Libri i parë i Samuelit 6:1-21

  • Filistinët e kthejnë Arkën në Izrael (1-21)

6  Arka+ e Jehovait qëndroi në territorin e filistinëve shtatë muaj.  Filistinët thërritën priftërinjtë e fallxhorët+ dhe i pyetën: «Ç’të bëjmë me Arkën e Jehovait? Na thoni si mund ta kthejmë në vendin e vet.»  Ata iu përgjigjën: «Nëse e dërgoni arkën e besëlidhjes së Jehovait, Perëndisë së Izraelit, mos e ktheni pa blatim. Duhet t’i jepni se s’bën një blatim për fajin.+ Vetëm atëherë do të shëroheni dhe do ta merrni vesh pse po ju ndëshkon akoma.»  Kështu filistinët i pyetën: «Ç’blatim për fajin t’i dërgojmë?» Priftërinjtë e fallxhorët u përgjigjën: «Pesë hemorroide prej ari dhe pesë minj prej ari, aq sa është numri i sundimtarëve filistinë,+ sepse të gjithë ju dhe sundimtarët tuaj ju goditi e njëjta plagë.  Bëni shëmbëlltyra* të hemorroideve e shëmbëlltyra të minjve+ që po shkatërrojnë vendin, dhe nderoni Perëndinë e Izraelit. Ndoshta ai do ta zbutë ndëshkimin ndaj jush, ndaj perëndisë tuaj dhe ndaj vendit tuaj.+  Pse ta ngurtësoni zemrën, siç bënë Egjipti dhe faraoni?+ Kur Ai u soll ashpër me ta,+ ata u detyruan t’i linin izraelitët të iknin, të cilët u larguan.+  Tani përgatitni një karrocë të re dhe merrni dy lopë që kanë viça, të cilat nuk janë vënë kurrë nën zgjedhë. Pastaj mbrehini lopët në karrocë, kurse viçat kthejini në stallë, larg prej tyre.  Merreni Arkën e Jehovait dhe vëreni në karrocë, ndërsa sendet prej ari që po ia dërgoni atij si blatim për fajin, vërini në një kuti pranë saj.+ Pastaj niseni  dhe shikoni: nëse arka ngjitet rrugës për në territorin e vet, për në Beth-Shemesh,+ atëherë është ai që na e ka bërë këtë të keqe të madhe. Nëse jo, do të kuptojmë se nuk na goditi dora e tij, por ajo që na ndodhi, ishte rastësi.» 10  Burrat vepruan ashtu. Ata morën dy lopë që kishin viça dhe i mbrehën në karrocë, kurse viçat i mbyllën në stallë. 11  Pastaj vunë në karrocë Arkën e Jehovait, si dhe kutinë që mbante minjtë prej ari dhe shëmbëlltyrat e hemorroideve. 12  Lopët shkuan drejt në rrugën për në Beth-Shemesh,+ nuk u larguan prej saj dhe pëllitnin teksa ecnin; nuk u kthyen as djathtas, as majtas. Ndërkohë sundimtarët filistinë po shkonin pas tyre deri në kufi të Beth-Shemeshit. 13  Ndërkohë banorët e Beth-Shemeshit po korrnin grurin në rrafshinë.* Kur ngritën sytë dhe panë Arkën, fluturuan nga gëzimi. 14  Karroca hyri në arën e Josiut, beth-shemitit, dhe ndaloi atje, afër një guri të madh. Kështu ata copëtuan karrocën prej druri dhe lopët+ ia paraqitën Jehovait si blatim të djegur. 15  Levitët+ e zbritën Arkën e Jehovait dhe kutinë që ishte bashkë me të, e cila mbante sendet prej ari, dhe i vunë mbi gurin e madh. Atë ditë burrat e Beth-Shemeshit+ paraqitën blatime të djegura dhe i bënë flijime Jehovait. 16  Kur e panë këtë, pesë sundimtarët filistinë u kthyen po atë ditë në Ekron. 17  Këto janë hemorroidet prej ari që filistinët ia dhanë Jehovait si blatim për fajin:+ një për Ashdodin,+ një për Gazën, një për Ashkelonin, një për Gathin+ dhe një për Ekronin.+ 18  Edhe numri i minjve prej ari përkonte me numrin e të gjitha qyteteve të filistinëve që u përkitnin pesë sundimtarëve, si qytetet e fortifikuara, edhe fshatrat në fushë. Guri i madh mbi të cilin e vunë Arkën e Jehovait shërben si dëshmi sot e kësaj dite në arën e Josiut, beth-shemitit. 19  Por Perëndia i vrau njerëzit e Beth-Shemeshit, sepse kishin parë Arkën e Jehovait. Ai vrau 50.070* burra nga populli, dhe populli nisi të mbante zi, sepse Jehovai kishte bërë kërdi të madhe.+ 20  Prandaj burrat e Beth-Shemeshit pyetën: «Kush mund të qëndrojë përpara Jehovait, këtij Perëndie të shenjtë?!+ Ah, sikur vetëm të largohej nga ne dhe të shkonte te të tjerët!»+ 21  Kështu dërguan lajmëtarë te banorët e Kiriat-Jearimit+ e u thanë: «Filistinët e kthyen Arkën e Jehovait. Zbritni ta merrni.»+

Shënimet

Ose «idhuj».
Ose «ultësirë».
Fjalë për fjalë «70 burra, 50.000 burra».