Libri i dytë i Kronikave 22:1-12

  • Ahaziahu, mbret i Judës (1-9)

  • Atalia uzurpon fronin (10-12)

22  Atëherë banorët e Jerusalemit bënë mbret në vend të tij Ahaziahun, birin e tij të vogël, sepse banda plaçkitëse që erdhi me arabët në kamp kishte vrarë gjithë djemtë e mëdhenj.+ Kështu Ahaziahu, biri i Jehoramit, nisi të mbretëronte në Judë.+  Ahaziahu ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi një vit në Jerusalem. Nëna e tij quhej Atalia+ dhe ishte mbesa* e Omrit.+  Edhe ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit,+ sepse nëna e mësonte të vepronte me ligësi.  Bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si shtëpia e Akabit, sepse pas vdekjes së të atit, ata u bënë këshilltarë të tij, dhe kjo i solli rrënimin.  Ai ndoqi këshillën e tyre dhe vajti me Jehoramin, birin e Akabit, mbretin e Izraelit, në luftë kundër Hazaelit,+ mbretit të Sirisë në Ramot-Galad,+ gjatë së cilës harkëtarët plagosën Jehoramin.  Ai u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar në Ramah,* kur luftoi kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Mbreti i Judës, Ahaziahu,* biri i Jehoramit,+ zbriti në Jezrel për të parë Jehoramin,+ birin e Akabit, sepse ky ishte plagosur.*+  Por Perëndia solli fundin e Ahaziahut duke bërë që të shkonte te Jehorami. Me të mbërritur tek ai, doli me Jehoramin për të takuar Jehun,+ nipin* e Nimshit, të cilin Jehovai e kishte mirosur* për të shfarosur shtëpinë e Akabit.+  Kur filloi të ekzekutonte gjykimin kundër shtëpisë së Akabit, Jehu gjeti princat e Judës dhe bijtë e vëllezërve të Ahaziahut, shërbëtorë të Ahaziahut, dhe i vrau.+  Pastaj urdhëroi të kërkonin Ahaziahun; e kapën rob ndërsa po fshihej në Samari dhe e sollën te Jehu. Pasi e vranë, e varrosën+ sepse thanë: «Ai është nipi i Jehozafatit, që e kërkoi Jehovain me gjithë zemër.»+ Nga shtëpia e Ahaziahut nuk pati asnjë që të mund të mbretëronte. 10  Kur Atalia,+ nëna e Ahaziahut, pa që i biri kishte vdekur, u ngrit e shfarosi tërë linjën mbretërore* të shtëpisë së Judës.+ 11  Mirëpo Jehoshabeta, bija e mbretit, mori Jehoasin,+ birin e Ahaziahut, e nxori vjedhurazi nga bijtë e mbretit që do të vriteshin dhe e fshehu bashkë me tajën* e tij në një dhomë gjumi. Jehoshabeta, bija e mbretit Jehoram,+ (gruaja e priftit Jehojada+ dhe motra e Ahaziahut) arriti ta mbante të fshehur nga Atalia, që ajo të mos e vriste.+ 12  Për gjashtë vjet, ai qëndroi i fshehur me ta në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë, ndërkohë që në vend sundonte Atalia.

Shënimet

Fjalë për fjalë «vajza».
Ose «ishte i sëmurë».
Në disa dorëshkrime hebraike quhet «Azariah».
Një formë e shkurtuar e emrit «Ramot-Galad».
Fjalë për fjalë «birin».
Fjalë për fjalë «tërë farën mbretërore».
Ose «dadon».