërtiti forcave ushtarake të Izraelit:+ «Pse jeni rreshtuar në formacion luftimi? A nuk jam unë filistini? A nuk jeni ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë dhe të zbresë tek unë.
9 Po qe i zoti të luftojë me mua e më vret, atëherë ne do të bëhemi shërbëtorët tuaj. Por, nëse unë e mund dhe e vras, ju do të bëheni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni.»
10 Pastaj filistini shtoi: «Sot unë sfidoj* forcat ushtarake të Izraelit.+ Le të ndeshet me mua burri që keni zgjedhur!»
11 Kur Sauli dhe gjithë Izraeli i dëgjuan fjalët e filistinit, u tmerruan dhe u hyri një frikë e madhe.
12 Tani, Davidi ishte djali i një efratiti+ nga Betlehemi+ i Judës, që quhej Jese,+ i cili kishte tetë djem+ dhe ishte tashmë i moshuar në ditët e Saulit.
13 Tre djemtë më të mëdhenj të Jeseut kishin shkuar pas Saulit në luftë.+ Emrat e tre djemve që shkuan në luftë ishin Eliab,+ i parëlinduri, Abinadab,+ i dyti dhe, Shamah,+ i treti.
14 Davidi ishte më i vogli+ dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.
15 Davidi shkonte sa nga Sauli, sa në Betlehem ku ruante dhentë+ e të atit.
16 Ndërkohë, për 40 ditë me radhë, filistini dilte e qëndronte përpara izraelitëve çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.
17 Atëherë Jeseu i tha Davidit, të birit: «Të lutem, merre këtë efë* drithi të pjekur dhe këto dhjetë bukë e çojua shpejt vëllezërve të tu në kamp.
18 Dhe këto dhjetë racione djathi çoja kreut të mijëshes; shiko edhe si janë vëllezërit e tu e më sill ndonjë shenjë që janë mirë.»
19 Ata ishin bashkë me Saulin dhe me gjithë burrat e tjerë të Izraelit në luginën* e Elahut,+ duke luftuar kundër filistinëve.+
20 Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes dhe i la dhentë nën kujdesin e dikujt. Pastaj bëri gati gjërat që kishte për të marrë dhe shkoi, ashtu siç e urdhëroi Jeseu. Kur mbërriti në kufi të kampit, ushtria po dilte në fushë të betejës duke lëshuar një britmë lufte.
21 Izraeli dhe filistinët i rreshtuan ballë për ballë forcat për betejë.
22 Menjëherë Davidi i la plaçkat e tij nën kujdesin e rojtarit të plaçkave dhe vrapoi për në fushën e betejës. Kur mbërriti, nisi të pyeste të tjerët si ishin vëllezërit e tij.+
23 Ndërsa fliste me ta, erdhi kampioni që e kishte emrin Goliad,+ filistini nga Gathi. Ai doli nga radhët e forcave filistine e tha të njëjtat fjalë si më parë,+ dhe Davidi e dëgjoi.
24 Kur e panë atë njeri, tërë burrat e Izraelit ia mbathën të tmerruar+
25 dhe thoshin: «E keni parë këtë njeri që po vjen? Ai po vjen për të sfiduar Izraelin.+ Atij që e vret, mbreti do t’i japë pasuri të mëdha, vajzën e vet+ dhe do ta përjashtojë shtëpinë e të atit nga detyrimet në Izrael.»
26 Davidi filloi t’u thoshte burrave që kishte aty afër: «Çfarë do të bëhet me njeriun që e vret atë filistinin atje dhe që ia heq poshtërimin Izraelit? Kush na qenka ky filistin i parrethprerë që guxon të sfidojë forcat ushtarake të Perëndisë së gjallë?!»+
27 Atëherë njerëzit i thanë të njëjtën gjë si më parë: «Kështu do të bëhet me njeriun që e vret atë.»
28 Kur vëllai i tij më i madh, Eliabi,+ e dëgjoi që po fliste me burrat, u zemërua me Davidin dhe i tha: «Pse ke ardhur? Kujt ia le ato pak dhen në shkretëtirë?+ E di mirë që je arrogant* dhe ke qëllime të këqija;* ke zbritur vetëm që të shohësh betejën.»
29 Atëherë Davidi tha: «Çfarë bëra tani? Vetëm një pyetje bëra!»
30 Kështu Davidi u largua nga ai e iu drejtua dikujt tjetër dhe pyeti për të njëjtën gjë si më parë;+ njerëzit i dhanë po të njëjtën përgjigje.+
31 Disa i dëgjuan fjalët që kishte thënë Davidi dhe ia treguan Saulit; prandaj ai dërgoi dikë që ta merrte.
32 Davidi i tha Saulit: «Askujt të mos i mpaket zemra* për shkak të tij. Shërbëtori yt do të shkojë e do të luftojë me këtë filistin.»+
33 Por Sauli i tha Davidit: «Ti nuk je në gjendje të luftosh kundër këtij filistini, sepse s’je veçse një djalosh,+ kurse ai ka qenë luftëtar që në rini.»
34 Atëherë Davidi i tha Saulit: «Shërbëtori yt u bë bari i kopesë së të atit. Një ditë erdhi një luan,+ pastaj një ari, dhe secili mori nga një dele nga kopeja.
35 Unë e ndoqa, e godita dhe e çlirova delen nga goja e tij. Kur u ngrit kundër meje, e mbërtheva nga nofulla,* e godita dhe e vrava.
