Libri i dytë i Mbretërve 9:1-37

  • Jehu miroset mbret i Izraelit (1-13)

  • Jehu vret Jehoramin dhe Ahaziahun (14-29)

  • Jezebelën e vrasin; mishin e saj e hanë qentë (30-37)

9  Atëherë profeti Elise thirri një nga bijtë e profetëve dhe i tha: «Mblidhe rrobën në mes, e menjëherë merr me vete këtë poç vaji dhe shko në Ramot-Galad.+  Kur të mbërrish atje, kërko Jehun,+ birin e Jehozafatit, nipin e Nimshit. Hyr dhe thirre në dhomën më të brendshme, larg prijësve të tjerë.  Merr poçin e vajit, derdhja mbi kokë dhe thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë të miros* si mbret të Izraelit.’”+ Pastaj hap derën dhe ik shpejt.»  Kështu shërbëtori i profetit mori udhën për në Ramot-Galad,  dhe kur arriti atje, i gjeti ulur krerët e ushtrisë. Ai tha: «Kam një mesazh për ty, o prijës.» Jehu e pyeti: «Për cilin nga ne?» Ai iu përgjigj: «Për ty, o prijës.»  Atëherë Jehu u ngrit e hyri në shtëpi, dhe shërbëtori ia derdhi vajin mbi kokë e i tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të miros si mbret të popullit të Jehovait, mbret të Izraelit.+  Godite shtëpinë e Akabit, zotërisë tënd, dhe do të hakmerrem kundër Jezebelës për gjakun e shërbëtorëve të mi, profetëve, si dhe për gjakun e gjithë shërbëtorëve të Jehovait.+  Tërë shtëpia e Akabit do të zhduket; do t’i shfaros Akabit çdo mashkull* në Izrael, të pambrojtur a të dobët qofshin.+  Shtëpinë e Akabit do ta bëj si shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Bashës,+ birit të Akijahut. 10  Kurse Jezebelën do ta hanë qentë në arën e Jezrelit,+ dhe s’ka për ta varrosur njeri.’» Me të thënë këtë, hapi derën dhe iku shpejt.+ 11  Kur Jehu u kthye te shërbëtorët e zotërisë së tij, ata e pyetën: «A është çdo gjë në rregull? Pse erdhi te ti ai i çmendur?» Ai u përgjigj: «Ju e njihni atë njeri dhe e dini si flet.» 12  Por ata ia kthyen: «S’është e vërtetë! Na trego, të lutemi.» Atëherë ai iu përgjigj: «Ai më tha kështu e ashtu, dhe shtoi: “Jehovai thotë: ‘Unë të miros si mbret të Izraelit.’”»+ 13  Me të dëgjuar këtë, secili prej tyre mori me nxitim rrobën e vet, e vuri para tij në shkallë+ dhe i ra bririt e tha: «Jehu është bërë mbret!»+ 14  Atëherë Jehu,+ biri i Jehozafatit, nipi i Nimshit, komplotoi kundër Jehoramit. Jehorami dhe gjithë ushtria e Izraelit ishin në Ramot-Galad+ duke mbrojtur Izraelin nga sulmet e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë. 15  Më vonë mbreti Jehoram u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar sirianët, ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Tani Jehu tha: «Nëse jeni dakord, mos lini askënd t’ia mbathë nga qyteti e të shkojë të njoftojë në Jezrel.» 16  Pastaj Jehu hipi në karrocë e u nis për në Jezrel, sepse atje dergjej i plagosur Jehorami, dhe Ahaziahu, mbreti i Judës, kishte zbritur për ta parë. 17  Ndërkohë që rrinte mbi kullën e Jezrelit, roja pa turmën me njerëzit e Jehut që po vinin. Menjëherë tha: «Shoh një turmë njerëzish.» Jehorami tha: «Merr një kalorës dhe dërgoje t’u dalë përpara e t’i pyesë: ‘A po vini në paqe?’» 18  Kështu, një kalorës u doli përpara dhe u tha: «Mbreti pyet: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në paqe? Kalo prapa e më ndiq!» Atëherë roja njoftoi: «Lajmëtari vajti tek ata, por nuk u kthye.» 