Libri i parë i Samuelit 28:1-25

  • Sauli shkon te një mediume në En-Dor (1-25)

28  Ato ditë filistinët mblodhën ushtritë për të luftuar kundër Izraelit.+ Prandaj Akishi i tha Davidit: «Ti patjetër e di që do të dalësh në betejë me mua bashkë me njerëzit e tu.»+  Davidi iu përgjigj Akishit: «Edhe ti e di se ç’do të bëjë shërbëtori yt.» Akishi ia ktheu: «Ja pse do të të caktoj që të jesh përherë truproja ime.»*+  Tani, Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli kishte mbajtur zi për të dhe e kishte varrosur në Ramah, në qytetin e vet.+ Gjithashtu, Sauli i kishte hequr nga vendi mediumet* dhe parashikuesit e fatit.+  Filistinët u mblodhën dhe vajtën të ngrinin kampin në Shunem.+ Kështu Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe e ngriti kampin në Gilboa.+  Kur pa kampin e filistinëve, Sauli u tremb dhe zemra iu drodh nga frika.+  Ndonëse Sauli kërkonte drejtimin e Jehovait,+ Jehovai nuk iu përgjigj kurrë, as me anë të ëndrrave, as me anë të Urimit*+ dhe as me anë të profetëve.  Në fund, Sauli u tha shërbëtorëve të tij: «Më gjeni një mediume+ dhe unë do të shkoj e do të konsultohem me të.» Atëherë shërbëtorët e tij iu përgjigjën: «Ja, në En-Dor+ është një mediume.»  Kështu Sauli u maskua, veshi rroba të tjera dhe, bashkë me dy burra, shkoi natën tek ajo grua. Sauli i tha: «Të lutem, më trego të ardhmen me aftësitë e tua si mediume+ dhe më thirr personin që do të të them.»  Por ajo i tha: «Me siguri e di ç’bëri Sauli se si i hoqi nga vendi mediumet dhe parashikuesit e fatit.+ Pse po përpiqesh të më futësh në kurth e të më dënosh me vdekje?»+ 10  Atëherë Sauli iu betua për Jehovain: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ti nuk do të kesh asnjë faj për këtë çështje.» 11  Me të dëgjuar këtë, gruaja tha: «Kë të thërras për ty?» Ai iu përgjigj: «Më thirr Samuelin.» 12  Kur pa «Samuelin»,*+ gruaja ulëriti sa i hante zëri dhe i tha Saulit: «Pse ma punove? Ti je Sauli!» 13  Mbreti i tha: «Mos ki frikë! Çfarë po shikon?» Gruaja iu përgjigj: «Shoh të ngjitet nga toka një si perëndi.» 14  Menjëherë ai i tha: «Ç’pamje ka?» E ajo ia ktheu: «Po ngjitet një burrë i moshuar me një veshje pa mëngë.»+ Nga kjo, Sauli e kuptoi që ky ishte «Samueli» dhe u përkul thellë me fytyrë përtokë. 15  Atëherë «Samueli» e pyeti Saulin: «Pse më shqetësove e më thirre?» Sauli iu përgjigj: «E kam punën pisk. Filistinët po luftojnë kundër meje dhe Perëndia më është larguar e nuk më përgjigjet më as me anë të profetëve, as me anë të ëndrrave;+ prandaj të thirra që të më thuash çfarë të bëj.»+ 16  «Samueli» i tha: «Pse më pyet mua pra, kur Jehovai është larguar prej teje+ dhe është bërë kundërshtari yt? 17  Jehovai do të bëjë ashtu si tha nëpërmjet meje. Jehovai do ta shkëputë mbretërinë nga dora jote dhe ka për t’ia dhënë atë një tjetri, Davidit.+ 18  Ja pse Jehovai po vepron kështu me ty sot, sepse nuk iu binde zërit të Jehovait dhe nuk i zhduke amalekitët,+ të cilët ndezën zemërimin e tij të zjarrtë. 19  Për më tepër, Jehovai do të të dorëzojë edhe ty, edhe Izraelin në duart e filistinëve,+ e nesër ti+ dhe djemtë e tu+ do të bashkoheni me mua. Jehovai do të dorëzojë edhe ushtrinë e Izraelit në duart e filistinëve.»+ 20  Sauli u shtri menjëherë përtokë dhe i hyri frika deri në palcë nga fjalët e «Samuelit». Ai s’kishte pikë fuqie, ngaqë nuk kishte ngrënë gjë tërë ditën dhe tërë natën. 21  Kur gruaja vajti te Sauli dhe pa që ishte shumë i tronditur, i tha: «Ja, unë shërbyesja jote t’u binda, vura kokën në rrezik+ dhe bëra si më the. 22  Tani, të lutem, dëgjoje shërbyesen tënde. Më lër të të vë përpara një kafshatë bukë, dhe ha që të kesh fuqi për rrugën.» 23  Por ai nuk pranoi dhe tha: «Nuk do të ha.» Megjithatë shërbëtorët e tij bashkë me gruan vazhduan t’i luteshin. Më në fund ai ua vuri veshin, u çua dhe u ul në shtrat. 24  Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë, prandaj e theri* me të shpejtë, mori miell, ngjeshi brumin dhe poqi bukë pa maja. 25  Ia shërbeu Saulit dhe shërbëtorëve të tij e ata hëngrën. Pas kësaj, u çuan dhe ikën gjatë natës.+

Shënimet

Ose «do të të caktoj rojë të kokës sime përgjithmonë».
Ose «atë që dukej si Samueli».
Ose «e flijoi».