Libri i dytë i Kronikave 8:1-18

  • Solomoni ndërmerr projekte të tjera ndërtimi (1-11)

  • Organizohet adhurimi në tempull (12-16)

  • Flota e Solomonit (17, 18)

8  Gjatë 20 vjetëve, Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e vet.*+  Më pas, ai rindërtoi qytetet që i kishte dhënë Hirami+ dhe vendosi atje izraelitë.*  Përveç kësaj, Solomoni shkoi në Hamath-Zobah dhe e pushtoi.  Pastaj fortifikoi* Tadmorin në shkretëtirë dhe tërë qytetet-depo+ që kishte ndërtuar në Hamath.+  Gjithashtu, ai fortifikoi me mure, porta dhe shula Beth-Horonin e Sipërm+ dhe Beth-Horonin e Poshtëm,+  Baalathin,+ si edhe tërë qytetet-depo të Solomonit, tërë qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve, si dhe gjithçka që Solomoni deshi të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim.  Sa për të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga hititët, amoritët, perezitët, hivitët dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e Izraelit,+  pasardhësit që kishin mbetur në vend—pasardhësit e atyre që izraelitët nuk i kishin shfarosur+—Solomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri sot e kësaj dite.+  Por Solomoni nuk bëri skllav asnjë izraelit që të punonte për të.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarë, krerë të adjutantëve të vet,* si dhe krerë të karrocierëve e të kalorësve të vet.+ 10  Mbreti Solomon kishte 250 krerë nëpunësish, të cilët ishin përgjegjës për popullin.+ 11  Gjithashtu, Solomoni e mori vajzën e faraonit+ nga Qyteti i Davidit dhe e çoi në shtëpinë që kishte ndërtuar për të,+ sepse tha: «Edhe pse është gruaja ime, ajo nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, pasi vendet ku ka qenë Arka e Jehovait janë të shenjta.»+ 12  Që atëherë, Solomoni i paraqiste Jehovait flijime të djegura+ mbi altarin+ e Jehovait, të cilin e kishte ndërtuar përpara portikut.*+ 13  Ai bënte blatime rregullisht çdo ditë, sipas urdhërimit të Moisiut për Sabatet,+ për hënat e reja+ dhe për festat e caktuara tri herë në vit,+ domethënë për Festën e Bukëve Pa Maja,+ për Festën e Javëve+ dhe për Festën e Kasolleve.*+ 14  Përveç kësaj, ai caktoi ndarjet e priftërinjve+ për shërbimet e tyre sipas rregullit të Davidit, atit të tij. Vendosi edhe levitët në detyrat e tyre, për të lëvduar+ e për të shërbyer në prani të priftërinjve sipas asaj që kërkohej çdo ditë, si dhe derëtarët sipas ndarjeve të tyre në porta të ndryshme,+ sepse kështu urdhëroi Davidi, njeriu i Perëndisë së vërtetë. 15  Ata nuk iu shmangën urdhërimit që u kishte dhënë mbreti priftërinjve dhe levitëve për çdo çështje dhe për depot. 16  Tërë punimet e Solomonit ishin të organizuara mirë,* që nga dita kur u hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait+ e derisa mbaroi. Kështu shtëpia e Jehovait përfundoi.+ 17  Atëherë Solomoni shkoi në Ezion-Geber+ dhe në Eloth,+ në bregdetin e Edomit.+ 18  Me anë të shërbëtorëve të vet, Hirami+ i dërgonte atij anije dhe detarë me përvojë. Ata shkonin në Ofir+ me shërbëtorët e Solomonit dhe merrnin që andej 450 talenta* ari,+ të cilat ia sillnin mbretit Solomon.+

Shënimet

Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «bij të Izraelit».
Ose «rindërtoi».
Ose «oficerëve të vet ndihmës».
Domethënë, hyrjes së tempullit.
Ose «Festën e Strehëve të Përkohshme».
Ose «të përgatitura; të përfunduara».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.