Libri i dytë i Kronikave 3:1-17

  • Solomoni fillon ndërtimin e tempullit (1-7)

  • Më e Shenjta (8-14)

  • Dy shtyllat prej bakri (15-17)

3  Atëherë, Solomoni filloi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait+ në Jerusalem në malin e Moriahut,+ ku Jehovai i ishte shfaqur Davidit,+ atit të tij, në vendin që ky kishte përgatitur në lëmin* e Ornanit,+ jebusitit.  Ai e filloi ndërtimin në ditën e 2-të të muajit të 2-të, vitin e 4-t të mbretërimit të tij.  Përmasat e themelit që hodhi Solomoni për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë ishin: 60 kute i gjatë dhe 20 kute i gjerë,+ sipas njësisë matëse të mëparshme.*  Portiku,* në pjesën e përparme, ishte 20 kute i gjatë, sa gjerësia e shtëpisë,* dhe lartësia ishte 120.* Nga brenda e veshi me ar të kulluar.+  Dhomën e madhe* e veshi me dru dëllinje, pastaj e veshi me ar të kulluar+ dhe pas kësaj e zbukuroi me figura palmash+ dhe zinxhirë.+  Përveç kësaj e veshi tempullin me gurë të çmuar të bukur+ dhe përdori ar+ që vinte nga Parvaimi.  Ai e veshi me ar tempullin, trarët, pragjet, muret dhe dyert e saj,+ kurse në mure gdhendi figura kerubinësh.+  Pastaj bëri ndarjen* e Më të Shenjtës.+ Ajo ishte e gjatë sa gjerësia e tempullit, domethënë 20 kute. Edhe gjerësia ishte 20 kute. E veshi me ar të kulluar me vlerë 600 talenta.*+  Pesha e arit për gozhdët ishte 50 sikla;* edhe dhomat në tarracë i veshi me ar. 10  Brenda ndarjes* së Më të Shenjtës bëri dy skulptura kerubinësh dhe i veshi me ar.+ 11  Shtrirja e krahëve të kerubinëve+ ishte 20 kute e gjatë. Krahu i kerubinit të parë ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte njërin mur të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër, po prej pesë kutesh, prekte krahun e kerubinit tjetër. 12  Krahu i kerubinit tjetër ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte murin tjetër të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër prej pesë kutesh prekte njërin prej krahëve të kerubinit të parë. 13  Shtrirja e krahëve të këtyre kerubinëve ishte 20 kute. Ata qëndronin në këmbë me fytyrat nga brenda.* 14  Veç kësaj, ai bëri perden+ me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt,* me fill në të kuqe të errët e me pëlhurë cilësore. Në të punoi figura kerubinësh.+ 15  Pastaj, përpara shtëpisë, bëri dy shtylla+ 35 kute të gjata. Çdo shtyllë kishte në majë nga një kapitel* që ishte pesë kute.+ 16  Bëri edhe zinxhirë si varëse e i vuri në majë të shtyllave. Bëri 100 shegë dhe i vuri te zinxhirët. 17  Ai ngriti shtyllat para tempullit, një në të djathtë* e një në të majtë.* Asaj në të djathtë ia vuri emrin Jakin,* kurse asaj në të majtë, Boaz.*

Shënimet

Një kut standard ishte 44,5 cm, por disa mendojnë se «njësia matëse e mëparshme» i referohet një kuti të gjatë që ishte 51,8 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, hyrja e tempullit.
Ose «20 kute i gjatë, që përkonte me gjerësinë e shtëpisë».
Njësia matëse nuk dihet me siguri.
Fjalë për fjalë «Shtëpinë e madhe»; ka të ngjarë t’i referohet së Shenjtës.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «shtëpisë».
Domethënë, drejt së Shenjtës.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «jug».
Ose «veri».
Do të thotë «Ai [pra, Jehovai] e bëftë të patundur».
Mund të ketë kuptimin «në forcë».