Letra e dytë drejtuar korintasve 11:1-33
11 Do të doja të më duronit, edhe pse mund të dukem i paarsyeshëm; faktikisht po më duroni.
2 Vërtet, kam për ju të njëjtën xhelozi* që ka edhe Perëndia,* pasi unë vetë ju fejova me një burrë të vetëm, me Krishtin, që t’ju paraqit para tij si një virgjëreshë të dëlirë.*+
3 Por, ashtu si Eva u josh nga gjarpri me dinakëri,+ kam frikë se mos edhe mendjet tuaja korruptohen në ndonjë mënyrë dhe largohen nga çiltërsia dhe dëlirësia* që i takojnë Krishtit.+
4 Po të vinte dikush e t’ju predikonte për një Jezu tjetër nga ai që kemi predikuar ne, ose po të merrnit një frymë* tjetër nga ajo që keni marrë, ose një tjetër lajm të mirë nga ai që keni pranuar,+ ju do ta duronit pa problem.
5 Megjithatë, unë mendoj që nuk jam më inferior se apostujt tuaj “të shkëlqyer”, qoftë edhe në një gjë të vetme.+
6 Edhe nëse nuk jam i zoti në fjalë,+ sigurisht nuk më mungon njohuria, dhe këtë jua kemi bërë fare të qartë në çdo mënyrë e në çdo aspekt.
7 Mos bëra ndonjë mëkat kur përula veten për t’ju shpallur me gëzim dhe falas lajmin e mirë të Perëndisë, që ju të lartësoheshit?+
8 Kongregacionet e tjera “i rropa”* duke pranuar ndihma materiale,* me qëllim që t’ju shërbej juve.+
9 Madje, kur isha te ju dhe rashë ngushtë, nuk iu bëra barrë askujt, sepse vëllezërit që erdhën nga Maqedonia, m’i plotësuan të gjitha nevojat.+ Po, në asnjë mënyrë nuk e lejova veten t’ju bëhesha barrë dhe do të vazhdoj të bëj po njësoj.+
10 E siç është e sigurt që them të vërtetën si Krishti, unë do të vazhdoj të mburrem+ për këtë në viset e Akaisë.
11 Për ç’arsye? Ngaqë nuk ju dua? Perëndia e di sa ju dua.
12 Gjithsesi, atë që po bëj, do të vazhdoj ta bëj,+ që të mos u jap asnjë pretekst atyre që kërkojnë arsye* të konsiderohen të barabartë me ne për atë* që mburren.
13 Faktikisht njerëz të tillë janë apostuj të rremë, punëtorë hileqarë, që shtiren si apostuj të Krishtit.+
14 E s’është për t’u çuditur, sepse vetë Satanai shtiret si engjëll drite.+
15 Prandaj nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme nëse edhe shërbëtorët e tij shtiren si shërbëtorë drejtësie; por fundi i tyre do të jetë sipas veprave.+
16 Prapë po e them: askush të mos mendojë se jam i paarsyeshëm. Por edhe sikur ta mendoni, atëherë më pranoni si të paarsyeshëm, që edhe unë të mburrem paksa, sikurse bëjnë ata.
17 Tani nuk po flas siç do të fliste Zotëria, por po mburrem gjithë vetëbesim si një i paarsyeshëm.
18 Meqë shumëkush po mburret për gjërat njerëzore,* edhe unë do të mburrem.
19 E përderisa jeni kaq “të arsyeshëm”, ju i duroni pa problem njerëzit e paarsyeshëm.
20 Në fakt, ju duroni këdo që ju skllavëron, këdo që ju gllabëron pasuritë, këdo që ju zhvat, këdo që ngre lart veten e ju përçmon ju, këdo që ju jep shuplaka fytyrës.
21 Dhe kjo që po them, është për të ardhur turp, por po e them ngaqë sipas jush, ne jemi treguar të dobët.
Mirëpo, nëse të tjerë guxojnë të mburren—po flas si i paarsyeshëm—edhe unë do të guxoj të mburrem.
22 Janë ata hebrenj? Edhe unë jam.+ Janë ata izraelitë? Edhe unë jam. Janë ata pasardhës* të Abrahamit? Edhe unë jam.+
23 Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po përgjigjem si i marrë, unë jam edhe më tepër: kam punuar më fort se ata,+ jam burgosur më shpesh,+ më kanë rrahur sa e sa herë dhe kam qenë shpeshherë buzë vdekjes.+
24 Pesë herë mora nga judenjtë 40 goditje pa një;+
25 tri herë më rrahën me thupër;+ një herë më qëlluan me gurë;+ tri herë m’u shkallmua* anija në det;+ kam kaluar një natë e një ditë në ujëra të thella;
26 kam qenë shpesh në udhëtime, i rrezikuar nga lumenjtë, i rrezikuar nga kusarët, i rrezikuar nga vetë populli im,+ i rrezikuar nga kombet,+ në rrezik në qytet,+ në rrezik në shkretëtirë, në rrezik në det, në rrezik mes vëllezërve të rremë;
27 kam punuar e jam robtuar, kam kaluar shpesh net pa gjumë,+ kam pasur uri e etje,+ shpeshherë pa ushqim,+ kam qenë në të ftohtë e i zhveshur.*
28 Përveç këtyre gjërave, ditë për ditë më pushton edhe ankthi për të gjitha kongregacionet.+
29 Kur dikush ndihet i dobët, a nuk ndihem edhe unë i dobët? Kur dikush bëhet pengesë, a nuk më ndizet gjaku?
30 Nëse më duhet të mburrem, do të mburrem për ato gjëra që nxjerrin në pah dobësinë time.
31 Perëndia, Ati i Zotërisë Jezu, po, Ai që duhet lëvduar përgjithmonë, e di se nuk po gënjej.
32 Në Damask, guvernatori i mbretit Areta e ruante qytetin e damaskianëve që të më kapte,
33 por unë shpëtova nga duart e tij, ngaqë më zbritën me kosh* nga një dritare në murin e qytetit.+
Shënimet
^ Ose «të pastër».
^ Ose «të njëjtin merak».
^ Fjalë për fjalë «zellin e Perëndisë».
^ Ose «pastërtia».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «përkrahjen e tyre».
^ Fjalë për fjalë «i plaçkita».
^ Ose «një pretekst».
^ Ose «për caktimin».
^ Fjalë për fjalë «sipas mishit».
^ Fjalë për fjalë «farë».
^ Ose «m’u shkatërrua».
^ Fjalë për fjalë «e lakuriq».
^ Ose «kosh kashte».