Gjykatësit 20:1-48

  • Luftë kundër beniaminitëve (1-48)

20  Prandaj të gjithë izraelitët dolën, që nga Dani+ deri në Ber-Shebë, si edhe nga vendi i Galadit,+ dhe tërë asambleja u mblodh si një trup i vetëm përpara Jehovait në Mizpah.+  Kështu, krerët e popullit dhe tërë fiset e Izraelit zunë vend në kongregacionin* e popullit të Perëndisë; ishin 400.000 këmbësorë të armatosur me shpatë.+  Beniaminitët morën vesh që burrat e Izraelit kishin shkuar në Mizpah. Atëherë burrat e Izraelit thanë: «Si ndodhi kjo gjë e tmerrshme?»+  Leviti,+ burri i gruas së vrarë u përgjigj: «Unë bashkë me konkubinën time vajtëm të kalonim natën në Gibeah+ të Beniaminit.  Mirëpo gjatë natës banorët e Gibeahut* u ngritën kundër meje dhe e rrethuan shtëpinë. Kishin ndër mend të më vritnin mua, por përdhunuan konkubinën time, e cila vdiq.+  Prandaj e mora kufomën e konkubinës, e bëra copë-copë dhe e shpërndava nëpër gjithë fiset e Izraelit,+ sepse në Izrael u krye një veprim i turpshëm dhe poshtërues.  Tani, të gjithë ju, popull i Izraelit, më thoni çfarë mendoni për këtë dhe çfarë më këshilloni.»+  Tërë populli u çua si një trup i vetëm e tha: «Asnjë nga ne nuk do të shkojë as në tendë, as në shtëpinë e vet.  Ja ç’do t’i bëjmë Gibeahut: do të hedhim short se kush do të sulet kundër tij.+ 10  Do të marrim 10 burra ndër 100 nga të gjitha fiset e Izraelit, 100 ndër 1.000 dhe 1.000 ndër 10.000 që të mbledhin ushqime për ushtrinë, kështu që ata mund ta sulmojnë Gibeahun e Beniaminit për veprimin poshtërues që u bë në Izrael.» 11  Kështu të gjithë burrat e Izraelit u mblodhën kundër qytetit si një trup i vetëm, si aleatë. 12  Atëherë fiset e Izraelit dërguan burra te të gjithë pjesëtarët e fisit të Beniaminit që t’u thoshin: «Ç’është kjo gjë e tmerrshme që ndodhi mes jush? 13  Dorëzojini tani ata burra të ndyrë të Gibeahut+ që t’i vrasim e ta heqim të keqen nga Izraeli.»+ Por beniaminitët nuk deshën t’i dëgjonin vëllezërit e tyre izraelitë. 14  Më pas, nga tërë qytetet, beniaminitët u mblodhën në Gibeah që të dilnin në betejë kundër izraelitëve. 15  Atë ditë, beniaminitët që u mobilizuan, ishin 26.000 burra të armatosur me shpatë, përveç 700 vetave të zgjedhur të Gibeahut. 16  Në këtë ushtri, 700 burra të zgjedhur ishin mëngjarashë dhe hobetarë që, edhe kur merrnin në shenjë një fije floku, nuk u dilte huq. 17  Izraelitët që u mobilizuan, pa përfshirë beniaminitët, ishin 400.000 njerëz të armatosur me shpatë,+ të gjithë luftëtarë me përvojë. 18  Ata u ngritën dhe shkuan në Bethel për të kërkuar drejtimin e Perëndisë.+ Pastaj populli i Izraelit tha: «Kush nga ne duhet t’i prijë betejës kundër beniaminitëve?» Jehovai u përgjigj: «Do t’i prijë Juda.» 19  Pas kësaj, izraelitët u çuan në mëngjes dhe ngritën kampin afër Gibeahut që të luftonin kundër tij. 20  Burrat e Izraelit dolën në betejë kundër Beniaminit dhe u rreshtuan në formacion luftimi kundër tyre në Gibeah. 21  Atëherë beniaminitët dolën nga Gibeahu dhe vranë 22.000 izraelitë atë ditë. 22  Megjithatë, ushtria e burrave të Izraelit u tregua guximtare dhe u rreshtua përsëri në formacion luftimi në të njëjtin vend, si në ditën e parë. 23  Pastaj izraelitët shkuan e qanë përpara Jehovait deri në mbrëmje dhe e pyetën Jehovain: «A duhet të dalim sërish në betejë kundër vëllezërve tanë, njerëzve të Beniaminit?»+ Jehovai ua ktheu: «Suluni kundër tyre.» 24  Kështu, ditën e dytë, izraelitët iu afruan beniaminitëve. 25  Edhe Beniamini doli nga Gibeahu ditën e dytë që të përballej me ta dhe vrau edhe 18.000 izraelitë të tjerë,+ që të gjithë të armatosur me shpatë. 26  Atëherë të gjithë burrat e Izraelit vajtën në Bethel. Aty qanë, u ulën përpara Jehovait,+ agjëruan+ deri në mbrëmje dhe i ofruan Jehovait blatime të djegura+ e blatime në bashkësi.