Gjykatësit 17:1-13
-
Idhujt e Mikesë dhe prifti i tij (1-13)
17 Në rajonin malor të Efraimit+ ishte një njeri që quhej Mikea.
2 Ai i tha nënës së tij: «1.100 monedhat e argjendit që t’i kishin marrë, për të cilat ti the një mallkim, që e dëgjova me veshët e mi, i kam unë. T’i kisha marrë unë.» Ajo i tha: «Jehovai e bekoftë djalin tim!»
3 Kështu, ai ia ktheu nënës së tij 1.100 monedhat e argjendit, por ajo i tha: «Këtë argjend do t’ia shenjtëroj me dorën time Jehovait, prandaj dua që ta përdorësh për të bërë një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një statujë prej metali*+ për veten tënde. Kështu ky argjend do të jetë yti.»
4 Pasi ia ktheu argjendin, ajo mori 200 monedha argjendi e ia dha një argjendari, i cili bëri me to një shëmbëlltyrë të gdhendur e një statujë prej metali.* Ato i vendosën në shtëpinë e Mikesë.
5 Mikea kishte një shtëpi perëndish; kështu bëri një efod+ dhe idhuj shtëpie*+ dhe emëroi* njërin nga djemtë e tij që t’i shërbente si prift.+
6 Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael.+ Secili bënte çfarë i dukej e drejtë në sytë e vet.*+
7 Tani, në Betlehem+ të Judës ishte një djalë i ri nga familja e Judës.* Ai ishte levit+ dhe kishte ca kohë që banonte atje.
8 Ai u largua nga qyteti i Betlehemit të Judës që të gjente një vend për të banuar. Gjatë udhëtimit, arriti në rajonin malor të Efraimit, te shtëpia e Mikesë.+
9 Mikea e pyeti: «Nga vjen?» Ai iu përgjigj: «Jam levit nga Betlehemi i Judës dhe po shkoj të gjej një vend për të banuar.»
10 Atëherë Mikea i tha: «Rri me mua e shërbemë si këshilltar* e si prift. Unë do të të jap dhjetë monedha argjendi në vit dhe do të të siguroj rrobat e ushqimin.» Kështu leviti hyri brenda
11 dhe pranoi të qëndronte tek ai. Djali i ri u bë për të si një nga djemtë e tij.
12 Përveç kësaj, Mikea e emëroi* levitin që t’i shërbente si prift,+ dhe ai banoi në shtëpinë e Mikesë.
13 Atëherë Mikea tha: «Tani e di që Jehovai do të jetë i mirë me mua, sepse kam për prift një levit.»
Shënimet
^ Ose «shtatore të derdhur».
^ Ose «shtatore të derdhur».
^ Ose «perëndi shtëpie». Fjalë për fjalë «terafimë».
^ Fjalë për fjalë «ia mbushi dorën».
^ Ose «çfarë mendonte se ishte e drejtë».
^ Kjo mund t’i referohet thjesht faktit që ai banonte në territorin e Judës.
^ Ose «atë».
^ Fjalë për fjalë «ia mbushi dorën».