Libri i dytë i Kronikave 4:1-22
4 Pastaj bëri altarin prej bakri+ që ishte 20 kute i gjatë, 20 kute i gjerë dhe 10 kute i lartë.
2 Ai bëri Detin*+ prej metali të derdhur, që kishte formë të rrumbullakët dhe që ishte 10 kute nga buza në buzë dhe 5 kute i lartë. Perimetri i tij ishte 30 kute.*+
3 Nën të kishte zbukurime në formë kungullujësi+ rreth e përqark, 10 për kut, të cilat e rrethonin Detin krejt. Ato ishin në dy radhë, të derdhura njësh me të.
4 Deti qëndronte mbi 12 dema:+ 3 ishin drejtuar me fytyrë nga veriu, 3 me fytyrë nga perëndimi, 3 me fytyrë nga jugu dhe 3 me fytyrë nga lindja. Deti qëndronte mbi ta dhe pjesët e pasme të trupit të tyre ishin drejtuar nga qendra e Detit.
5 Ai ishte katër gisht* i trashë, dhe buza e tij i ngjante buzës së një kupe, si një lule zambaku. Deti mund të mbante* 3.000 bato* ujë.
6 Më tej bëri 10 legenë për larje dhe i vuri 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+ Në ta shpëlaheshin gjërat që përdoreshin për blatimet e djegura,+ kurse Deti shërbente që të laheshin priftërinjtë.+
7 Pastaj bëri 10 shandanë prej ari,+ sipas udhëzimeve,+ dhe i vuri në tempull, 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+
8 Gjithashtu bëri 10 tryeza dhe i vendosi në tempull, 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+ Bëri edhe 100 tase prej ari.
9 Më pas bëri oborrin+ e priftërinjve,+ oborrin* e madh+ dhe dyert e tij; dyert e tyre i veshi me bakër.
10 Detin e vuri në të djathtë, drejt juglindjes.+
11 Gjithashtu Hirami bëri enët, lopatat dhe taset.+
Kështu Hirami mbaroi punën që bëri për mbretin Solomon në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë:+
12 dy shtyllat;+ kapitelet* në formë kupe që ishin në majë të tyre; dy rrjetat zbukuruese+ që të mbulonin këto kapitele në formë kupe;
13 dhe 400 shegët+ për dy rrjetat zbukuruese, dy radhët e shegëve për secilën rrjetë, që të mbulonin dy kapitelet në formë kupe mbi shtyllat;+
14 dhjetë karrocat* dhe dhjetë legenët mbi karrocat;+
15 Detin dhe 12 demat nën të;+
16 kovat, lopatat, pirunjtë+ dhe gjithë pajisjet. Të gjitha këto Hiram-Abivi+ ia bëri prej bakri të lëmuar mbretit Solomon për shtëpinë e Jehovait.
17 Mbreti i derdhi ato në kallëpe argjile në krahinën e Jordanit, midis Sukotit+ dhe Zeredahut.
18 Solomoni bëri jashtëzakonisht shumë nga këto pajisje; pesha e bakrit nuk u përcaktua dot.+
19 Solomoni bëri tërë pajisjet+ për shtëpinë e Perëndisë së vërtetë: altarin prej ari;+ tryezat+ për bukët e paraqitjes;*+
20 shandanët dhe llambat e tyre prej ari të kulluar,+ që të ndizeshin sipas udhëzimeve para dhomës më të brendshme;
21 lulet, llambat dhe mashat,* prej ari, prej arit më të kulluar;
22 fikësit, taset, kupat dhe mbajtëset e zjarrit, prej ari të kulluar. Hyrjet e shtëpisë, pra dyert e brendshme të Më të Shenjtës+ dhe dyert e tempullit,* i bëri prej ari.+
Shënimet
^ Ose «rezervuarin».
^ Ose «Duhej një litar prej 30 kutesh për ta matur rreth e qark».
^ Rreth 7,4 cm. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «Kapaciteti i tij ishte».
^ Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «rrethimin».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «karroca për të mbajtur ujë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «shtëpisë së tempullit». Këtu i referohet së Shenjtës.