+ 27  Pas kësaj, izraelitët kërkuan drejtimin e Jehovait,+ sepse arka e besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë gjendej atje në atë kohë. 28  Përpara saj, në ato ditë, po shërbente* Finehasi,+ biri i Eleazarit, birit të Aronit. Izraelitët thanë: «Të dalim sërish në betejë kundër vëllezërve tanë, burrave të Beniaminit, apo të heqim dorë?»+ Jehovai iu përgjigj: «Shkoni sepse nesër do t’jua jap popullin e Beniaminit në dorë.» 29  Atëherë burrat e Izraelit zunë pritë+ rreth e rrotull Gibeahut. 30  Ditën e tretë, izraelitët dolën kundër beniaminitëve dhe, si herët e tjera, u rreshtuan në formacion luftimi përballë Gibeahut.+ 31  Kur beniaminitët dolën që të përballeshin me ta, ushtria u tërhoq larg qytetit.+ Pastaj, si herët e tjera, ata nisën të sulmonin dhe vranë ca nga burrat që ishin në rrugët kryesore, njëra nga të cilat ngjitet për në Bethel e tjetra për në Gibeah, dhe lanë të vdekur në fushë rreth 30 izraelitë.+ 32  Prandaj beniaminitët thanë: «Ata po pësojnë disfatë përpara nesh si më parë.»+ Kurse izraelitët thanë: «Do të sprapsemi dhe do t’i tërheqim larg qytetit, në rrugët kryesore.» 33  Kështu, të gjithë izraelitët u çuan nga vendi dhe u rreshtuan në formacion luftimi në Baal-Tamar, kurse ata izraelitë që kishin zënë pritë, u hodhën në sulm nga vendet e tyre në afërsi të Gibeahut. 34  Pra, 10.000 burra të zgjedhur nga tërë Izraeli erdhën përballë Gibeahut dhe luftimi ishte i ashpër; beniaminitët nuk e dinin ç’e keqe i priste. 35  Jehovai e mundi Beniaminin+ përpara Izraelit dhe atë ditë izraelitët vranë 25.100 burra të Beniaminit, të gjithë të armatosur me shpatë.+ 36  Megjithatë, kur panë se izraelitët po sprapseshin, beniaminitët menduan se i kishin në dorë, por izraelitët po sprapseshin+ sepse kishin besim në pritën që kishin ngritur kundër Gibeahut.+ 37  Burrat që kishin zënë pritë u sulën pa vonuar drejt Gibeahut, pastaj u shpërndanë dhe vranë gjithë banorët e qytetit me shpatë. 38  Izraelitët kishin rënë dakord që burrat që kishin zënë pritë t’u jepnin sinjal me një shtëllungë tymi nga qyteti. 39  Kur izraelitët u sprapsën nga beteja, beniaminitët filluan sulmin dhe vranë rreth 30 burra të Izraelit+ e thanë: «Pa diskutim po pësojnë përsëri disfatë përpara nesh, si në betejën e mëparshme.»+ 40  Por një tym i dendur nisi të ngjitej si sinjal nga qyteti. Kur burrat e Beniaminit kthyen kokën prapa, panë që të gjithë qytetin e kishin përpirë flakët deri në qiell. 41  Atëherë izraelitët u kthyen dhe filluan të sulmonin, kurse beniaminitët i zuri paniku ngaqë panë ç’e keqe u kishte rënë. 42  Prandaj u sprapsën para izraelitëve në drejtim të shkretëtirës, por luftëtarët i ndoqën; burrat që po dilnin nga qytetet iu bashkuan sulmit për t’i vrarë. 43  Ata i rrethuan beniaminitët, i ndoqën dhe s’i lanë të merrnin frymë. I shpartalluan tamam përballë Gibeahut, drejt lindjes. 44  Në fund u vranë 18.000 burra nga Beniamini, që të gjithë luftëtarë të fuqishëm.+ 45  Burrat e Beniaminit u kthyen dhe ia mbathën drejt shkretëtirës në shkrepin e Rimonit.+ Nëpër rrugët kryesore, izraelitët vranë* 5.000 veta dhe i ndoqën këmba-këmbës deri në Gidom; kështu vranë edhe 2.000 të tjerë. 46  Atë ditë u vranë gjithsej 25.000 beniaminitë, burra të armatosur me shpatë,+ të gjithë luftëtarë të fuqishëm. 47  Kurse 600 burra shkuan në shkretëtirë, në shkrepin e Rimonit, dhe qëndruan atje për katër muaj. 48  Izraelitët u kthyen kundër beniaminitëve dhe vranë me shpatë gjithë ç’kishte në qytet, njerëz, bagëti dhe ç’të gjenin. Veç kësaj, rrugës u vunë zjarrin të gjitha qyteteve.

Shënimet

Një mundësi tjetër «Pronarët e tokave të Gibeahut».
Fjalë për fjalë «po qëndronte».
Fjalë për fjalë «ata krasitën».