Libri i dytë i Mbretërve 19:1-37

  • Hezekia i kërkon ndihmë Perëndisë nëpërmjet Isaisë (1-7)

  • Senakeribi kërcënon Jerusalemin (8-13)

  • Lutja e Hezekisë (14-19)

  • Isaia tregon përgjigjen e Perëndisë (20-34)

  • Engjëlli vret 185.000 asirianë (35-37)

19  Me t’i dëgjuar këto gjëra, mbreti Hezekia shqeu rrobat, u vesh me copë thesi* dhe vajti në shtëpinë e Jehovait.+  Pastaj dërgoi te profeti Isaia,+ biri i Amozit, përgjegjësin e shtëpisë,* Eliakimin, bashkë me sekretarin Shebnah dhe pleqtë* e priftërinjve, të veshur me copë thesi.  Këta i thanë: «Kështu thotë Hezekia: ‘Kjo është ditë halli, ditë qortimi* dhe poshtërimi, sepse fëmijët janë gati për të dalë nga barku, por nënat nuk kanë fuqi t’i lindin.+  Ndoshta Jehovai, Perëndia yt, do t’i ketë dëgjuar tërë fjalët e rabshakehut, të cilin zotëria i tij, mbreti i Asirisë, e dërgoi për të sfiduar Perëndinë e gjallë,+ dhe Jehovai, Perëndia yt, do t’i kërkojë llogari për fjalët që ka dëgjuar. Prandaj lutu+ për ata që kanë mbetur gjallë.’»  Kështu, kur shërbëtorët e mbretit Hezekia vajtën tek Isaia,+  ai u tha: «Do t’i thoni zotërisë tuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos u frikëso+ nga fjalët me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë kanë blasfemuar* kundër meje.+  Ja, unë po i vë një ide në mendje,* dhe ai do të dëgjojë një raport e do të kthehet në vendin e vet. Unë do të bëj që ai të bjerë i vdekur nga shpata në vendin e vet.’”»+  Pasi rabshakehu dëgjoi se mbreti i Asirisë ishte tërhequr nga Lakishi,+ u kthye tek ai dhe e gjeti duke luftuar kundër Libnahut.+  Tani, mbreti dëgjoi të thuhej për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: «Ai ka dalë të luftojë kundër teje.» Megjithatë i dërgoi përsëri lajmëtarë+ Hezekisë, të cilëve u tha: 10  «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 11  Ja, ti ke dëgjuar si i shkatërruan mbretërit e Asirisë gjithë vendet e tjera.+ Kujton se ti ke për të shpëtuar?! 12  Po perënditë e tyre, a i shpëtuan kombet që paraardhësit e mi shkatërruan?! Ku janë Gozani, Harani,+ Rezefi dhe populli i Edenit, që ishin në Tel-Asar?! 13  Ku është mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbretërit e qyteteve të Sefarvaimit, të Henës dhe të Ivahut?!”»+ 14  Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj, u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15  Hezekia filloi t’i lutej+ Jehovait: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi* kerubinët,+ vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës.+ Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 16  Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë,+ o Jehova, dhe shiko! Dëgjoji fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë! 17  Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar kombet bashkë me vendet e tyre.+ 18  Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi,+ por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 19  Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, të lutem, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+ 20  Atëherë Isaia, biri i Amozit, i dërgoi këtë mesazh Hezekisë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “E kam dëgjuar lutjen+ që më bëre në lidhje me Senakeribin, mbretin e Asirisë.+ 21  Kjo është fjala që thotë Jehovai kundër tij: ‘Virgjëresha e Sionit të përçmon, të përqesh. Bija e Jerusalemit tund kokën para teje. 22  Kë ke sfiduar dhe kundër kujt ke blasfemuar?!+ Kundër kujt e ke ngritur zërin,+kundër kujt i ke ngritur sytë arrogantë?! Kundër të Shenjtit të Izraelit!+ 23  Me anë të lajmëtarëve të tu,+ ke sfiduar Jehovain+ dhe ke thënë:“Me morinë e karrocave të mia të luftësdo të ngjitem deri në majë të maleve,deri në viset më të thella të Libanit. Do të pres cedrat e tij të lartë, dëllinjat e tij më të mira. Do të shkoj në viset e tij më të largëta, në pyjet më të harlisura. 24  Do të gërmoj puse e do të pi ujin e tokës së huaj;me tabanin e këmbëve do të thaj gjithë përrenjtë* e Egjiptit.” 25  A nuk e ke dëgjuar? Ajo që do të bëj, është vendosur* prej shumë kohësh.+ E kam përgatitur* kohë më parë+dhe tani do ta plotësoj.+ Ti do t’i kthesh qytetet e fortifikuara në grumbuj gërmadhash të shkreta.+ 26  Banorët e tyre do të jenë të pambrojtur,do të tmerrohen e do të turpërohen. Ata do të bëhen si bimësia e fushës dhe si bari i njomë,+si bari i çative, që zhuritet nga era e lindjes. 27  Por unë e di mirë kur ulesh, kur hyn e kur del+dhe kur të hipën tërbimi kundër meje,+ 28  sepse tërbimi yt kundër meje+ dhe ulërima jote kanë arritur në veshët e mi.+ Prandaj unë do të të vë një grremç në hundë dhe një fre+ në gojëe do të të kthej andej nga ke ardhur.’”+ 29  Kjo do të jetë shenja për ty:* këtë vit do të hani atë që rritet vetë,* edhe vitin e dytë do të hani drithin që prodhohet vetvetiu,+ por vitin e tretë do të mbillni farë dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.+ 30  Ata të shtëpisë së Judës që do të shpëtojnë, pra, ata që do të mbeten,+ do të lëshojnë rrënjë si bimët dhe do të prodhojnë fryte, 31  sepse një mbetje do të dalë nga Jerusalemi dhe do të ketë të mbijetuar nga mali Sion. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+ 32  Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+ ‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet+as do ta qëllojë me shigjeta,as do t’i dalë përpara me mburojadhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+ 33  Ai do të kthehet andej nga erdhi;nuk do të hyjë në këtë qytet,—shpall Jehovai. 34  Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hir të emrit tim+dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’»+ 35  Pikërisht atë natë, engjëlli i Jehovait shkoi në kampin e asirianëve dhe vrau 185.000 veta.+ Në mëngjes herët, ata që u ngritën, panë të gjitha kufomat.+ 36  Prandaj Senakeribi, mbreti i Asirisë, u tërhoq, u kthye në Ninevi+ dhe qëndroi atje.+ 37  Ndërsa përkulej në shtëpinë* e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sharezeri, djemtë e vet, e vranë me shpatë+ dhe ia mbathën në vendin e Araratit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Esar-Hadoni.+

Shënimet

Ose «krerët».
Ose «e pallatit mbretëror».
Ose «fyerjeje».
Fjalë për fjalë «një frymë tek ai».
Fjalë për fjalë «e hapi letrën».
Një mundësi tjetër «mes».
Ose «kanalet e Nilit».
Fjalë për fjalë «bërë».
Ose «I kam dhënë formë».
Ose «atë që do të rritet nga kokrrat e rëna përtokë».
Domethënë, për Hezekinë.
Ose «tempullin».