36 Shërbëtori yt vrau edhe luanin, edhe ariun. Ky filistin i parrethprerë do të jetë si një nga ata, sepse ka sfiduar forcat ushtarake të Perëndisë së gjallë.»+
37 Pastaj Davidi shtoi: «Jehovai, që më çliroi nga kthetrat e luanit dhe të ariut, do të më çlirojë edhe nga dora e këtij filistini.»+ Atëherë Sauli i tha Davidit: «Shko, dhe Jehovai qoftë me ty!»
38 Sauli e veshi Davidin me rrobat e tij, i vuri në kokë një helmetë prej bakri e pas kësaj i veshi një thurak.
39 Atëherë Davidi ngjeshi shpatën pas rrobave dhe u përpoq të ecte, por nuk mundi, sepse nuk ishte mësuar me to. Prandaj Davidi i tha Saulit: «Nuk mundem të shkoj me këto gjëra, sepse nuk jam mësuar me to.» Kështu që i hoqi.
40 Pastaj mori në dorë bastunin e vet, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në shtratin e lumit* dhe i vuri në xhepin e torbës së bariut, dhe me hobenë+ në dorë filloi t’i afrohej filistinit.
41 Filistini iu afrua gjithnjë e më shumë Davidit dhe përpara tij qëndronte ai që i mbante mburojën.
42 Kur filistini hodhi sytë rrotull dhe pa Davidin, iu ngërdhesh gjithë përbuzje, sepse ai ishte veçse një djalosh faqekuq e i pashëm.+
43 Kështu filistini i tha Davidit: «Mos jam gjë qen+ që po vjen kundër meje me bastun?!» Dhe filistini e mallkoi Davidin në emër të perëndive të veta.
44 Filistini i tha: «Vetëm hajde tek unë, po s’ua dhashë mishin tënd zogjve të qiellit dhe egërsirave të tokës.»
45 Davidi ia ktheu filistinit: «Ti po vjen kundër meje me shpatë, heshtë dhe shtizë,+ kurse unë po vij kundër teje në emër të Jehovait të ushtrive,+ Perëndisë së forcave ushtarake të Izraelit, të cilin e ke sfiduar.+
46 Pikërisht sot Jehovai do të të dorëzojë në dorën time+ dhe unë do të të godas e do të ta pres kokën. Kufomat e kampit të filistinëve do t’ua jap sot zogjve të qiellit dhe egërsirave të tokës. Gjithë bota do ta marrë vesh se ka një Perëndi në Izrael.+
47 Dhe tërë ata që janë mbledhur këtu* do ta marrin vesh se Jehovai nuk shpëton me shpatë ose me heshtë,+ sepse beteja i përket Jehovait,+ dhe ai do t’ju japë të gjithëve në dorën tonë.»+
48 Atëherë filistini u afrua gjithnjë e më shumë për t’u ndeshur me Davidin, por Davidi vrapoi shpejt drejt fushës së betejës për t’u ndeshur me filistinin.
49 Davidi futi dorën në torbë, mori një gur, e gjuajti me hobé dhe e goditi filistinin në ballë. Guri iu fut në ballë filistinit, i cili ra me fytyrë përtokë.+
50 Kështu Davidi e mposhti filistinin me një hobé e një gur; ai e goditi filistinin dhe e vrau, edhe pse nuk kishte shpatë në dorë.+
51 Davidi vazhdoi të vraponte dhe ndaloi mbi trupin e tij. Pastaj mbërtheu shpatën e filistinit,+ e nxori nga milli* dhe u sigurua që kishte vdekur duke i prerë me të kokën. Kur panë se trimi i tyre kishte vdekur, filistinët ia mbathën.+
52 Atëherë burrat e Izraelit e të Judës u ngritën, lëshuan britma dhe i ndoqën filistinët gjatë gjithë rrugës nga lugina+ deri te portat e Ekronit.+ Përgjatë rrugës nga Sharaimi+ deri në Gath dhe në Ekron kishte filistinë të vrarë.
53 Pasi i ndoqën filistinët këmba-këmbës, izraelitët u kthyen dhe ua plaçkitën kampet.
54 Pastaj Davidi mori kokën e filistinit dhe e çoi në Jerusalem, kurse armët e filistinit i vuri në tendën e vet.+
55 Në çastin që Sauli pa Davidin të nisej për t’u ndeshur me filistinin, e pyeti Abnerin,+ kreun e ushtrisë: «Abner, biri i kujt është ky djalosh?»+ Abneri iu përgjigj: «Të betohem,* o mbret, nuk e di!»
56 Mbreti i tha: «Pyet se biri i kujt është ky djalosh.»
57 Kështu, sapo Davidi u kthye nga vrasja e filistinit, Abneri e mori dhe e çoi përpara Saulit, bashkë me kokën e filistinit+ në dorë.
58 Atëherë Sauli e pyeti: «Biri i kujt je ti, o djalosh?» Davidi iu përgjigj: «Biri i shërbëtorit tënd Jese+ betlehemitit.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «kampet».
^ Ose «ultësirën».
^ Ai ishte i gjatë rreth 2,9 m. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «përkrenare».
^ Ose «parzmore të thurur».
^ Rreth 57 kg. Shih Shtojcën B14.
^ Shih Fjalorthin.
^ Rreth 6,84 kg. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «përbuz».
^ Rreth 22 l. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «ke qëllime të këqija në zemër».
^ Ose «që ti i kalon caqet me arrogancë».
^ Ose «Askush të mos humbasë guximin».
^ Ose «nga gëzofi». Fjalë për fjalë «nga mjekra».
^ Ose «në vad». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «tërë ky kongregacion».
^ Ose «këllëfi».
^ Ose «Siç është e vërtetë që ti rron».