Gjykatësit 13:1-25
13 Izraelitët bënë përsëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ dhe Jehovai i dha në duart e filistinëve+ për 40 vjet.
2 Ndërkohë, në Zorah+ ishte një burrë me emrin Manoah+ nga familja e danitëve.+ Gruaja e tij ishte shterpë, pa fëmijë.+
3 Pas ca kohësh, engjëlli i Jehovait iu shfaq gruas dhe i tha: «Ndonëse je shterpë, pa fëmijë, ti do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë.+
4 Ki kujdes, mos pi verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe mos ha asgjë të papastër.+
5 Pa diskutim do të mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë. Mbi kokën e tij nuk duhet të kalojë brisku,+ sepse fëmija do të jetë nazire* i Perëndisë që nga lindja.* Ai do të marrë përsipër të shpëtojë Izraelin nga duart e filistinëve.»+
6 Atëherë gruaja shkoi e i tha të shoqit: «Tek unë erdhi një njeri i Perëndisë së vërtetë. Ai ngjante si një engjëll i Perëndisë së vërtetë dhe të ngjallte nderim të thellë. Unë nuk e pyeta nga ishte, as ai nuk ma tregoi emrin,+
7 por më tha: ‘Ja! Ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë. Mos pi verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë nazire i Perëndisë që nga lindja* deri ditën e vdekjes.’»
8 Manoahu iu përgjërua Jehovait: «Të më falësh, o Jehova. Të lutem, lëre njeriun e Perëndisë së vërtetë që dërgove, të vijë përsëri që të na mësojë çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që do të lindë.»
9 Kështu, Perëndia i vërtetë e dëgjoi Manoahun dhe engjëlli i Perëndisë së vërtetë erdhi përsëri te gruaja, tek po rrinte ulur në arë; i shoqi, Manoahu, nuk ishte me të.
10 Gruaja vrapoi me të shpejtë dhe i tha të shoqit: «Shiko, m’u shfaq ai burri që erdhi dje tek unë.»+
11 Atëherë Manoahu u ngrit e shkoi me të shoqen tek ai dhe i tha: «Ti je burri që foli me gruan time?» Ai iu përgjigj: «Unë jam.»
12 Pastaj Manoahu tha: «Dalshin të vërteta fjalët e tua! Ç’jetë dhe ç’punë do të bëjë fëmija?»+
13 Engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Gruaja jote duhet të ketë kujdes të mos prekë asgjë nga ato që i përmenda.+
14 Nuk duhet të hajë asgjë që del nga hardhia, nuk duhet të pijë verë ose ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe nuk duhet të hajë asgjë të papastër.+ Të zbatojë të gjitha ato që i urdhërova.»
15 Tani Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Të lutemi, qëndro dhe na lejo të të përgatitim një kec.»+
16 Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Edhe nëse qëndroj, nuk do ta ha ushqimin tënd, por nëse do, mund t’ia paraqitësh si blatim të djegur Jehovait.» Manoahu nuk e dinte që ai ishte engjëlli i Jehovait.
17 Pastaj Manoahu i tha engjëllit të Jehovait: «Si e ke emrin,+ që të të nderojmë kur fjala jote të dalë e vërtetë?»
18 Por engjëlli i Jehovait iu përgjigj: «Pse do ta dish emrin tim? Ai është i mrekullueshëm.»
19 Atëherë Manoahu mori kecin dhe blatimin në drithë e ia paraqiti mbi shkëmb Jehovait. Teksa Manoahu dhe e shoqja po shikonin, Ai bëri diçka të mrekullueshme.
20 Ndërsa flaka ngjitej nga altari drejt qiellit, ata panë edhe engjëllin e Jehovait që ngjitej mes flakëve, prandaj Manoahu dhe e shoqja u përkulën menjëherë me fytyrë përtokë.
21 Engjëlli i Jehovait nuk iu shfaq më Manoahut dhe gruas së tij. Atëherë Manoahu e kuptoi se ai ishte engjëlli i Jehovait.+
22 Pastaj ai i tha së shoqes: «Pa diskutim do të vdesim, sepse kemi parë Perëndinë.»+
23 Por e shoqja i tha: «Nëse do të donte që të na vriste, Jehovai nuk do ta kishte pranuar blatimin e djegur+ dhe blatimin në drithë nga duart tona. As nuk do të na i kishte treguar dhe as nuk do të na i kishte thënë tërë këto gjëra.»
24 Më vonë, gruaja lindi një djalë dhe ia vuri emrin Samson.+ Ndërsa djali rritej, Jehovai e bekonte.
25 Me kalimin e kohës, fryma e Jehovait e nxiti që të vepronte+ kur ishte në Mahaneh-Dan,+ që gjendet mes Zorahut dhe Eshtaolit.+