Letra e parë drejtuar selanikasve 2:1-20
2 Pa dyshim, vëllezër, ju e dini që vizita jonë te ju nuk ka qenë pa fryt.+
2 Edhe pse në fillim vuajtëm, na fyen dhe na keqtrajtuan në Filipi,+ siç edhe ju e dini, morëm guxim* nga Perëndia t’jua thoshim lajmin e mirë të Perëndisë+ përballë shumë kundërshtimesh,*
3 pasi nxitja që ju japim, nuk vjen nga ide të gabuara a nga motive të papastra, e as me mashtrim.
4 Përkundrazi, ashtu si Perëndia na miratoi që të na besohej lajmi i mirë, ashtu flasim, jo për t’u pëlqyer njerëzve, por Perëndisë, i cili shqyrton zemrat.+
5 Ju e dini se kurrë nuk ju kemi bërë lajka, as nuk jemi shtirur nga lakmia.+ Perëndia është dëshmitar për këtë!
6 As kemi kërkuar lavdi nga njerëzit, jo, as nga ju e as nga të tjerët, ndonëse mund t’ju ishim bërë barrë e rëndë si apostuj të Krishtit.+
7 Përkundrazi, ju trajtuam me butësi, ashtu si një nënë e dhembshur mënd* dhe përkujdeset për fëmijët e saj.
8 Kështu, nga përzemërsia e ngrohtë për ju, ishim të vendosur* t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtin tonë,*+ sepse na u bëtë shumë të dashur.+
9 Pa dyshim, vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundin tonë; ne punuam natë e ditë që të mos i bëheshim barrë e rëndë askujt prej jush+ teksa ju predikonim lajmin e mirë të Perëndisë.
10 Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia po ashtu, se sa besnikë, të drejtë e të paqortueshëm u treguam me ju besimtarët.
11 Ju e dini mirë se nxitëm, ngushëlluam dhe i dhamë dëshmi pareshtur secilit prej jush,+ siç bën një baba+ me fëmijët e tij,
12 që të vazhdoni të ecni denjësisht për Perëndinë,+ i cili po ju thërret në Mbretërinë+ dhe në lavdinë e tij.+
13 Prandaj e falënderojmë Perëndinë pa pushim,+ sepse kur e dëgjuat fjalën e Perëndisë nga ne, e pranuat jo si fjalë njerëzish, por siç është me të vërtetë, si fjalën e Perëndisë, e cila vepron te ju besimtarët.
14 Vërtet, vëllezër, ju u bëtë imitues të kongregacioneve të Perëndisë në Jude që janë në unitet me Krishtin Jezu, pasi edhe ju vuajtët në duart e bashkëkombësve+ po ato gjëra që po vuajnë ata në duart e judenjve,
15 të cilët vranë madje edhe Zotërinë Jezu+ dhe profetët, e ne na përndoqën.+ Për më tepër, ata nuk i pëlqejnë Perëndisë dhe janë kundër interesave të të gjithë njerëzve,
16 sepse përpiqen të na pengojnë t’u predikojmë njerëzve të kombeve,* që këta të shpëtojnë falë kësaj vepre.+ Në këtë mënyrë, ata e mbushin plot kupën me mëkatet e tyre. Por, më në fund, zemërimi i tij i furishëm ka ardhur mbi ta.+
17 Kur na ndanë për pak kohë nga ju, vëllezër, (fizikisht e jo me zemër), bëmë çmos të shiheshim sy më sy,* ngaqë na kishte marrë shumë malli.
18 Prandaj deshëm të vinim te ju—unë, Pavli, u përpoqa jo një, por dy herë—mirëpo Satanai na e preu rrugën.
19 A nuk jeni ju, shpresa, gëzimi e kurora jonë e ngazëllimit para Zotërisë tonë Jezu gjatë pranisë së tij?+
20 Po, ju jeni pa dyshim lavdia dhe gëzimi ynë.