Libri i dytë i Kronikave 6:1-42

  • Solomoni i drejtohet popullit (1-11)

  • Lutja e Solomonit për inaugurimin (12-42)

6  Atëherë Solomoni tha: «Ti, o Jehova, the se do të banoje në terrin e zi.+  Tani të kam ndërtuar një shtëpi madhështore, një vend të qëndrueshëm, ku ti të banosh përjetë.»+  Pastaj mbreti u kthye nga populli dhe filloi të bekonte kongregacionin e Izraelit, ndërsa tërë kongregacioni qëndronte në këmbë.+  Ai tha: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, ai që i premtoi me gojën e vet atit tim, Davidit, dhe që përmbushi me duart e tij atë që tha:  ‘Prej ditës që nxora nga Egjipti popullin tim, nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit ku të ndërtoj një shtëpi që të qëndrojë emri im+ dhe nuk kam zgjedhur asnjeri që të bëhet kreu i popullit tim, Izraelit.  Por kam zgjedhur Jerusalemin,+ që atje të jetë emri im, dhe kam zgjedhur Davidin, që të jetë mbi popullin tim, Izraelin.’+  Ati im, Davidi, dëshironte me gjithë zemër të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+  Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ti dëshiroje me gjithë zemër të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe shumë mirë që të lindi kjo dëshirë në zemër.  Megjithatë, shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti, por djali që do të të lindë.* Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+ 10  Jehovai e mbajti premtimin që bëri, meqë unë zura vendin e Davidit, atit tim, dhe u ula në fronin e Izraelit,+ ashtu siç premtoi Jehovai.+ Gjithashtu ndërtova shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, 11  dhe atje kam vënë Arkën që mban besëlidhjen+ që Jehovai bëri me popullin e Izraelit.» 12  Pastaj Solomoni qëndroi para altarit të Jehovait, përballë gjithë kongregacionit të Izraelit, dhe shtriu duart drejt qiellit.+ 13  (Solomoni kishte bërë një platformë prej bakri dhe e kishte vënë në mes të oborrit.*+ Ajo ishte pesë kute* e gjatë, pesë kute e gjerë dhe tre kute e lartë, e ai qëndronte në këmbë mbi të.) Ai u ul në gjunjë përballë gjithë kongregacionit të Izraelit dhe shtriu duart drejt qiellit.+ 14  Pastaj u lut: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, nuk ka Perëndi si ti as në qiej, as në tokë. Ti e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike shërbëtorëve të tu që të shërbejnë me gjithë zemër.+ 15  Ti e mbajte premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit.+ E bëre premtimin me gojën tënde, dhe sot e ke përmbushur me dorën tënde.+ 16  E tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse djemtë e tu do t’i kushtojnë vëmendje udhës së tyre, duke ecur sipas ligjit tim+ ashtu si ti, atëherë një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë në praninë time në fronin e Izraelit.’+ 17  Tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, përmbushe premtimin që i bëre shërbëtorit tënd, Davidit. 18  Mos vallë do të banojë vërtet Perëndia me njerëzit në tokë?!+ Ja! Qiejt, po, qiejt e qiejve nuk të mbajnë dot,+ e aq më pak kjo shtëpi që kam ndërtuar unë!+ 19  Tani kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe përgjërimit të tij, o Jehova, Perëndia im, e dëgjo thirrjen për ndihmë dhe lutjen që po të drejton. 20  Mbaji sytë ditë e natë te kjo shtëpi, te vendi ku ti the se do të vije emrin tënd,+ për të dëgjuar lutjen që bën shërbëtori yt në drejtim të këtij vendi. 21  Dëgjoji përgjërimet për ndihmë të shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd, Izraelit, kur të luten në drejtim të këtij vendi.+ Dëgjo nga vendi ku banon, nga qiejt;+ po, dëgjo dhe fal.+ 22  Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dhe ky e detyron të bëjë një betim* e të mbajë përgjegjësi për atë betim,* e ndërkohë që është ende nën betim,* vjen para altarit tënd në këtë shtëpi,+ 23  atëherë dëgjo nga qiejt dhe vepro e gjykoji shërbëtorët e tu: të ligun shpalle fajtor duke e ndëshkuar për atë që ka bërë,+ por të drejtin shpalle të pafajshëm* duke e shpërblyer sipas drejtësisë së vet.