Libri i dytë i Samuelit 20:1-26
20 Tani, një ngatërrestar që quhej Sheba,+ djali i Bikrit, një beniaminit, i ra bririt+ dhe tha: «Ne s’kemi të bëjmë fare me Davidin dhe nuk kemi asnjë trashëgimi nga djali i Jeseut.+ Prandaj secili të kthehet te perënditë* e veta, o Izrael!»+
2 Atëherë gjithë burrat e Izraelit nuk e ndoqën më Davidin, por filluan të ndiqnin Shebën, djalin e Bikrit,+ kurse burrat e Judës nuk iu ndanë mbretit të tyre që nga Jordani deri në Jerusalem.+
3 Kur mbërriti në shtëpinë e tij* në Jerusalem,+ mbreti David mori dhjetë konkubinat që i kishte lënë të kujdeseshin për shtëpinë+ dhe i vuri në një shtëpi të ruajtur me roja. Ai u siguroi ushqim, por nuk pati fare marrëdhënie me to.+ Konkubinat qëndruan rreptësisht të mbyllura deri ditën e vdekjes dhe jetuan si vejusha, edhe pse e kishin burrin gjallë.
4 Tani mbreti i tha Amasës:+ «Mblidh pranë meje njerëzit e Judës brenda tri ditësh; edhe ti duhet të jesh i pranishëm.»
5 Kështu Amasa shkoi të mblidhte Judën, por vetë erdhi pas afatit që i kishte caktuar mbreti.
6 Atëherë Davidi i tha Abishait:+ «Sheba,+ djali i Bikrit, mund të na bëjë më shumë dëm se Absalomi.+ Merri shërbëtorët e mi* dhe ndiqe, që të mos gjejë qytete të fortifikuara e të na ikë.»
7 Prandaj njerëzit e Joabit,+ keretitët, peletitët+ dhe gjithë burrat e fuqishëm shkuan pas tij, dhe dolën nga Jerusalemi për të ndjekur Shebën, djalin e Bikrit.
8 Kur ishin pranë gurit të madh në Gibeon,+ u doli para Amasa+ që t’i takonte. Joabi kishte veshur uniformën ushtarake dhe në brez kishte ngjeshur një shpatë, që e mbante në mill.* Por, kur iu afrua Amasës, shpata i doli nga milli.
9 Joabi e pyeti Amasën: «A je mirë, vëllai im?» Pastaj me dorën e djathtë e kapi Amasën nga mjekra sikur do ta puthte.
10 Amasa nuk po i ruhej shpatës që kishte në dorë Joabi, dhe Joabi ia nguli shpatën në bark+ e zorrët iu derdhën përtokë. Joabit nuk iu desh ta godiste për së dyti; mjaftoi një e goditur për ta vrarë në vend. Pastaj Joabi dhe Abishai, vëllai i tij, u vunë në ndjekje të Shebës, djalit të Bikrit.
11 Njëri nga djelmoshat e Joabit qëndroi pranë trupit të Amasës dhe tha: «Kushdo që është në anën e Joabit dhe i përket Davidit, le të shkojë pas Joabit!»
12 Ndërkohë Amasa po përpëlitej në gjakun e vet në mes të rrugës. Kur djaloshi pa se gjithë populli ndalonte aty, e hoqi Amasën nga rruga dhe e çoi në fushë. Pastaj i hodhi sipër një rrobë, ngaqë pa se të gjithë ndalonin aty kur e shikonin.
13 Pasi e hoqi nga rruga, të gjithë burrat shkuan pas Joabit për të ndjekur Shebën,+ djalin e Bikrit.
14 Sheba kaloi nëpër të gjitha fiset e Izraelit deri në Abel të Beth-Makahut;+ edhe bikritët u mblodhën dhe shkuan pas tij në qytet.
15 Joabi dhe njerëzit e tij erdhën, e rrethuan Shebën në Abel të Beth-Makahut dhe ngritën një ledh për të sulmuar qytetin, sepse qyteti ishte i rrethuar me një ledh mbrojtës. Pas kësaj, gjithë njerëzit e Joabit po gërmonin themelet e murit të qytetit për ta rrëzuar.
16 Por një grua e mençur thirri nga muri i qytetit: «Dëgjoni, o njerëz, dëgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit të vijë këtu që të flas me të.»
17 Kështu ai iu afrua dhe gruaja e pyeti: «Ti je Joabi?» Ai iu përgjigj: «Unë jam.» Ajo shtoi: «Dëgjoji fjalët e shërbëtores sate.» Ai tha: «Po të dëgjoj.»
18 Ajo vazhdoi: «Në të kaluarën gjithmonë thoshin: ‘Le të pyesin në Abel, dhe çështja do të mbyllet.’
19 Po të flas në emër të njerëzve paqësorë dhe besnikë të Izraelit. Ti po kërkon të shkatërrosh një qytet që është si një nënë në Izrael. Pse ta shfarosësh trashëgiminë e Jehovait?»+
20 Joabi u përgjigj: «Mua s’më ka shkuar kurrë ndër mend ta shfaros e ta shkatërroj qytetin.
21 Nuk është kështu puna. Përkundrazi një njeri që quhet Sheba,+ djali i Bikrit, nga rajoni malor i Efraimit,+ është rebeluar* kundër mbretit David. Nëse dorëzoni vetëm atë, do të tërhiqem nga qyteti.» Atëherë gruaja i tha Joabit: «Ja, kokën e tij do të ta hedhim nga muri!»
22 Menjëherë gruaja e mençur shkoi te të gjithë banorët e qytetit, të cilët ia prenë kokën Shebës, djalit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Atëherë ky i ra bririt dhe ata u larguan nga qyteti, secili në shtëpinë e vet,+ kurse Joabi u kthye në Jerusalem te mbreti.
23 Tani, Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit;+ Benajahu,+ djali i Jehojadës,+ ishte në krye të keretitëve dhe të peletitëve;+
24 Adorami+ ishte në krye të atyre që ishin rekrutuar për punë të detyruar; Jehozafati,+ djali i Ahiludit, ishte kronisti;*
25 Shevai ishte sekretari; Sadoku+ dhe Abiatari+ ishin priftërinj.
26 Edhe jairiti Ira u bë njëri nga zyrtarët e lartë* të Davidit.