Letra e tretë e Gjonit 1:1-14

  • Përshëndetje dhe lutje (1-4)

  • Lavdërim për Gajin (5-8)

  • Diotrefi ambicioz (9, 10)

  • Për Dhimitrin flasin mirë (11, 12)

  • Planifikon t’u shkojë për vizitë; përshëndetje (13, 14)

 Plaku,* drejtuar Gajit të dashur, të cilin e dua vërtet.  I dashur, lutem që të kesh mbarësi në çdo gjë dhe shëndet të mirë, ashtu siç ke mbarësi tani.  Vërtet, u gëzova shumë kur vëllezërit erdhën e më treguan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, e faktikisht ti po vazhdon të ecësh në të vërtetën.+  Më bëhet zemra mal* kur dëgjoj që fëmijët e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.+  I dashur, ti po tregohesh besnik* në gjithçka që bën për vëllezërit, edhe pse për ty janë të panjohur,+  dhe ata kanë folur për dashurinë tënde para gjithë kongregacionit.* Të lutem, përcilli këta për rrugë siç është e denjë për Perëndinë,+  sepse kanë dalë që të predikojnë për hir të emrit të tij, pa pretenduar asgjë+ nga njerëzit e botës.*  Prandaj ne e kemi për detyrë t’i mirëpresim njerëz të tillë,+ që të bëhemi bashkëpunëtorë për të përhapur të vërtetën.+  I shkrova diçka kongregacionit, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari mes tyre,+ nuk pranon asgjë nga ne me respekt.+ 10  Prandaj, nëse vij, s’do t’i lë pa përmendur ato që bën ai, duke përhapur fjalë keqdashëse për ne.*+ E sikur të mos i mjaftonte kjo, ai nuk i mirëpret vëllezërit+ me respekt, e madje mundohet të pengojë e të flakë jashtë kongregacionit edhe ata që dëshirojnë t’i mirëpresin. 11  I dashur, mos imito të keqen, por të mirën.+ Kush bën të mirën, vjen nga Perëndia.+ Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.+ 12  Për Dhimitrin flasin mirë të gjithë, madje dëshmon edhe vetë e vërteta. Faktikisht, edhe ne flasim mirë për të, dhe ti e di se ajo që themi ne, është e vërtetë. 13  Kisha shumë gjëra për të të shkruar, mirëpo nuk dëshiroj të vazhdoj t’i shkruaj me bojë e me penë. 14  Por shpresoj të të shoh së shpejti dhe të flasim sy për sy. Paqja qoftë me ty! Miqtë të dërgojnë të fala. Dërgoju të falat e mia miqve një për një.

Shënimet

Ose «I moshuari».
Një mundësi tjetër «Nuk kam arsye më të madhe për të qenë mirënjohës».
Ose «i besueshëm».
Fjalë për fjalë «e kombeve». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «duke llomotitur fjalë të liga për ne».