Gjykatësit 12:1-15

  • Luftë me efraimitët (1-7)

    • Prova me fjalën Shiboleth (6)

  • Gjykatësit Ibzan, Elon dhe Abdon (8-15)

12  Pastaj burrat e Efraimit u mblodhën, kaluan në Zafon* dhe i thanë Jefteut: «Pse nuk na thirre që të vinim me ty për të luftuar kundër amonitëve?+ Do t’i vëmë zjarrin shtëpisë sate, bashkë me ty brenda.»  Por Jefteu u tha: «Unë dhe populli im po bënim gjithë atë luftë kundër amonitëve. Ju thirra për ndihmë, por nuk më shpëtuat nga duart e tyre.  Kur pashë se nuk do të më shpëtonit, atëherë vendosa të rrezikoja jetën* e të shkoja kundër amonitëve,+ të cilët Jehovai i dorëzoi në duart e mia. Pse, pra, keni ardhur sot të luftoni kundër meje?»  Atëherë Jefteu mblodhi tërë burrat e Galadit+ që të luftonin kundër Efraimit dhe ata e mundën Efraimin, i cili kishte thënë: «Ju galaditë që banoni në Efraim dhe në Manase, jeni veçse të arratisur nga Efraimi.»  Galadi vuri nën kontroll vaun* e Jordanit+ që ishte përballë Efraimit dhe kur burrat e Efraimit që përpiqeshin të arratiseshin, thoshin: «Na lini të kalojmë», atëherë burrat e Galadit pyetnin secilin prej tyre: «A je efraimit?» Në rast se përgjigjej: «Jo!»,  i thoshin: «Mirë, thuaj Shiboleth.» Por ai thoshte «Siboleth», pasi nuk e shqiptonte dot fjalën si duhej. Atëherë e kapnin dhe e vritnin në vaun e Jordanit. Kështu, në atë kohë, u vranë 42.000 efraimitë.  Jefteu ishte gjykatës në Izrael për gjashtë vjet. Më vonë, Jefteu, galaditi, vdiq dhe e varrosën në qytetin e tij në Galad.  Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Ibzani nga Betlehemi,+  i cili pati 30 djem e 30 vajza. Ai i dërgoi vajzat që të martoheshin me burra jashtë fisit dhe po njësoj mori 30 nuse për djemtë e tij. Ai ishte gjykatës në Izrael për shtatë vjet. 10  Më vonë, Ibzani vdiq dhe e varrosën në Betlehem. 11  Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Eloni, një zabulonit. Ai ishte gjykatës në Izrael për dhjetë vjet. 12  Më vonë, zabuloniti Elon vdiq dhe e varrosën në Ajalon, në vendin e Zabulonit. 13  Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Abdoni, biri i Hilelit, piratonitit. 14  Ai pati 40 djem e 30 nipër të cilët ngisnin 70 gomarë. Ai ishte gjykatës në Izrael për tetë vjet. 15  Më vonë, Abdoni, biri i piratonitit Hilel, vdiq dhe e varrosën në Piraton, në vendin e Efraimit, në malin e amalekitëve.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «kaluan drejt veriut».
Ose «shpirtin».