Letra e dytë drejtuar Timoteut 3:1-17

  • Kohë kritike në ditët e fundit (1-7)

  • Të ndjekim hap pas hapi shembullin e Pavlit (8-13)

  • «Vazhdo në gjërat që mësove» (14-17)

    • I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia (16)

3  Por dije se në ditët e fundit do të ketë kohë kritike,+ të vështira për t’u përballuar.  Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten,* lakmues parash,* mburravecë, fodullë, blasfemues,* të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë,  pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë,  tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, që duan kënaqësitë dhe jo Perëndinë,  që duket sikur janë të përkushtuar ndaj Perëndisë, por fuqia e këtij përkushtimi nuk ndikon në jetën e tyre.+ Nga këta largohu.  Nga mesi i këtyre dalin ata njerëz që futen dhelpërisht nëpër familje dhe bëjnë për vete gra të dobëta, të ngarkuara me mëkate, që e lënë veten në dorë të dëshirave të ndryshme,  të cilat mësojnë vazhdimisht, e prapëseprapë nuk janë kurrë në gjendje të fitojnë njohurinë e saktë për të vërtetën.  Ashtu si Janesi dhe Jambresi iu kundërvunë Moisiut, edhe këta vazhdojnë t’i kundërvihen së vërtetës. Këta janë njerëz me mendje krejt të korruptuar dhe të pamiratuar për sa i përket besimit.  Sidoqoftë, ata nuk do t’ia dalin mbanë, sepse marrëzia e tyre* do të duket fare qartë për të gjithë, si në rastin e atyre dy njerëzve.+ 10  Kurse ti ke ndjekur hap pas hapi mësimin tim, mënyrën time të të jetuarit,+ qëllimin tim, besimin tim, durimin tim, dashurinë time, qëndrueshmërinë time, 11  përndjekjet dhe vuajtjet e mia, si ato që hoqa në Antioki,+ në Ikoni+ e në Listër.+ U bëra ballë këtyre përndjekjeve, e Zotëria më çliroi nga të gjitha.+ 12  Në të vërtetë, të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë me përkushtim ndaj Perëndisë* në unitet me Krishtin Jezu, do të përndiqen.+ 13  Kurse njerëzit e ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar të tjerët e duke u mashtruar edhe vetë.+ 14  Mirëpo ti vazhdo në gjërat që mësove dhe u binde të besoje,+ duke ditur se prej kujt i mësove 15  dhe se që nga foshnjëria+ i ke njohur shkrimet e shenjta,+ të cilat janë në gjendje të të bëjnë të mençur e të sjellin shpëtimin nëpërmjet besimit në Krishtin Jezu.+ 16  I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia+ dhe i dobishëm për të mësuar,+ për të korrigjuar, për të ndrequr* dhe për të disiplinuar* në drejtësi,+ 17  që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.

Shënimet

Ose «egoistë».
Ose «të dashuruar pas parave».
Ose «budallallëku i tyre».
Ose «përkushtim hyjnor». Shih Fjalorthin.
Ose «për të vënë gjërat në vijë».