Letra e dytë drejtuar korintasve 13:1-14

  • Paralajmërimet dhe nxitjet e fundit (1-14)

    • «Vazhdoni të vini në provë veten nëse jeni në besim» (5)

    • Vazhdoni të ndreqeni dhe të jeni në një mendje (11)

13  Kjo është hera e tretë që kam ndër mend të vij te ju. «Çdo çështje duhet të vendoset nga dëshmia* e dy a tre dëshmitarëve.»+  Edhe pse tani jam larg jush, më duket sikur jam aty për herë të dytë. Prandaj i paralajmëroj ata që dikur e linin veten në dorë të mëkatit dhe gjithë të tjerët se, po të vij përsëri, nuk do t’ua kursej disiplinën,*  përderisa po kërkoni prova se Krishti—i cili nuk është i dobët kundrejt jush, por i fuqishëm mes jush—po flet vërtet nëpërmjet meje.  Vërtet, ai u ekzekutua në shtyllë kur ishte i dobët, por është gjallë falë fuqisë së Perëndisë.+ Po ashtu edhe ne, ndonëse tani jemi të dobët siç ishte ai, do të jetojmë bashkë me të,+ falë fuqisë së Perëndisë, e cila vepron edhe te ju.+  Vazhdoni të vini në provë veten nëse jeni në besim, vazhdoni të provoni çfarë jeni ju vetë.+ Apo nuk e dalloni se Jezu Krishti është në unitet me ju? Veç në qofshi të pamiratuar.  Shpresoj vërtet të dalloni se ne nuk jemi të pamiratuar.  Tani, i lutemi Perëndisë që të mos bëni asgjë të gabuar, jo që ne të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e shkëlqyer, edhe sikur ne të dukemi të pamiratuar.  Në fakt, ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm në përkrahje të së vërtetës.  Sigurisht që gëzojmë sa herë që ju jeni të fortë e ne të dobët; dhe për këtë po lutemi, që ju të ndreqeni. 10  Ja pse i shkruaj këto gjëra ndërkohë që s’jam i pranishëm, që, kur të jem i pranishëm, të mos veproj me rreptësi sipas autoritetit që Zotëria më dha+ për të ndërtuar* dhe jo për të shembur.* 11  Së fundi, vëllezër, vazhdoni të gëzoni, të ndreqeni, të ngushëlloheni,+ të jeni në një mendje,+ të jetoni në paqe,+ dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes+ do të jetë me ju. 12  Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë. 13  Të gjithë të shenjtët ju dërgojnë përshëndetje. 14  Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe fryma e shenjtë, prej së cilës po nxirrni të gjithë dobi, qofshin me të gjithë ju!

Shënimet

Fjalë për fjalë «goja».
Shih Fjalorthin.
Ose «për të inkurajuar».
Ose «për të shkurajuar; dekurajuar».