19  Prandaj ai dërgoi një kalorës të dytë që, kur vajti tek ata, tha: «Kështu thotë mbreti: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në paqe? Kalo prapa e më ndiq!» 20  Roja atëherë njoftoi: «Edhe ai vajti tek ata, por nuk u kthye. Kurse mënyra se si kalorësi e nget karrocën, ngjan me atë të Jehut, nipit* të Nimshit, sepse e nget si i çmendur.» 21  Jehorami tha: «Të mbrehen kuajt!» Pasi u mbrehën kuajt e karrocës së tij, Jehorami, mbreti i Izraelit, bashkë me Ahaziahun,+ mbretin e Judës, u nisën me karrocat e tyre të luftës për t’i dalë përpara Jehut. Ata e takuan atë në arën e Nabotit,+ jezrelitit. 22  Me të parë Jehun, Jehorami e pyeti: «A po vjen në paqe, Jehu?» Por ai ia ktheu: «Ç’paqe mund të ketë përderisa Jezebela, nëna jote, vazhdon të merret me prostitucion+ e me shtrigëritë e saj të shumta?»+ 23  Menjëherë Jehorami e ktheu karrocën që t’ia mbathte dhe i tha Ahaziahut: «Na e punuan, Ahaziah!» 24  Jehu mori harkun dhe e qëlloi Jehoramin mes shpatullave. Shigjeta i doli nga zemra dhe ai u rrëzua në karrocën e tij të luftës. 25  Jehu i tha Bid’harit, adjutantit të vet:* «Merre dhe hidhe në arën e Nabotit, jezrelitit.+ Mos harro që unë dhe ti u jepnim karrocave pas Akabit, atit të tij, kur Jehovai vetë shpalli këtë gjë kundër tij:+ 26  ‘Siç është e vërtetë që pashë dje gjakun e Nabotit+ dhe gjakun e djemve të tij,—thotë Jehovai,—ti do të paguash+ për gjakun e tyre, pikërisht në këtë arë,—thotë Jehovai.’ E pra tani, merre dhe hidhe në këtë arë, si ka thënë Jehovai.»+ 27  Kur pa se çfarë po ndodhte, Ahaziahu,+ mbreti i Judës, ia mbathi në drejtim të shtëpisë në kopsht. (Më vonë Jehu e ndoqi dhe tha: «Vriteni edhe atë!» Ata e goditën ndërsa ishte në karrocë, në udhën që ngjitet për në Gur, e cila gjendet pranë Ibleamit,+ por ai vazhdoi të ikte drejt Megidos dhe vdiq atje. 28  Pastaj shërbëtorët e tij e çuan me karrocë në Jerusalem dhe e varrosën në varrin e vet bashkë me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit.+ 29  Ahaziahu+ ishte bërë mbret i Judës në vitin e 11-të të mbretërimit të Jehoramit, birit të Akabit.) 30  Kur Jehu vajti në Jezrel,+ Jezebela+ e mori vesh. Kështu, ajo leu sytë me të zezë,* u kreh bukur dhe pa poshtë nga dritarja. 31  Ndërsa Jehu po hynte te porta, ajo pyeti: «A i shkoi mirë Zimrit, vrasësit të zotërisë së tij?»+ 32  Ai ngriti sytë nga dritarja dhe tha: «Kush është me mua? Kush?»+ Menjëherë dy a tre zyrtarë oborri panë poshtë nga ai. 33  Ai u tha: «Hidheni poshtë!» Atëherë ata e hodhën dhe gjaku i saj spërkati murin e kuajt, dhe ai kaloi mbi trupin e saj me karrocë. 34  Pas kësaj hyri brenda, hëngri e piu. Pastaj tha: «Merruni, ju lutem, me këtë grua të mallkuar dhe varroseni. Në fund të fundit, është bijë mbreti.»+ 35  Por kur shkuan ta varrosnin, nuk i gjetën asgjë përveç kafkës, këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.+ 36  Kur u kthyen e i treguan Jehut, ai tha: «U përmbush ajo që tha Jehovai+ me anë të shërbëtorit të tij Elija, tishbitit: “Mishin e Jezebelës do ta hanë qentë në arën e Jezrelit.+ 37  Kufoma e Jezebelës do të përfundojë si pleh mbi sipërfaqen e arës së Jezrelit, që të mos thuhet: ‘Kjo është Jezebela.’”»

Shënimet

Fjalë për fjalë «këdo që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.
Fjalë për fjalë «birit».
Ose «oficerit të vet ndihmës».
Ose «me ton të zi sysh».