Libri i dytë i Mbretërve 13:1-25

  • Jehoahazi, mbret i Izraelit (1-9)

  • Jehoasi, mbret i Izraelit (10-13)

  • Eliseu vë në provë zellin e Jehoasit (14-19)

  • Vdekja e Eliseut; eshtrat e tij kthejnë në jetë një të vdekur (20, 21)

  • Përmbushet profecia e fundit e Eliseut (22-25)

13  Në vitin e 23-të të mbretërimit të Jehoasit,+ birit të Ahaziahut,+ mbretit të Judës, Jehoahazi, biri i Jehut,+ u bë mbret i Izraelit në Samari dhe mbretëroi 17 vjet.  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe ngulmoi në mëkatin e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilin kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai nuk hoqi dorë prej tij.  Prandaj, Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Izraelit+ dhe, gjatë gjithë atyre ditëve, e dorëzoi në duart e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë, dhe të Ben-Hadadit,+ birit të Hazaelit.  Pas ca kohësh, Jehoahazi u përgjërua për miratimin* e Jehovait dhe Jehovai e dëgjoi, sepse e kishte parë se si mbreti i Sirisë e shtypte Izraelin.+  Kështu Jehovai i dha një shpëtimtar+ Izraelit që ta çlironte nga shtypja siriane, prandaj izraelitët mund të banonin nëpër shtëpitë e tyre si më parë.*  (Megjithatë nuk hoqën dorë nga mëkati i shtëpisë së Jeroboamit, me të cilin kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ata vazhduan në këtë mëkat,* dhe shtylla e shenjtë*+ vazhdoi të ishte në Samari.)  Jehoahazit nuk i kishin mbetur veçse 50 kalorës, 10 karroca dhe 10.000 këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë kishte shkatërruar pjesën tjetër të ushtrisë,+ duke e shtypur si të ishte kashtë.+  Pjesa tjetër e historisë së Jehoahazit, gjithçka bëri dhe bëmat e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit?  Në fund Jehoahazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Jehoasi. 10  Në vitin e 37-të të mbretërimit të Jehoasit, mbretit të Judës, Jehoasi,+ biri i Jehoahazit, u bë mbret i Izraelit në Samari dhe mbretëroi 16 vjet. 11  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe nuk hoqi dorë nga tërë mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai vazhdoi* në këto mëkate. 12  Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, bëmat e tij dhe se si luftoi kundër Amaziahut, mbretit të Judës,+ a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 13  Në fund Jehoasi u preh me paraardhësit e vet, dhe në fronin e tij u ul Jeroboami.*+ Jehoasin e varrosën në Samari me mbretërit e Izraelit.+ 14  Tani, kur Eliseun+ e zuri një sëmundje, nga e cila më vonë vdiq, Jehoasi, mbreti i Izraelit, zbriti tek ai dhe qau mbi trupin e tij: «Ati im, ati im! Shih, karroca e luftës e Izraelit dhe kalorësit e tij!»+ 15  Atëherë Eliseu i tha: «Merr një hark dhe shigjeta.» Dhe ky mori një hark e disa shigjeta. 16  Pastaj Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Vëre dorën te harku.» Kur ai vuri duart te harku, Eliseu vendosi duart e veta mbi ato të mbretit 17  dhe i tha: «Hape dritaren që është në lindje.» Ai e hapi, dhe Eliseu i tha: «Qëllo!» E ai qëlloi. Eliseu shpalli: «Shigjeta e fitores së Jehovait,* po, shigjeta e fitores* kundër Sirisë! Ti do ta godasësh* Sirinë në Afek+ derisa ta shfarosësh.» 18  Më tej i tha: «Merri shigjetat.» Ky i mori dhe Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Godit në tokë.» Kështu ai goditi tri herë dhe u ndal. 19  Atëherë njeriu i Perëndisë së vërtetë u zemërua me të dhe i tha: «Duhej të kishe goditur pesë a gjashtë herë! Vetëm atëherë do ta kishe goditur Sirinë derisa ta shfarosje, por tani do ta godasësh vetëm tri herë.»+ 20  Më pas Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit,* në vend filluan të hynin banda plaçkitësish moabitë.+ 21  Ndërsa disa njerëz po varrosnin një burrë, panë një bandë plaçkitësish. Prandaj, në çast e hodhën të vdekurin në varrin e Eliseut, e ia mbathën. Kur trupi i të vdekurit preku eshtrat e Eliseut, u kthye në jetë+ dhe u ngrit në këmbë. 22  Tani, Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, e shtypi Izraelin+ gjatë gjithë kohës së Jehoahazit. 23  Megjithatë Jehovait i erdhi keq e pati mëshirë për Izraelin.+ Ai u merakos për të për hir të besëlidhjes së tij me Abrahamin,+ Isakun+ dhe Jakobin+ e nuk deshi ta shfaroste, dhe as e ka flakur larg pranisë së tij, deri sot e kësaj dite. 24  Kur vdiq Hazaeli, mbreti i Sirisë, në vend të tij u bë mbret i biri, Ben-Hadadi. 25  Atëherë Jehoasi, biri i Jehoahazit, ia mori përsëri Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që Hazaeli ia kishte marrë me luftë Jehoahazit, atit të tij. Jehoasi e goditi* Ben-Hadadin tri herë+ dhe i mori përsëri qytetet e Izraelit.

Shënimet

Fjalë për fjalë «zbuti fytyrën».
Domethënë, në paqe dhe siguri.
Fjalë për fjalë «Ai eci në të».
Fjalë për fjalë «eci».
Domethënë, Jeroboami ll.
Ose «Shigjeta shpëtimtare e Jehovait».
Ose «shigjeta shpëtimtare».
Ose «do ta mposhtësh».
Fjalë për fjalë «Me ardhjen e vitit», ka shumë të ngjarë në pranverë.
Ose «e mposhti».