Filipianëve 2:1-30

  • Përulësia e krishterë (1-4)

  • Përulësia e Krishtit dhe lartësimi i tij (5-11)

  • «Punoni për shpëtimin e vetes» (12-18)

    • «Shkëlqeni si ndriçues» (15)

  • Pavli dërgon Timoteun dhe Epafroditin (19-30)

2  Prandaj, nëse mund ta inkurajoni njëri-tjetrin në unitet me Krishtin, ta ngushëlloni nga dashuria, të tregoni merak,* përzemërsi të ngrohtë e dhembshuri,  bëjeni atëherë të plotë gëzimin tim dhe jini në një mendje, tregoni të njëjtën dashuri, jini plotësisht të bashkuar* e në një linjë arsyetimi.+  Mos bëni asgjë nga fryma e kundërshtimit+ a nga egoizmi,+ por me përulësi* konsiderojini të tjerët më të lartë se veten,+  duke mos kërkuar vetëm interesat tuaja,*+ por edhe të të tjerëve.+  Mbani po atë prirje mendore që kishte edhe Krishti Jezu,+  i cili, edhe pse ishte me natyrë hyjnore,+ as që e çoi nëpër mend të merrte diçka që nuk i takonte,* domethënë të ishte i barabartë me Perëndinë.+  Jo, përkundrazi e zbrazi veten,* mori natyrë skllavi+ dhe u bë njeri.*+  Për më tepër, kur erdhi si njeri në tokë,* e përuli veten dhe u bind deri në vdekje,+ po, vdekje në një shtyllë torture.*+  Pikërisht për këtë arsye, Perëndia e ngriti në një pozitë më të lartë+ e me zemërmirësi i dha emrin që është mbi çdo emër,+ 10  në mënyrë që, në emër të Jezuit, të gjunjëzohet kushdo​—ata në qiell, ata mbi tokë e ata nën tokë+—​ 11  dhe çdo gjuhë të pranojë hapur se Jezu Krishti është Zotëri+ në lavdi të Perëndisë, Atit. 12  Prandaj, o të dashur, ashtu sikurse jeni bindur gjithnjë, jo vetëm gjatë pranisë sime, por me më shumë gatishmëri tani, gjatë mungesës sime, vazhdoni të punoni për shpëtimin e vetes me frikë e dridhma. 13  Në fakt, sipas pëlqimit të tij, vetë Perëndia ju fuqizon duke ju dhënë si dëshirën, edhe fuqinë që të veproni. 14  Vazhdoni të bëni çdo gjë pa murmuritje+ e pa debate,+ 15  që të jeni të paqortueshëm e të pafaj, fëmijë të Perëndisë+ pa asnjë të metë mes një brezi dredharak e të shtrembër,+ ku po shkëlqeni si ndriçues në botë,+ 16  duke u mbajtur fort pas fjalës së jetës.+ Atëherë do të kem arsye për të gëzuar në ditën e Krishtit, duke e ditur se nuk vrapova e nuk u mundova më kot. 17  Por, edhe sikur të derdhem si një blatim në pije*+ mbi flijimin+ dhe shërbimin e shenjtë* që bëni nga besimi juaj, jam prapë i lumtur dhe gëzoj me të gjithë ju. 18  Po njësoj, edhe ju duhet të jeni të lumtur e të gëzoni me mua. 19  Tani, shpresoj që, në qoftë vullneti i Zotërisë Jezu, t’ju dërgoj së shpejti Timoteun,+ që të marr zemër* kur të dëgjoj ç’të reja kemi nga ju. 20  Vërtet, nuk kam askënd tjetër me natyrë si e tija, që të kujdeset sinqerisht për ju, 21  pasi gjithë të tjerët po kërkojnë interesat e veta, jo ato të Jezu Krishtit. 22  Por ju e dini si dha prova për veten kur, si një fëmijë+ me të atin, u skllavërua bashkë me mua për të çuar përpara lajmin e mirë. 23  Atë, pra, shpresoj të dërgoj sapo të shikoj si do të vejë puna ime. 24  Gjithsesi, jam i sigurt se edhe unë do të vij së shpejti, në qoftë vullneti i Zotërisë.+ 25  Mirëpo, tani për tani më duket e nevojshme t’ju dërgoj Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma dërguat për të më shërbyer kur kisha nevojë,+ 26  sepse ka shumë mall t’ju shohë të gjithëve dhe ndihet përtokë, ngaqë e morët vesh se kishte qenë sëmurë. 27  Po, vërtet, u sëmur, aq sa ishte buzë vdekjes. Por Perëndia pati mëshirë për të, e jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha hidhërim pas hidhërimi. 28  Kështu po jua dërgoj pa vonesë, që, kur ta shihni, të gëzoni përsëri, dhe unë të kem më pak ankth. 29  Prandaj mikpriteni gjithë gëzim, siç e kanë zakon ata që i shërbejnë Zotërisë, dhe vazhdoni t’i keni të shtrenjtë këta lloj njerëzish,+ 30  sepse për hir të veprës së Krishtit,* ai gati sa s’vdiq duke vënë kokën në rrezik që të më shërbente në vendin tuaj.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «pjesëmarrje në frymë».
Ose «të bashkuar në shpirt».
Ose «përulësi mendjeje».
Ose «të mirën tuaj».
Ose «të bënte ndonjë rrëmbim».
Ose «hoqi dorë nga gjithçka».
Fjalë për fjalë «u bë ngjashëm njerëzve».
Fjalë për fjalë «kur u gjend në trajtë njeriu».
Ose «shërbimin publik».
Ose «të inkurajohem».
Një mundësi tjetër «të veprës së Zotërisë».