Letra e parë drejtuar selanikasve 4:1-18

  • Paralajmërim kundër imoralitetit seksual (1-8)

  • Ta doni njëri-tjetrin në masë edhe më të plotë (9-12)

    • «Shikoni punët tuaja» (11)

  • Ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët (13-18)

4  Së fundi, vëllezër, siç morët udhëzime nga ne si duhet të ecni që t’i pëlqeni Perëndisë,+ siç po ecni në fakt, ju kërkojmë dhe ju përgjërohemi në emër të Zotërisë Jezu, që të vazhdoni ta bëni këtë edhe më shumë,  sepse ju i dini udhëzimet* që ju dhamë në emër të Zotërisë Jezu.  Pasi vullneti i Perëndisë është ky: të jeni të shenjtë+ dhe t’i rrini larg imoralitetit seksual.*+  Secili nga ju duhet të dijë si t’i vërë fre trupit të vet,*+ që ta mbajë të shenjtë+ dhe të nderuar,  e të mos jepet pas epsheve seksuale+ pa fre e me lakmi, siç bëjnë kombet që nuk e njohin Perëndinë.+  Askush të mos i kalojë kufijtë moralë dhe të përfitojë nga ndonjë bashkëbesimtar* në këtë drejtim, sepse pa dyshim Jehovai* do ta ndëshkojë për të gjitha këto, ashtu siç ju thamë më parë dhe ju paralajmëruam seriozisht.  Pasi Perëndia nuk na ka thirrur që të jetojmë në ndyrësi, por që të jemi të shenjtë.+  Kështu, pra, kush i shpërfill këto paralajmërime, nuk shpërfill njeriun, por Perëndinë,+ i cili na jep frymën e tij të shenjtë.+  Megjithatë, për dashurinë vëllazërore,+ nuk keni nevojë t’ju shkruajmë, sepse vetë Perëndia ju ka mësuar që ta doni njëri-tjetrin.+ 10  Në fakt, po e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve në tërë Maqedoninë. Por ju nxitim, vëllezër, të vazhdoni kështu në masë edhe më të plotë. 11  Kini si synim të jetoni në qetësi,+ të shikoni punët tuaja+ dhe të punoni me duart tuaja,+ siç ju kemi udhëzuar, 12  që të silleni si ka hije në sytë e atyre që nuk janë në besim+ dhe që të mos ju mungojë asgjë. 13  Veç kësaj, vëllezër, nuk duam të jeni në padije* lidhur me ata që po flenë në gjumin e vdekjes,+ që të mos pikëlloheni si të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë,+ 14  sepse, nëse besojmë që Jezui vdiq dhe u ngrit përsëri nga të vdekurit,+ po njësoj besojmë se, bashkë me të, Perëndia do t’i sjellë në jetë edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Jezuin.+ 15  E në përputhje me fjalën e Jehovait* po ju themi këtë: ne të gjallët që mbijetojmë deri në praninë e Zotërisë, nuk do të ngrihemi kurrsesi para atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes, 16  pasi vetë Zotëria do të zbresë nga qielli me zë urdhërues, me zë kryeengjëlli+ dhe me trumbetën e Perëndisë, e ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët.+ 17  Më pas, ne të gjallët që mbijetojmë, do të merremi në çast në re+ për t’u bashkuar me ta dhe për të takuar Zotërinë+ lart në qiell, e kështu do të jemi përherë me Zotërinë.+ 18  Prandaj vazhdoni ta ngushëlloni njëri-tjetrin me këto fjalë.

Shënimet

Ose «urdhërimet».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «si ta mbajë nën kontroll trupin e vet». Fjalë për fjalë «enën».
Fjalë për fjalë «vëlla».
Ose «të painformuar».