Libri i dytë i Mbretërve 25:1-30

  • Nabukodonosori rrethon Jerusalemin (1-7)

  • Jerusalemi dhe tempulli i tij shkatërrohen; mërgimi i dytë (8-21)

  • Gedaliahu bëhet guvernator (22-24)

  • Gedaliahu vritet; populli ikën në Egjipt (25, 26)

  • Jehojakinin e lirojnë nga burgu në Babiloni (27-30)

25  Në vitin e 9-të të mbretërimit të Zedekisë, muajin e 10-të, ditën e 10-të të muajit, Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, erdhi kundër Jerusalemit+ bashkë me gjithë ushtrinë e vet. Ai e ngriti kampin për të luftuar kundër qytetit dhe ndërtoi një mur rrethues përqark tij.+  Qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e 11-të të mbretërimit të Zedekisë.  Ditën e 9-të të muajit të 4-t, zia e bukës në qytet u rëndua+ aq sa nuk pati fare ushqim për popullin e vendit.+  Më në fund muri i qytetit u ça+ dhe të gjithë ushtarët ia mbathën natën. Kaluan nga porta që gjendej në murin e dyfishtë pranë kopshtit të mbretit, ndërkohë që kaldeasit kishin rrethuar qytetin. Atëherë mbreti iku në drejtim të Arabahut.+  Por ushtria kaldease u vu në ndjekje të mbretit dhe e zuri në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. Të gjitha forcat e tij ushtarake ishin shpërndarë.  Pastaj kaldeasit e kapën+ dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, ku e dënuan.  Zedekisë ia therën djemtë para syve; kurse atë vetë, Nabukodonosori e verboi, e lidhi me vargonj prej bakri dhe e çoi në Babiloni.+  Ditën e 7-të të muajit të 5-të, domethënë në vitin e 19-të të mbretërimit të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, në Jerusalem erdhi+ Nebuzaradani,+ kreu i rojës, shërbëtori i mbretit të Babilonisë.  Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit*+ dhe tërë shtëpitë e Jerusalemit.+ Gjithashtu u vuri zjarrin shtëpive të të gjithë njerëzve të rëndësishëm.+ 10  Mbarë ushtria kaldease që ishte me kreun e rojës rrëzoi gjithë muret rreth e qark Jerusalemit.+ 11  Nebuzaradani, kreu i rojës, çoi në mërgim pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, tradhtarët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë dhe gjithë të tjerët.+ 12  Por kreu i rojës i la disa nga njerëzit më të varfër të vendit që të shërbenin si vreshtarë dhe si punëtorë për punë të detyruar.+ 13  Kaldeasit bënë copë-copë shtyllat prej bakri+ në shtëpinë e Jehovait, si edhe karrocat+ dhe Detin prej bakri+ që ishin në shtëpinë e Jehovait; bakrin e tyre e çuan në Babiloni.+ 14  Ata morën edhe kovat, lopatat, fikësit, kupat dhe gjithë pajisjet prej bakri që përdoreshin për shërbimin në tempull. 15  Kreu i rojës mori mbajtëset e zjarrit dhe taset, të cilat ishin prej ari të kulluar+ dhe prej argjendi të pastër.+ 16  Sasia e bakrit të dy shtyllave, të Detit dhe të karrocave, që kishte bërë Solomoni për shtëpinë e Jehovait, ishte kaq e madhe sa nuk e peshonin dot.+ 17  Secila shtyllë ishte 18 kute* e lartë.+ Kapiteli* mbi të ishte prej bakri dhe ishte tri kute i lartë. Rrjeta dhe shegët rreth e përqark kapitelit ishin të tëra prej bakri.+ Shtylla e dytë me rrjetën e saj ishte po njësoj. 18  Kreu i rojës mori edhe kryepriftin Serajah,+ priftin e dytë, Sofoninë,+ dhe tre derëtarët.+ 19  Nga qyteti mori një zyrtar oborri që ishte komandanti i ushtarëve, pesë shoqërues të ngushtë të mbretit, të cilët gjendeshin në qytet, sekretarin e kreut të ushtrisë, i cili mobilizonte popullin e vendit, dhe 60 burra nga njerëzit e thjeshtë që ndodheshin ende në qytet. 20  Nebuzaradani,+ kreu i rojës, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah.+ 21  Mbreti i Babilonisë i vrau ata në Riblah, në vendin e Hamathit.+ Kështu Juda mërgoi larg vendit të vet.+ 22  Në krye të popullit që kishte lënë në vendin e Judës,+ Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, caktoi Gedaliahun,+ birin e Ahikamit,+ birit të Shafanit.+ 23  Kur gjithë krerët e ushtrisë dhe njerëzit e tyre dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte caktuar Gedaliahun, menjëherë vajtën tek ai në Mizpah. Këta ishin Ismaeli, biri i Netaniahut, Johanani, biri i Kareahut, Serajahu, biri i Tanumetit, netofathitit, dhe Jazaniahu, biri i makathitit, bashkë me njerëzit e tyre.+ 24  Gedaliahu iu betua atyre dhe njerëzve të tyre e u tha: «Mos kini frikë të jeni shërbëtorë të kaldeasve. Qëndroni në këtë vend dhe shërbejini mbretit të Babilonisë, e do t’ju shkojë mbarë.»+ 25  Muajin e 7-të, Ismaeli,+ biri i Netaniahut, birit të Elishamait, që ishte me prejardhje mbretërore,* erdhi me dhjetë burra të tjerë dhe e vranë Gedaliahun. Të njëjtën gjë bënë edhe me judenjtë dhe kaldeasit që ishin me të në Mizpah.+ 26  Pas kësaj i gjithë populli, i madh e i vogël, si dhe krerët e ushtrisë, vajtën në Egjipt,+ sepse kishin frikë nga kaldeasit.+ 27  Në vitin që u bë mbret i Babilonisë, Evil-Merodaku e nxori nga burgu Jehojakinin, mbretin e Judës. Kjo ndodhi vitin e 37-të të mërgimit të Jehojakinit,+ mbretit të Judës, muajin e 12-të, ditën e 27-të të muajit.+ 28  Ai e trajtoi mirë, dhe fronin e tij e vuri më lart se fronet e mbretërve që ishin me të në Babiloni. 29  Kështu Jehojakini hoqi rrobat e burgut, e gjatë gjithë jetës hëngri në tryezën e mbretit. 30  Mbreti i dha një racion ushqimi përditë, gjatë gjithë jetës së tij.

Shënimet

Ose «pallatin mbretëror».
Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «nga fara mbretërore».