Letra e dytë e Pjetrit 3:1-18

  • Tallësit shpërfillin gjykimin e ardhshëm (1-7)

  • Jehovai nuk vonon (8-10)

  • Mendoni ç’lloj personash duhet të jeni (11-16)

    • Qiej të rinj e një tokë e re (13)

  • Ruhuni që të mos mashtroheni (17, 18)

3  Të dashur, kjo është letra e dytë që po ju shkruaj, në të cilën, ashtu si në të parën, po ju nxis me anë të një përkujtuesi+ ta keni mendjen të kthjellët,  që të kujtoni fjalët që thanë më parë* profetët e shenjtë dhe urdhërimin që ju dha Zotëria e Shpëtimtari ynë nëpërmjet apostujve tuaj.  Së pari, mbani parasysh se në ditët e fundit do të ketë tallës që do të rendin pas dëshirave të veta,+ do të tallen  e do të thonë: «Ku është kjo prania* e tij e premtuar?!+ Se ja, që nga dita që paraardhësit tanë ranë në gjumin e vdekjes, të gjitha gjërat po vazhdojnë tamam siç ishin që në fillim të krijimit.»+  Mirëpo qëllimisht ata e shpërfillin faktin se, shumë kohë më parë, me anë të fjalës së Perëndisë,* u bënë qiejt dhe një tokë që qëndronte e patundur mbi ujë e në mes të ujit,+  dhe me anë të këtyre bota e asaj kohe u shkatërrua kur u përmbyt.+  E po me anë të fjalës së Perëndisë, qiejt dhe toka që ekzistojnë tani, janë rezervuar për zjarrin, dhe për këtë do të ruhen deri në ditën e gjykimit e të shkatërrimit të njerëzve që shpërfillin Perëndinë.+  Gjithsesi, të mos ju shpëtojë pa vënë re kjo, o të dashur, se për Jehovain* një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet, si një ditë.+  Jehovai* nuk vonon të plotësojë premtimin e tij,+ siç mendojnë disa, por është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të pendohen.+ 10  E megjithatë, dita e Jehovait*+ do të vijë si një hajdut,+ në të cilën qiejt do të zhduken+ duke gjëmuar,* çdo element do të shkrihet nga nxehtësia tejet e madhe dhe toka e veprat e saj do të jenë të ekspozuara.*+ 11  Meqë të gjitha këto gjëra do të shpërbëhen në këtë mënyrë, mendoni ç’lloj personash duhet të jeni: të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj dhe të përkushtuar ndaj Perëndisë në çdo gjë që bëni, 12  ndërsa prisni dhe mbani gjithnjë në mend* praninë e ditës së Jehovait,*+ nëpërmjet së cilës qiejt do të shkatërrohen+ mes flakëve dhe elementët do të shkrihen nga nxehtësia tejet e madhe! 13  Mirëpo, sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj e një tokë të re,+ ku do të mbretërojë* drejtësia.+ 14  Prandaj, o të dashur, meqenëse pritni këto gjëra, bëni çmos që në fund ai t’ju gjejë të panjollë, të patëmetë e në paqe.+ 15  Veç kësaj, konsiderojeni durimin e Zotërisë tonë si shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur Pavël sipas mençurisë që iu dha.+ 16  Ai ju ka folur për këto gjëra, siç bën në gjithë letrat e tij, edhe pse në to ka gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat njerëzit e paditur* dhe të lëkundur në besim po i shtrembërojnë, siç bëjnë edhe me pjesën tjetër të Shkrimeve, dhe për këtë i pret shkatërrimi. 17  Prandaj, ju, o të dashur, duke pasur paraprakisht këtë njohuri, ruhuni që të mos mashtroheni nga mësimet e rreme të këtyre njerëzve të ligj dhe të mos humbitni qëndrimin tuaj të palëkundur.*+ 18  Përkundrazi, vazhdoni të merrni gjithnjë e më shumë mirësi të pamerituar dhe njohuri për Zotërinë dhe Shpëtimtarin tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia tani dhe në përjetësi! Amin!

Shënimet

Ose «gjërat që parathanë».
Ose «me urdhër të Perëndisë».
Domethënë, të ekspozuara ndaj zjarrit.
Ose «duke ushtuar».
Ose «dëshironi me zjarr». Fjalë për fjalë «shpejtoni».
Fjalë për fjalë «do të banojë».
Ose «e pamësuar».
Ose «qëndrueshmërinë».