Libri i dytë i Samuelit 24:1-25

  • Mëkati i regjistrimit i Davidit (1-14)

  • Murtaja vret 70.000 veta (15-17)

  • Davidi ndërton një altar (18-25)

    • Davidi nuk bën flijime që s’i kushtojnë asgjë (24)

24  Zemërimi i Jehovait u ndez përsëri kundër Izraelit,+ kur Davidin e nxitën me këto fjalë: «Shko, bëj numërimin+ e Izraelit dhe të Judës.»+  Kështu mbreti i tha Joabit,+ kreut të ushtrisë që ishte me të: «Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani në Ber-Shebë,+ dhe regjistro popullin, që të di numrin e popullit.»  Por Joabi i tha mbretit: «Jehovai, Perëndia yt, e shtoftë popullin 100-fish, dhe zotëria im, mbreti, e paftë këtë me sytë e vet! Por, pse vallë e kërkon një gjë të tillë zotëria im, mbreti?»  Por fjala e mbretit doli më e fortë se ajo e Joabit dhe e krerëve të ushtrisë. Kështu, Joabi dhe krerët e ushtrisë u larguan nga mbreti për të regjistruar popullin e Izraelit.+  Ata kaluan Jordanin dhe ngritën kampin në Aroer,+ në të djathtë* të qytetit që ndodhej në mes të luginës,* shkuan drejt gaditëve dhe vazhduan për në Jazer.+  Pas kësaj vajtën në Galad+ dhe në vendin e Tahtim-Hodshit, vazhduan drejt Dan-Janit dhe i ranë rreth e përqark Sidonit.+  Pastaj vajtën në fortesën e Tirit+ dhe në të gjitha qytetet e hivitëve+ e të kananitëve dhe në fund mbërritën në Negeb+ të Judës, në Ber-Shebë.+  Kështu, ata përshkuan mbarë vendin dhe u kthyen në Jerusalem pas nëntë muajsh e njëzet ditësh.  Joabi i dha mbretit numrin e atyre që ishin regjistruar. Izraeli kishte 800.000 shpatarë, kurse Juda 500.000.+ 10  Pasi e kishte numëruar popullin, Davidin e breu ndërgjegjja.*+ Atëherë Davidi i tha Jehovait: «Mëkatova+ rëndë duke bërë këtë gjë. Tani, o Jehova, të lutem, falja fajin+ shërbëtorit tënd, sepse kam vepruar fare pa mend.»+ 11  Kur Davidi u çua në mëngjes, Jehovai i drejtoi këtë fjalë profetit Gad,+ vegimtarit* të Davidit: 12  «Shko dhe thuaji Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Po të jap tri mundësi. Zgjidh njërën dhe atë do të sjell mbi ty.’”»+ 13  Prandaj Gadi vajti te Davidi dhe i tha: «Do që të ketë shtatë vjet zi buke në vend?+ Do që t’ia mbathësh për tre muaj nga kundërshtarët e tu që do të të ndjekin?+ Apo do që të ketë për tri ditë një murtajë në vend?+ Tani, mendohu mirë për përgjigjen që duhet t’i jap Atij që më dërgoi.» 14  Atëherë Davidi i tha Gadit: «Ç’më rëndon një ankth në zemër! Më mirë të biem në duart e Jehovait,+ sepse mëshira e tij është e madhe;+ por mos rënça në duart e njeriut!»+ 15  Atëherë Jehovai dërgoi një murtajë+ në Izrael që nga mëngjesi e deri në kohën e caktuar, e kështu vdiqën 70.000 veta+ që nga Dani deri në Ber-Shebë.+ 16  Kur engjëlli e shtriu dorën drejt Jerusalemit për të goditur banorët e tij, Jehovait i erdhi keq* për këtë tragjedi+ dhe i tha engjëllit që po shkatërronte popullin: «Mjaft! Ule dorën.» Engjëlli i Jehovait ishte pranë lëmit të jebusitit+ Araunah.+ 17  Kur pa engjëllin që po godiste popullin, Davidi i tha Jehovait: «Unë mëkatova! Unë bëra keq! Po këto dele,+ çfarë kanë bërë? Të lutem, të ngrihet dora jote kundër meje dhe kundër shtëpisë së babait tim!»+ 18  Kështu po atë ditë, Gadi vajti te Davidi dhe i tha: «Ngjitu dhe ndërto një altar për Jehovain në lëmin e jebusitit Araunah.»+ 19  Prandaj Davidi u ngjit sipas fjalës së Gadit, siç kishte urdhëruar Jehovai. 20  Kur Araunahu pa poshtë dhe vuri re mbretin me shërbëtorët e vet që po vinin drejt tij, menjëherë doli dhe u përkul para mbretit me fytyrë përtokë. 21  Araunahu e pyeti: «Pse ka ardhur te shërbëtori i tij zotëria im, mbreti?» Davidi iu përgjigj: «Që të blej nga ti lëmin për t’i ndërtuar një altar Jehovait, me qëllim që të ndalet plaga mbi popullin.»+ 22  Por Araunahu i tha Davidit: «Zotëria im, mbreti, le ta marrë dhe le të flijojë atë që i pëlqen.* Ja ku janë gjedhët për blatimin e djegur, trina shirëse* dhe zgjedha e gjedhëve për dru. 23  Araunahu, o mbret, ia jep të gjitha këto mbretit.» Pastaj Araunahu i tha akoma mbretit: «Jehovai, Perëndia yt, të bekoftë!» 24  Megjithatë mbreti i tha Araunahut: «Jo, unë duhet të ta blej me një çmim. Nuk do t’i bëj Jehovait, Perëndisë tim, flijime të djegura që s’më kushtojnë asgjë.» Kështu Davidi bleu lëmin dhe gjedhët për 50 sikla* argjendi.+ 25  Atje Davidi i ndërtoi Jehovait një altar+ dhe bëri flijime të djegura e flijime në bashkësi. Atëherë Jehovai iu përgjigj përgjërimeve që u bënë për vendin,+ dhe plaga mbi Izraelin u ndal.

Shënimet

Ose «në jug».
Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «zemra».
Ose «Jehovai u pikëllua».
Fjalë për fjalë «atë që është e mirë në sytë e tij».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.