Libri i parë i Samuelit 24:1-22

  • Davidi i kursen jetën Saulit (1-22)

    • Davidi respekton të mirosurin e Jehovait (6)

24  Sapo Sauli u kthye nga ndjekja e filistinëve, i thanë: «Davidi është në shkretëtirën e En-Gedit.»+  Prandaj, Sauli mori 3.000 burra të zgjedhur nga gjithë Izraeli e shkoi të kërkonte Davidin dhe njerëzit e tij në shpatet shkëmbore të dhive të malit.  Sauli mbërriti te vathat prej guri përgjatë rrugës, ku gjendej një shpellë, dhe hyri për të kryer nevojat personale.* Ndërkohë Davidi dhe njerëzit e tij ishin fshehur mirë në fund të shpellës.+  Njerëzit që kishte me vete i thanë Davidit: «Kjo është dita kur Jehovai të thotë: ‘Ja, po ta jap armikun në dorë.+ Bëj me të si të të duket më mirë.’» Kështu Davidi u çua dhe, pa u ndier, i preu Saulit cepin e veshjes pa mëngë.  Por më pas Davidin filloi ta qortonte zemra,*+ sepse i kishte prerë Saulit cepin e veshjes pa mëngë.  Ai u tha njerëzve të vet: «Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend t’i bëj një gjë të tillë zotërisë tim, të mirosurit* të Jehovait, të ngre dorë kundër tij, sepse është i mirosuri i Jehovait.»+  Kështu, me këto fjalë, Davidi i pengoi* e nuk i lejoi njerëzit e vet ta sulmonin Saulin. Kurse Sauli u çua, doli nga shpella dhe iku.  Atëherë Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit: «O zotëria im, mbreti im!»+ Kur Sauli ktheu kokën, Davidi u përkul me fytyrën përtokë para tij.  Davidi i tha Saulit: «Pse i dëgjon fjalët e njerëzve që thonë: ‘Davidi po kërkon të të bëjë keq.’+ 10  Pikërisht sot e pe me sytë e tu se si Jehovai të dha në duart e mia kur ishe në shpellë. Dikush më tha të të vritja,+ por më erdhi keq për ty dhe thashë: ‘Nuk do të ngre dorë kundër zotërisë tim, sepse është i mirosuri i Jehovait.’+ 11  Ja, o ati im, tek e kam në dorë cepin e veshjes sate pa mëngë. Kur e preva, mund të të kisha vrarë, por nuk e bëra. Tani mund të shikosh e të kuptosh se nuk më shkon ndër mend të të bëj keq a të rebelohem, dhe se nuk kam mëkatuar kundër teje.+ Kurse ti më je qepur këmba-këmbës për të ma marrë jetën.+ 12  Jehovai gjykoftë mes meje e teje,+ Jehovai marrtë hak për mua,+ sepse unë nuk do të ngre dorë kundër teje!+ 13  Një proverb i lashtë thotë: ‘Nga të ligjtë, ligësi vjen’, ndaj unë nuk do të ngre dorë kundër teje. 14  Kujt i është vënë pas mbreti i Izraelit? Kë po ndjek? Një qen të ngordhur?! Një plesht?!+ 15  Jehovai qoftë gjykatës mes meje dhe teje! Ai do të gjykojë, do ta shqyrtojë dhe do ta mbrojë çështjen time.+ Ai do të më gjykojë dhe do të më çlirojë nga dora jote.» 16  Sapo Davidi i mbaroi këto fjalë, Sauli i tha: «Zëri yt është ky David, biri im?»+ Dhe Sauli filloi të qante me dënesë. 17  Ai i tha Davidit: «Ti je më i drejtë se unë, sepse je sjellë mirë me mua, kurse unë ta kam kthyer me të keq.+ 18  Po, sot ti ke treguar ç’të mirë ke bërë për mua, sepse Jehovai më dorëzoi në duart e tua, por ti nuk më vrave.+ 19  Kush e gjen armikun e vet dhe e lë të ikë pa i bërë gjë?! Jehovai do të të shpërblejë me të mira+ për atë që bëre për mua sot. 20  Ja, tani e di pa dyshim se do të mbretërosh+ dhe se mbretëria e Izraelit do të jetë e qëndrueshme në duart e tua. 21  Tani m’u beto për Jehovain+ se nuk do t’i shfarosësh pasardhësit* e mi dhe se nuk do të ma zhdukësh emrin nga shtëpia e tim eti.»+ 22  Kështu Davidi iu betua Saulit, e pas kësaj, Sauli u kthye në shtëpi,+ kurse Davidi dhe njerëzit e vet u ngjitën në vendin e tij të sigurt.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «për të mbuluar këmbët».
Ose «ta brente ndërgjegjja».
Një mundësi tjetër «i shpërndau».
Fjalë për fjalë «farën».