Libri i dytë i Samuelit 21:1-22

  • Hakmarrja e gibeonitëve ndaj shtëpisë së Saulit (1-14)

  • Luftërat kundër filistinëve (15-22)

21  Në ditët e Davidit pati zi buke+ për tre vjet rresht. Prandaj Davidi u këshillua me Jehovain, e Jehovai i tha: «Mbi Saulin dhe shtëpinë e tij rëndon faji i gjakut, sepse vrau gibeonitët.»+  Kështu mbreti i thirri gibeonitët+ dhe foli me ta. (Faktikisht gibeonitët nuk ishin izraelitë, por amoritë+ që kishin mbetur në vend. Izraelitët ishin betuar se do t’ua kursenin jetën,+ por Sauli kërkoi t’i vriste ngaqë mbronte me fanatizëm popullin e Izraelit dhe të Judës.)  Davidi i pyeti gibeonitët: «Ç’të bëj për ju dhe si mund t’jua shlyej këtë faj, që të bekoni trashëgiminë e Jehovait?»  Gibeonitët i thanë: «Argjendi dhe ari+ s’mund ta shlyejnë dëmin që Sauli dhe familja e tij na kanë bërë, dhe as na takon neve të vrasim njeri në Izrael.» Atëherë ai tha: «Unë do të bëj për ju çfarëdo që të kërkoni.»  Ata ia kthyen mbretit: «Meqë ai njeri donte të na shfaroste dhe thuri plane për të na zhdukur nga gjithë territori i Izraelit,+  të na jepen shtatë nga djemtë e tij. Ne do t’i varim kufomat e tyre*+ përpara Jehovait në Gibeah+ të Saulit, në qytetin e të zgjedhurit të Jehovait.»+ Atëherë mbreti u tha: «Do t’jua jap unë.»  Megjithatë mbreti tregoi dhembshuri ndaj Mefiboshetit,+ djalit të Jonatanit, djalit të Saulit, për shkak të besës që Davidi dhe Jonatani,+ djali i Saulit, kishin lidhur përpara Jehovait.  Kështu mbreti mori Armonin dhe Mefiboshetin, dy djemtë që Rizpa,+ vajza e Ajahut, i lindi Saulit, si dhe pesë djemtë që Mikala,*+ vajza e Saulit, i lindi Adrielit,+ djalit të meholatitit Barzilá.  Pastaj ua dorëzoi gibeonitëve, të cilët i varën kufomat e tyre në mal, përpara Jehovait.+ Ata vdiqën të shtatë së bashku; u vranë ditën e parë të korrjes, në fillim të korrjes së elbit. 10  Pastaj Rizpa,+ vajza e Ajahut, mori një copë thesi* dhe e shtroi mbi shkëmb. U ul mbi të dhe i ruajti kufomat e tyre që nga fillimi i korrjes e derisa ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi zogjtë e qiellit që të uleshin mbi to ditën dhe as egërsirat e tokës që t’u afroheshin natën. 11  Davidit i treguan ç’kishte bërë Rizpa, vajza e Ajahut, konkubina e Saulit. 12  Atëherë Davidi shkoi dhe mori eshtrat e Saulit dhe eshtrat e djalit të tij, Jonatanit, nga prijësit e Jabesh-Galadit.*+ Këta i kishin vjedhur kufomat nga sheshi i Beth-Shanit, ku i kishin varur filistinët ditën që vranë Saulin në Gilboa.+ 13  Ai i solli që andej eshtrat e Saulit dhe eshtrat e djalit të tij, Jonatanit; ata mblodhën edhe eshtrat e burrave që ishin ekzekutuar.*+ 14  Pastaj eshtrat e Saulit dhe të djalit të tij, Jonatanit, i varrosën në vendin e Beniaminit në Zela,+ te varri i të atit, Kishit.+ Pasi bënë gjithë sa kishte urdhëruar mbreti, Perëndia i dëgjoi përgjërimet e tyre për vendin.+ 15  Me kohë pati përsëri luftë mes filistinëve dhe Izraelit.+ Prandaj Davidi dhe shërbëtorët e tij zbritën e luftuan me filistinët, por Davidi u lodh shumë. 16  Një pasardhës i Refaimit,+ që quhej Ishbi-Benob, kishte një heshtë prej bakri që peshonte 300 sikla*+ dhe mbante një shpatë të re; ai kishte ndër mend ta vriste Davidin. 17  Menjëherë Abishai,+ djali i Zerujasë, i erdhi në ndihmë,+ goditi filistinin dhe e vrau. Atëherë njerëzit e Davidit këmbëngulën:* «Ti nuk do të dalësh më me ne në betejë!+ Nuk duhet t’ia shuash llambën Izraelit!»+ 18  Pas kësaj, në Gob shpërtheu përsëri lufta me filistinët.+ Në atë rast Sibekai,+ hushahiti, vrau Safin, një pasardhës të Refaimit.+ 19  Në Gob shpërtheu përsëri lufta me filistinët,+ dhe Elhanani, djali i betlehemitit Jare-Oregim, vrau Goliadin, gititin, që e kishte shkopin e heshtës si shuli i tezgjahut.*+ 20  Në Gath shpërtheu prapë luftë, dhe atje ishte një burrë me shtat të jashtëzakonshëm, që kishte 6 gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, gjithsej 24 gishta; edhe ai ishte pasardhës i Refaimit.+ 21  Ai e sfidonte vazhdimisht Izraelin,+ prandaj Jonatani, djali i Shimeit,+ vëllait të Davidit, e vrau. 22  Këta të katër ishin pasardhës të Refaimit në Gath dhe ranë nga dora e Davidit e nga dora e shërbëtorëve të tij.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «do t’i nxjerrim ata», pra, me këmbë e duar të thyera.
Një mundësi tjetër «Meraba».
Një mundësi tjetër «pronarët e tokave të Jabesh-Galadit».
Ose «ishin nxjerrë për t’u vrarë».
Rreth 3,42 kg. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «u betuan».