+ 24  Në rast se popullin tënd, Izraelin, e mposht armiku ngaqë ka mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ e pastaj kthehet te ti, i jep lavdi emrit tënd,+ lutet+ e të përgjërohet në këtë shtëpi,+ 25  atëherë dëgjo nga qiejt,+ fale mëkatin e popullit tënd, Izraelit, dhe ktheje në vendin që i dhe atij e paraardhësve të tij.+ 26  Nëse qiejt mbyllen e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi, i japin lavdi emrit tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i përule,*+ 27  atëherë dëgjo nga qiejt dhe fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, të popullit tënd, Izraelit, dhe mësoju udhën e mirë ku duhet të ecin;+ dërgo shi+ mbi tokën që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi. 28  Nëse vendin e pllakos zia e bukës+ ose murtaja,+ e godet një erë zhuritëse ose vrugu,*+ e pushtojnë një mori karkalecash ose karkalecat* e pangopur;+ nëse armiqtë i rrethojnë në ndonjë nga qytetet e vendit*+ ose nëse u bie ndonjë lloj tjetër plage a sëmundjeje,+ 29  çfarëdo lutjeje+ e përgjërimi+ që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli, (sepse gjithsecili e njeh plagën dhe dhembjen e vet)+ kur të shtrijë duart drejt kësaj shtëpie,+ 30  atëherë dëgjo nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ dhe fal.+ Shpërbleje secilin sipas gjithë udhëve të tij, sepse ti ia njeh zemrën (vetëm ti e njeh vërtet zemrën e njeriut),+ 31  që të të nderojnë thellësisht* duke ecur në udhët e tua, për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë. 32  Edhe të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit* tënd të madh,+ dorës sate të fortë dhe krahut tënd të fuqishëm*, dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie,+ 33  dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt, dhe plotësoja tërë ato që të kërkon, në mënyrë që gjithë popujt e tokës ta njohin emrin tënd+ e të të nderojnë thellësisht* njëlloj siç të nderon populli yt, Izraeli, dhe ta dinë se kjo shtëpi që kam ndërtuar, i sjell lavdi emrit tënd. 34  Nëse populli yt shkon në luftë kundër armiqve, në udhën ku e dërgon ti,+ dhe të lutet+ në drejtim të këtij qyteti që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 35  atëherë dëgjoje nga qiejt lutjen e përgjërimin e tij, dhe vër në vend drejtësinë për të.+ 36  Nëse ata mëkatojnë kundër teje (sepse s’ka njeri që të mos mëkatojë),+ dhe ti zemërohesh shumë me ta e i braktis në dorë të armiqve, të cilët i kapin e i çojnë robër në një vend të largët ose të afërt,+ 37  nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër dhe kthehen te ti e të përgjërohen në vendin e robërisë, duke thënë: ‘Kemi mëkatuar, kemi bërë atë që është e gabuar dhe kemi vepruar me ligësi’,+ 38  nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt* në vendin ku i kanë marrë robër,+ nëse luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur+ dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd, 39  atëherë dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt, lutjen e përgjërimin e tyre, vër në vend drejtësinë për ta+ dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje. 40  Tani, o Perëndia im, të lutem, drejtoji sytë dhe veshët te lutja që po bëhet në* këtë vend!+ 41  Ngrihu, o Perëndi Jehova, eja në vendin tënd të banimit,+ bashkë me Arkën, simbolin e forcës sate! Le të vishen me shpëtim priftërinjtë e tu, o Perëndi Jehova, dhe le të gëzojnë besnikët e tu për mirësinë tënde!+ 42  O Perëndi Jehova, mos e hidh poshtë të mirosurin* tënd!+ Kujto dashurinë besnike që ke treguar për Davidin, shërbëtorin tënd!»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «biri yt që do të dalë nga ijët e tua».
Ose «rrethimit».
Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, një betim që përfshinte edhe një mallkim si dënim, nëse dikush betohej në mënyrë të rreme ose e shkelte betimin.
Fjalë për fjalë «mallkim».
Fjalë për fjalë «mallkim».
Fjalë për fjalë «të drejtë».
Ose «i ke munduar».
Fjalë për fjalë «në vendin e portave të tij».
Ose «karkalecat antenëgjatë».
Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Ose «të reputacionit».
Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «të bëhet për».