Letra e dytë drejtuar Timoteut 4:1-22
4 Të urdhëroj solemnisht përpara Perëndisë dhe Krishtit Jezu, i cili do të gjykojë+ të gjallët e të vdekurit+ kur të shfaqet qartë+ dhe të jetë në Mbretërinë e tij:+
2 prediko fjalën,+ bëje këtë me urgjencë në kohë të favorshme e në kohë të vështira, korrigjo,+ hiq vërejtje dhe nxit me shumë durim si një mësues i mirë,+
3 sepse do të vijë koha kur ata njerëz nuk do ta durojnë dot mësimin e shëndoshë,*+ por në përputhje me dëshirat e veta, do ta rrethojnë veten me mësues që t’u gudulisin veshët.*+
4 Ata nuk do ta dëgjojnë më të vërtetën e do t’ua vënë veshin përrallave.
5 Kurse ti, ruaj gjykimin në gjithçka, qëndro përballë vështirësive,+ bëj veprën e ungjillëzuesit,* kryeje plotësisht shërbimin tënd.+
6 Se tashmë jam derdhur si blatim në pije*+ dhe koha e caktuar për çlirimin tim+ është në prag.
7 Luftën e shkëlqyer e bëra,+ garën e përfundova,+ besimin e ruajta.
8 Që tani e tutje, për mua ruhet kurora e drejtësisë,+ të cilën Zotëria, gjykatësi i drejtë,+ do të ma japë si shpërblim ditën e caktuar,+ madje jo vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që u digjet zemra për shfaqjen e tij.
9 Bëj çmos të vish sa më shpejt tek unë,
10 sepse Dema+ më braktisi, ngaqë donte këtë botë* dhe shkoi në Selanik. Kurse Kreshenci është në Galati e Titi në Dalmaci.
11 Me mua është vetëm Luka. Merre me vete Markun, sepse është i dobishëm për shërbimin tim.
12 Kurse Tikikun+ e dërgova në Efes.
13 Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, te Karpi, dhe rrotullat, sidomos pergamenat.*
14 Aleksandri, bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija. Jehovai* do ta shpërblejë sipas veprave.+
15 Ruhu edhe ti nga ai, sepse i është kundërvënë jashtë mase mesazhit tonë.
16 Në mbrojtjen time të parë, askush nuk m’u gjend pranë dhe të gjithë më braktisën—Perëndia mos u kërkoftë llogari për këtë.
17 Gjithsesi, Zotëria më qëndroi pranë, më mbushi me fuqi, që nëpërmjet meje predikimi të kryhej plotësisht e të gjitha kombet ta dëgjonin,+ dhe më shpëtoi nga goja e luanit.+
18 Zotëria do të më çlirojë nga çdo ligësi e do të më shpëtojë për Mbretërinë e tij qiellore.+ Atij i qoftë lavdia në jetë të jetëve! Amin!
19 Bëju të fala Priskës e Akuilës+ dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit.+
20 Erasti+ qëndroi në Korint, kurse Trofimin+ e lashë të sëmurë në Milet.
21 Bëj çmos të mbërrish para dimrit.
Të bën të fala Eubuli, si dhe Pudenci, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.
22 Zotëria qoftë me frymën* që ti tregon! Mirësia e tij e pamerituar qoftë me ju!
Shënimet
^ Ose «e dobishëm».
^ Ose «që t’u thonë atë që duan të dëgjojnë».
^ Ose «prediko vazhdimisht lajmin e mirë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «këtë sistem; këtë rend». Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, rrotullat prej lëkure.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Fjalorthin.