Filipianëve 3:1-21

  • «Nuk e mbështetim sigurinë te gjërat njerëzore» (1-11)

    • Çdo gjë e konsideroj si humbje për hir të Krishtit (7-9)

  • Po synoj drejt qëllimit (12-21)

    • Qytetaria në qiej (20)

3  Së fundi, vëllezërit e mi, vazhdoni të gëzoni në unitet me Zotërinë.+ Nuk më rëndon t’ju shkruaj për të njëjtat gjëra, por kjo është mbrojtje për ju.  Ruhuni nga njerëzit e neveritshëm,* ruhuni nga ata që bëjnë të këqija, ruhuni nga ata që gjymtojnë trupin,*+  sepse të rrethprerët e vërtetë jemi ne,+ ne që bëjmë shërbim të shenjtë me anë të frymës së Perëndisë, që krenohemi me Krishtin Jezu+ e që nuk e mbështetim sigurinë te gjërat njerëzore,*  edhe pse unë, më shumë se kushdo tjetër, kam arsye të ndihem i sigurt falë këtyre gjërave. Nëse ndonjë tjetër mendon se ka arsye ta mbështetë sigurinë te këto gjëra, unë kam edhe më shumë:  i rrethprerë ditën e tetë,+ nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, hebre i lindur nga hebrenj;+ për sa i përket ligjit, farise;+  për sa i përket zellit, përndjekës i kongregacionit;*+ për sa i përket drejtësisë që bazohet te ligji, njeri që tregoi se ishte i paqortueshëm.  Megjithatë, ato që për mua ishin fitim, i kam konsideruar si humbje* për hir të Krishtit.+  Madje, çdo gjë e konsideroj humbje për hir të vlerës së shkëlqyer të njohurisë për Krishtin Jezu, Zotërinë tim. Për hir të tij pranova të humb çdo gjë dhe i konsideroj sikur të jenë shumë plehra,* që të fitoj Krishtin  dhe të jem në unitet me të, jo falë drejtësisë sime ngaqë zbatoj ligjin, por falë drejtësisë që vjen nga besimi+ te Krishti,+ drejtësisë që buron nga Perëndia dhe bazohet te besimi.+ 10  Synoj që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij,+ si dhe të heq të njëjtat vuajtje si të tijat,+ duke iu nënshtruar një vdekjeje si e tija,+ 11  që, po të jetë e mundur, të jem mes atyre që do të kthehen në jetë në ringjalljen e parë.+ 12  Jo se e kam marrë tashmë çmimin ose jam bërë tashmë i përsosur, por po bëj çmos+ që të marr atë për të cilën më zgjodhi Krishti Jezu.+ 13  Vëllezër, nuk e konsideroj veten sikur tashmë e kam marrë atë, por një gjë është e sigurt: po i harroj gjërat që lashë pas,+ po synoj drejt atyre që kam përpara,+ 14  e po sulem me zjarr drejt qëllimit, që, me anë të Krishtit Jezu, të marr çmimin+ e thirrjes qiellore+ të Perëndisë. 15  Prandaj, të gjithë ne që jemi të pjekur,+ le të kemi këtë prirje mendore, por, nëse prireni të mendoni ndryshe për ndonjë aspekt, Perëndia do t’jua tregojë prirjen e duhur. 16  Sidoqoftë, nga këtu ku kemi përparuar, le të vazhdojmë të ecim me rregull në të njëjtën udhë.* 17  Vëllezër, bëhuni të gjithë së bashku imituesit e mi+ dhe mbajini sytë tek ata që ecin sipas shembullit që ju lamë ne, 18  sepse ka shumë nga ata që unë i përmendja shpesh, por që tani i përmend duke qarë, të cilët ecin si armiq të shtyllës së torturës* të Krishtit. 19  Fundi i tyre është shkatërrimi, perëndia i tyre është barku,* lavdia e tyre është në të vërtetë turpi i tyre dhe mendjen e kanë te gjërat e kësaj bote.+ 20  Kurse ne e kemi qytetarinë+ në qiej,+ dhe prej andej po presim me zjarr një shpëtimtar, Zotërinë Jezu Krisht,+ 21  i cili do ta transformojë trupin tonë të përulur, që të bëhet si trupi i tij i lavdishëm,+ nëpërmjet fuqisë së tij të madhe, me të cilën nënshtron çdo gjë.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «qentë».
Fjalë për fjalë «mishin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mishi». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «i kam braktisur me dëshirë».
Ose «mbeturina».
Ose «drejtim».
Ose «dëshirat e trupit».