Libri i dytë i Samuelit 22:1-51

  • Davidi lëvdon Perëndinë për veprat e tij të shpëtimit (1-51)

    • «Jehovai është shkrepi im» (2)

    • Jehovai është besnik me besnikët e vet (26)

22  Ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve+ dhe nga dora e Saulit,+ Davidi i drejtoi Jehovait fjalët e kësaj kënge.+  Ai tha: «Jehovai është shkrepi im, kalaja ime,+ çlirimtari im;+   Perëndia është shkëmbi im,+ tek ai gjej strehë;ai është mburoja ime+ dhe briri im i shpëtimit,* streha* ime e sigurt,+vendi drejt të cilit vrapoj,+ shpëtimtari im;+ ai që më shpëton nga dhuna.   I lutem Jehovait, se veç ai është i denjë të lëvdohet,veç ai do të më shpëtojë nga armiqtë e mi.   Dallgët e vdekjes shkulmuan rreth meje,+një lumë njerëzish pa pikë vlere më tmerruan.+   Litarët e Varrit* rreth vetes m’u mbështollën,+grackat e vdekjes përpara më dolën.+   Në vuajtjen time Jehovait i lutesha,+Perëndisë tim i thërrisja. Nga tempulli i tij, zërin ma dëgjoi,e në vesh, thirrja ime për ndihmë atij i shkoi.+   Toka nisi të dridhej e të tundej;+themelet e qiejve u lëkundën,+e nga zemërimi i tij, u shkundën vendit.+   Nga flegrat e hundës tym i dolie nga goja zjarr që përpin, i gufoi,+prush i ndezur prej tij flakëroi. 10  Ndërsa zbriste, qiejt i përkuli,+e nën këmbët e tij re të murrme kishte.+ 11  Hipur në një kerubin,+ erdhi duke fluturuar,hipur në krahët e një engjëlli*+ u shfaq. 12  E më pas si strehë rreth vetes errësirën vuri,+në retë e dendura e të errëta të shtrëngatës u strehua. 13  Nga drita shkëlqimplotë e pranisë së tij,thëngjij të zjarrtë u ndezën. 14  Pastaj nga qielli Jehovai nisi të gjëmonte,+zëri i Më të Lartit kumbonte.+ 15  I hallakati armiqtë e mi me shigjetat+ që vrik u hodhi,po, me rrufetë krejt i hutoi.+ 16  Nga qortimi i Jehovait,nga shkulmi i frymës së flegrave të tij,+deti doli në shesh,+themelet e tokës u zbuluan. 17  Nga atje lart, ai dorën shtriu e më mori,e nga të thellat ujëra më nxori.+ 18  Nga armiqtë e mi të fuqishëm më shpëtoi,+nga më të fortët që më urrenin, më çliroi. 19  Në ditë të keqe ata m’u vërsulën,+por Jehovai m’u bë krah. 20  Në një vend të sigurt* më çoi;+i kënaqur ishte me mua, ndaj më shpëtoi.+ 21  Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+po, sipas pafajësisë* së duarve të mia më shpërblen,+ 22  sepse në udhët e Jehovait kam qëndruar,Perëndinë tim nuk e kam braktisur, jo, me ligësi nuk kam vepruar. 23  Të gjitha ligjet e tij+ përpara syve i kam,nga statutet e tij nuk do të largohem.+ 24  I pafaj+ do të mbetem në sytë e tije mëkatit larg do t’i rri.+ 25  Jehovai më shpërbleftë sipas drejtësisë sime,+sipas pafajësisë sime në sytë e tij!+ 26  Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+njeriun e pafajshëm,* ti nuk e ngarkon me faj,+ 27  me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+por me dredharakun, tregohesh mendjemprehtë.*+ 28  Vërtet, ti e shpëton të përulurin,+por sytë e tu janë kundër fodullit, ndaj e poshtëron.+ 29  Ti je llamba ime, o Jehova!+ Jehovai është ai që hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+ 30  Falë ndihmës sate, banda kusarësh mund të sulmoj,falë fuqisë së Perëndisë, mure mund të kaloj.+ 31  E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë,+e kulluar është fjala e Jehovait.+ Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+ 32  E kush tjetër është Perëndi veç Jehovait?!+ Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?!+ 33  Perëndia i vërtetë është fortesa ime e pathyeshme+e nga udha ime çdo pengesë heq ai.+ 34  Këmbëlehtë si dreri më bën të vrapoj,ndaj në shpate të thepisura i palëkundur qëndroj.+ 35  Duart për luftë m’i stërvit,e me krahët e mi mund të tendos një hark bakri. 36  Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron;përulësia jote më bën të madh.+ 37  Shtegun ku eci, ti e bën të gjerë,ndaj këmbët nuk do të më shkasin asnjëherë.+ 38  Do t’i ndjek e do t’i zhduk armiqtë e mi,pa i shfarosur, nuk do të kthehem kurrsesi. 39  Do t’i shfaros e copë-copë do t’i bëj sa të mos ngrihen më,+në këmbët e mia përtokë do të bien. 40  Për betejë, ti do të më japësh fuqi+e armiqtë e mi do t’i shembësh nën këmbët e mia.+ 41  Falë teje, kundërshtarët e mi do t’ia mbathin;+unë do t’i shfaros* ata që më urrejnë.+ 42  Për ndihmë ata thërrasin, por s’ka kush i shpëton;madje i thërrasin edhe Jehovait, por ai nuk i dëgjon.+ 43  Grimca-grimca do t’i bëj si pluhurin e tokës,do t’i thërrmoj dhe do t’i shtyp si llucën e rrugëve. 44  Nga akuzat e pareshtura të popullit tim do të më shpëtosh,+ do të më ruash që të jem kreu i kombeve;+po, një popull që s’e kam njohur, do të më shërbejë.+ 45  Të huajt do të struken kokulur para meje;+me të dëgjuar për mua do të më nënshtrohen. 46  Të huajve s’do t’u mbetet fije guximi,*e nga fortesat do të dalin me ethe drithërimi. 47  Jehovai është gjallë! Shkëmbi im qoftë lëvduar!+ Perëndia, shkëmbi i shpëtimit tim, qoftë lartësuar!+ 48  Perëndia i vërtetë hakun ma merr;+nën këmbët e mia popujt i shtie.+ 49  Nga armiqtë e mi, ti më çliron, më ngre lart+ mbi këdo që më sulmon,nga njerëzit e dhunshëm më shpëton.+ 50  Ja pse, o Jehova, mes kombeve do të të falënderoj,+e për emrin tënd lavde do të këndoj!*+ 51  Me dorën tënde shpëtimtare,* mbretin e çliron,+të mirosurit* tënd dashuri besnike i tregon,po, Davidit dhe pasardhësit* të tij, përgjithmonë.»+

Shënimet

Ose «dhe shpëtimtari im i fuqishëm». Shih Fjalorthin, «Briri».
Ose «kalaja».
Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «mbi krahët e erës». Fjalë për fjalë «e një fryme». Shih Fjalorthin.
Ose «të hapur».
Fjalë për fjalë «pastërtisë».
Fjalë për fjalë «njeriun e fuqishëm e të pafajshëm».
Një mundësi tjetër «sillesh si i pamend».
Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
Ose «do të ligështohen».
Ose «do të luaj melodi!»
Ose «Me fitore madhështore».
Fjalë për fjalë «farës».