Letra e parë drejtuar selanikasve 3:1-13

  • Pavli pret me ankth në Athinë (1-5)

  • Raporti ngushëllues i Timoteut (6-10)

  • Lutja për selanikasit (11-13)

3  Prandaj, nga meraku i madh që kishim për ju, na* u duk më mirë të rrinim vetëm në Athinë+  dhe të dërgonim Timoteun,+ vëllanë tonë dhe shërbëtorin* e Perëndisë që shpall lajmin e mirë për Krishtin, për t’ju ngushëlluar dhe për t’jua bërë besimin të patundur,*  që askush të mos trembet* nga këto shtrëngime, sepse ju vetë e dini se nuk mund t’i shmangim dot vuajtje të tilla.*+  Ja pse, kur ishim me ju, jua kishim thënë se do të hasnim vështirësi,* dhe kështu ka ndodhur, siç e dini tashmë.+  Për këtë arsye, kur s’po duroja dot më, e dërgova Timoteun të merrte vesh për besnikërinë tuaj,+ se mos Tunduesi+ ju kishte tunduar në ndonjë mënyrë dhe mundi ynë kishte shkuar kot.  Gjithsesi, Timoteu sapo u kthye+ me lajme të mira për besnikërinë e dashurinë tuaj dhe tha se na kujtoni gjithnjë për mirë e keni mall të na shihni, siç kemi edhe ne për ju.  Ja pse, vëllezër, mes gjithë halleve* dhe vështirësive tona, u ngushëlluam falë jush dhe besnikërisë që tregoni,+  sepse ne gjallërohemi* kur ju qëndroni të patundur në Zotërinë.  E pra, si mund ta falënderojmë Perëndinë për ju dhe për gëzimin e madh që ndiejmë para Perëndisë tonë falë jush? 10  Natë e ditë bëjmë përgjërime me gjithë shpirt që të shihemi sy më sy* dhe të plotësojmë ato që i mungojnë besimit tuaj.+ 11  Tani Perëndia ynë, Ati, dhe Zotëria ynë Jezu, na e bëfshin të mbarë rrugën për te ju! 12  Për më tepër, Zotëria jua shtoftë dashurinë, po, ju mbushtë plot me dashuri për njëri-tjetrin+ dhe për të gjithë, siç bëjmë edhe ne për ju, 13  me qëllim që t’ju forcojë zemrat, t’ju bëjë të paqortueshëm e të shenjtë para Perëndisë,+ Atit tonë, gjatë pranisë së Zotërisë tonë Jezu+ bashkë me gjithë të shenjtët e tij.*

Shënimet

Pavli mund të ketë folur në numrin shumës për t’iu referuar vetes.
Një mundësi tjetër «bashkëpunëtorin».
Ose «të fortë».
Fjalë për fjalë «të mos lëkundet».
Ose «se jemi caktuar pikërisht për këtë gjë».
Ose «shtrëngime».
Fjalë për fjalë «nevojave».
Ose «marrim jetë». Fjalë për fjalë «jetojmë».
Fjalë për fjalë «fytyrat tuaja».